TIRANE- Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste mblidhet në orën 12: 30 minuta në selinë e PS-së.
Projekt buxheti i vitit të ardhshëm, i pari për qeverisjen Rama, e cila fitoi zgjedhjet më 23 qershor 2013, është tema qëndrore e diskutimeve të mbledhjes së sotme.
Rreth orë 13: 20 gazetarja e A1Report Joniada Koçi nga selia PS informon se janë larguar më herët, para se të përfundojë mbledhja e grupit, ministrat, Saimir Tahiri, Ditmir Bushati dhe Mimi Kodheli. Mbledhja drejtohet nga kryeministri, njëkohësisht kryetar i PS-së Edi Rama.
Një delegacion i FMN-së ndodhet në Shqipëri për të bërë rekomandimet për paketën e re fiskale , por dhe projektbuxhetin e vitit të ardhshëm, dy dokumente të hartuara nga dikasteri i Financave, por që ende nuk janë bërë publike dhe nuk janë diskutuar me komunitetin e biznesit.
Ndërkohë që kreu i PD-së, Lulzim Basha në mbledhjen e Grupit tha se qeveria po vonon qëllimisht hartimin e këtij drafti i cili sipas tyre, po rrezikon rënd ekonominë e vendit. Duke akuzuar drejt për drejtë kryeministrin Edi Rama, Basha pohoi se qeveria nuk po harton draftin për arsye që opozita të mos ta shqyrtojë atë.
Buxheti i vitit 213 ka qenë 4 miliardë dollar dhe është cilësuar nga ish kryeministri Berisha si një nga buxhetet më të mëdha.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com