Rama mbledh kryebashkiakët:
Skema si do shtojmë 100 mijë vota

Rama mbledh kryebashkiakët: <br />Skema si do shtojmë 100 mijë vota
TIRANE - Kryesocialisti Edi Rama ka mbledhur në qytetin e Beratit të gjithë kryetarët e bashkive, përfaqësues socialistë. Verifikimi i listave derë më derë, ngritja e grupeve të organizimit në çdo bashki për të përcaktuar të gjithë ata votues që ndodhen larg vendit të votimit, 100 mijë vota më shumë se në zgjedhjet e vitit 2009 dhe ato të vitit 2011 si dhe caktimi i detyrave për krerët bashkiakë kanë qenë disa nga pikat kryesore të takimit. Sipas burimeve brenda kësaj mbledhjeje të zgjeruar mësohet se është diskutuar e është vendosur njëzëri që çdo bashki duhet të ngrejë grupet e punës për organizimin dhe detajimin e censusit.

Eshtë vendosur që kur të mbarojë censusi i PS në gjithë vendin dhe do të konstatohet se një numër i caktuar qytetarësh, nga të gjitha qytetet e Shqipërisë jetojnë në Tiranë, apo qytete te tjera por që janë në gjendjet civile nëpër qarqet e rrethet përkatëse, atëherë grupi organizativ i ngritur nga çdo bashki do t'i çojë pranë qendrave përkatëse të votimit në mënyrë të organizuar me autobusë e mjete të tjera transporti, "E zëmë se kemi 1 mijë korçarë apo vlonjatë që jetojnë në Tiranë e gjendjen civile e kanë në Korçë apo në Vlorë, grupi organizativ do t'i çojë në Korçë e Vlorë për të votuar. Këtë lëvizje do e organizojë vetë PS me autobusë e mjete të tjera transporti", mësohet të jetë detajuar më thjeshtë ky aksion i PS në ditën e votimit.

Ndërsa u vendos që qarqet kufitare ku ka më shumë fluks emigrantësh si Korça, Elbasani, Gjirokastra, Vlora, Durrësi por dhe Shkodra e Dibra grupet duhet të gjejnë patjetër mënyrën e transportit më të mirë për të sjellë të gjithë emigrantët që dëshirojnë për votuar në Shqipëri. Në këtë rast gjithçka do koordinohet me degët e PS në Greqi dh Itali, për të bërë grumbullimin e tyre për t'i sjellë në Shqipëri e dërguar në shtetet rezidente. Censusi tregon se ka një rezervë shumë e madhe që s'kanë votuar për shkak të lëvizjeve të popullsisë. Në mbledhje u vendos që kryetarët e bashkive do jenë drejtuesit e zonave elektorale, jo deputetët siç ka qenë, duke marrë kështu drejtimin e shtabeve elektorale.

U vendos për angazhimin total të kryebashkiakëve për përpilimin e strategjive elektorale, u vendos forcimi i mëtejshëm i partisë e nxjerrja e 100 mijë votave plus nga Konispoli në Vermosh, vota të reja plus mbi rezultatin e zgjedhjeve të mëparshme. Mësohet se për çdo qendër votimi janë kërkuar 20 vota plus në gjithë vendin, mbi rezultatin e zgjedhjeve të 2009 dhe 2011. Çka kërkohet që 620000 votave të vitit 2009, dhe mbi 700 mijë të vitit 2011 t'iu shtohen dhe 100 mijë të tjera plus minimumi. Me urdhër të Ramës asnjë kryetar bashkie s'do komunikojë, s'do takojë e s'do kërkojë fonde as nga qeveria, as nga Saliu deri kur të vijë PS në pushtet pas 23 qershorit.

Por s'do ketë asnjë dalje publike me qeverinë, sepse krijon probleme dhe keqinterpretime te elektorati. Rama porositi deputetët që të takojnë grupet e interesit, votuesit për herë të parë, pensionistët, ushtarakët, bizneset dhe do jenë ata promotorët e programit të PS. "Media më e shpejtë, kontakti me njerëzit" ka thënë Rama. Njëherësh është folur në parim dhe për kandidatët për deputetë, ku është kërkuar gjetja e njerëzve që kanë më shumë reputacion në komunitet për të thithur sa më shumë vota për PS. Rama ka thënë se do të ofrojnë sa më shumë aleatë, ndërsa kanë diskutuar krerët e bashkisë Vlorë, Përmet, Korçë, Berat, Durrës etj., të cilët kanë paraqitur propozimet e tyre

*Shkrimi u botua në numrin e sotëm të së përditshmes SHQIPTARJA.com, dt.26 janar

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë