Seanca e sotme e Kuvendit ku u betuan 140 deputetët që do përfaqësojnë zërin e shqiptarëve për 4 vitet e ardhshme, shënoi dhe fërkimet e para mes PD dhe PS. Përplasja e parë ishte votimi për zgjedhjen e Lindita Nikollës si kryetare e Kuvendit, ku PD në vend që të votonte kundër saj, zgjodhi një lloj bojkoti duke grisur fletat e votimit, veprim që habiti jo pak deputetët e tjerë në Kuvend.
Ndërsa një nga një deputetët demokratë grisnin fletat e votimit dhe i hidhni ata jashtë kutisë, ishte kryeministri Edi Rama i cili gjatë kohës që u ngrit për të votuar i mblodhi letrat një e nga një duke i futur në një qese. Ky ishte një mesazh i qatë për të gjithë, jo vetëm për faktin se për Ramën, Lindita Nikolla është një emër i respektuar dhe nuk meriton një veprim të tillë, por edhe për t’i treguar opozitës se PS është aty për të ‘pastruar vendin nga zullumet e opozitës’.
Fakti që Rama mblodhi letrat dhe i futi në qese, kapi në befasi opozitën, ndërsa nxehu deputetin e saj Belind Këlliçin, i cili tha se ato nuk duhen prekur pasi janë materiale zgjedhore.
“Ka rregulla këtu asnjë individ nuk mund të rek materialet zgjedhore, kjo nuk është normale” tha Këlliçi.
Kjo ka bërë që kryeministri Edi Rama, të ngrihet nga vendi dhe t’i çojë qesen me fletët e grisura Këlliçit. Më pas kjo qese është marrë nga kreu i grupit të PD, Alfred Rushaj dhe është derdhur sërish në tokë.
Kryeministri Edi Rama i ka shtrirë dorën e bashkëpunimit PD për të mirën e vendin dhe dëshiron që në mandatin e tretw të ‘qeverisë i qetë’, por incidenti i sotëm tregon se nuk do të ketë diçka të tillë. Acarimi i PD-së duket se nuk le shumë hapësirë për qetësi dhe se sesioni parlamentar që sapo ka nisur nuk do të jetë ‘aq paqësor’ sa shpreson Rama.
I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2083
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Ceremonia e Trump u ndoq dhe në burgun e Fierit', letra e Salianjit nga qelia nr.6: Më 11 maj njerëzit do i thonë Ramës se ekzistojmë dhe jemi këtu
26 Janar, 20:30
-
PD pa kërkesa shtesë për fletën e votimit, Kaso për Report Tv: Me emra, e ka zgjidhur Kodi! Padi në SPAK Peleshit, përdor dhe shantazhon administratën
26 Janar, 13:03
-
Shqipëria në panairin FITUR në Spanjë, tërheq vizitorë, Rama: Premton shumë për një tjetër vit fantastik turistik
26 Janar, 10:44
-
Tabaku: Politikat e qeverisë po shkatërrojnë bujqësinë shqiptare
26 Janar, 10:24
-
Thoma Gëllçi: Partitë politike shqiptare dhe fushatat në SHBA: Një çështje ligjore dhe etike
26 Janar, 09:04
-
Shteti Bektashi, Berisha e sulmon dhe e quan projekt antikushtetues dhe antishqiptar: Edi Rama, thikë pas shpine besimit mysliman
25 Janar, 20:08
-
‘Paraja ndjek pacientin’, Basha prezanton programin për shëndetësinë: Duhet sistem ku çdo shqiptar merr kujdesin sipas nevojës, jo sipas xhepit
25 Janar, 15:47
-
Berisha lëshon gojën ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë: Ilir Beqja një debil!
25 Janar, 14:15
-
Fjala e PLOTË e Ramës për Shtetin Bektashi: Testament kombëtar, jo sekt fetar! Qendrën botërore në Shqipëri, të tjerët do e kishin shpikur
25 Janar, 14:01
-
Shteti Bektashi, Rama: Status si Vatikani, një emblemë nga e cila s'keni pse trembeni! Nuk erdhën këtu me ushtarë, janë komunitet drejt shuarjes
25 Janar, 12:51
-
Në 2021-shin numrat 'dogjën' gati 80 mijë vota! Në fletën e votimit më 11 maj, kandidatët do të jenë me emra (sipas alfabetit)
25 Janar, 11:43
-
Rama podcast me profesorin e PD që 'nuk i jep votën': Pavarësia e drejtësisë?! Skandaloze, gjyqtarët i rritën pagat vetes
25 Janar, 10:43
Filloj dueli ne xhungel
PërgjigjuKellic-kerrici po perpiqet te behet gomar!
PërgjigjuShqiptaret e kanë kuptuar se Ky vend nuk bëhet as edhe 30 vite të tjera ! Hapni vizat me Italine të punojme atje
PërgjigjuInjorance e thelle, gris, bertit, perplas as argument, as debat, as perballje, as alternative, as etike asgje e re thjesht asgje
PërgjigjuKu kane respekt kto per shtet apo institucione…parlamenti i vitit 2021 ca turpi mo vlla! Kjo nuk premton asgje tjeter vec se 30 vite tjera te humbura si keto qe iken.
PërgjigjuBravo, miku im! Turp ky parlament, si ata te PD-se qe grisin flete-votime, si kundershtaret e tyre qe po cojn vendin perpara me reformen ne drejtesi. TE GJITHE NJESOJ JANE TURKOSHQIPTARET, RRACE E POSHTER! IKNI NGA SHQIPERIA SEPSE NUK BEHET KY VEND! Vazhdo me komente te tilla, vllai im!
Krric fare ky Kellici. I grisin fletet e votimit, dhe pastaj i thone kundershtarit politik "mos i prek se jane materiale zgjedhore"! Hipokrizia ne kulm.
Përgjigju