TIRANË- Nga nesër, deputetët e Partisë Socialiste do të zbresin në terren për të kontrolluar nëse në biznese ka rritje abuzime të çmimeve, si pasojë e luftës si edhe për të parë nga afër nëse po zbatohen pikat e paketës së Rezistencës së Sociale. Kjo është detyra që u ka ngarkuar kryeministri Edi Rama, në mbledhjen e sotme me grupin socialist. Deputetët, krah ministrave do të ushtrojnë kontrolle biznese në të gjitha bashkitë në vend.

“Edhe grupi parlamentar nuk mund të jetë i përjashtuar nga një axhendë intensive kontrolli në më shumë 300 njësi administrative në të gjitha bashkitë në mënyrë që këto masat e marra”, tha kreu i grupit socialist Taulant Balla.

Socialistët nesër do të bëjnë një mocion me debat me deputetët demokrat në Kuvend, që pritet të zgjasë për gati 3 orë. Kryeministri Rama nuk pritet të jetë në sallë për shkak se do të jetë i pranishëm në samitin e NATO-s në Bruksel, ku do të flitet për luftën në Ukrainë, prandaj në seancës se së nesërmes do të jenë të angazhuar të gjithë deputetët për t’i kthyer përgjigje demokratëve.

Qeveria ka prezantuar një Paketë të Rezistencës Sociale të përbërë prej 7 pikash, për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve në një kohë kur lufta në Ukrainë ka sjellë pasojat e para duke u reflektuan në rritjen e çmimeve të karburanteve, por edhe të produkteve të shportës. Për opozitën, kjo paketë nuk është e mjaftueshme, madje e kanë quajtur si një tallje për qytetarët.

Paketa e Rezistencës Sociale
1.    36 milionë $ për indeksimin e pensioneve (637,542 përfitues)
2.    Kompensim i rritjes së çmimeve të shportës për 3 muaj (434 mijë  përfitues)
3.    14 milionë $ mbështetje për fermerët me naftë pa taksa (+ 5 milionë $)
4.    5 milionë $ mbështetje për të gjithë qytetarët që përdorin linjat urbane, qytetase dhe ndërqytetëse
5.    Nga muaji prill:
-    Zero taksë për pagat deri në 40 mijë
-    Përgjysmim takse mbi pagat deri në 50 mijë lekë
-    Ulje e taksës mbi pagat nga 150 deri në 200 mijë lekë
6.    Paga minimale rritet në 32 mijë lekë
7.    200 milionë $ financim i mburojës së çmimit të energjisë për konsumatorët familjarë dhe biznesin e vogël

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:03
Reforma zgjedhore? Balla: Ne jemi gati, presim PD-në për anëtarët e Komisionit

 

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka thënë se janë të gatshëm për të diskutuar dy çështjet e kërkuara nga opozita, reformën zgjedhore dhe atë territoriale.

 “Unë jam gati, i kam miratuar në mbledhjen e grupit parlamentar, nëse PD i ka gati emrat nesër, do i keni gati nesër. Unë s’fas dot në emër të tyre. Pati një ndërprerje për shkak të zgjedhjeve të 6 marsit, tashmë kjo është ezauruar. Nëse PD i sjell nesër emrat do të kalojmë në seancë dhe brenda 48 orësh mblidhen procedurat përkatëse. Historikisht për PS, edhe pse vij pas një takimi me shqiptarë që jetojnë në Athinë që me të drejtë insistojnë për votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit. Kjo ka qenë kërkesa e vetme kur është bërë fjalë për reforma zgjedhore. I takon KQZ për të ecur përpara për votën e diasporës. Flasim për një koncept të ri. Shqiptarët janë pjesë integrale e shoqërisë dhe kanë vlerën për t’u shprehur me votë. Në 2025 besoj që shqiptarët që jetojnë jashtë territorit të votohet me votë. Kemi ngritur dy komisione të posaçme, një për reformën zgjedhore dhe një për atë territoriale. Unë nuk kam asnjë koment për dorëheqjen e Bashës. Për ne më shumë rëndësi ka paketa e rezistencës sociale dhe implementimi i saj”, tha Balla.

Ora 11:38
Kriza e çmimeve, Grupi i Partisë Socialiste zbret në terren, do të kontrollojnë sa respektohen masat

 

Deputetët e PS do i bashkohen ministrave për kontrollin e situatës së rritjes së çmimeve. Kryetari i grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla tha se masat e parashikuara në Paketën e Asistencës Sociale, respektimi i tyre do të kontrollohet në terren nga deputetët e PD.

"Aktet Normative kanë hyrë tashmë në fuqi dhe po zbatohen. Deputetët do t';i bashkohen ministrave për të certifikua masave të marra nga qeveria për të kontrolluar respektimin e çmimeve, qoftë ato të karburanteve dhe qoftë ato ushqimore. Edhe grupi parlame4ntar nuk mund të jetë i përjashtuar nga një axhendë intensive kontrolli në më shumë 300 njësi administrative në të gjitha bashkitë në mënyrë që këto masat e marra.

Nesër do të kemi në Kuvendin e Shqipërisë një mocion me debat, të iniciuar nga grupi Parlamentar të Partisë Demokratike. Debati do të zgjasë 3 orë ku secili nga grupet do të ketë peshën që i takon. Me të mbaruar seanca nesër të gjithë deputetët e grupit parlamentar të PS do të jenë në territori", tha Balla.