VIDEO/ Rama mbledh Kryesinë e PS, në fokus organizimi i partisë! Në takim edhe drejtuesit e qarqeve

TIRANË- Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, mblodhi këtë mëngjes Kryesinë e partisë, ku sipas burimeve, ka kërkuar të dijë se si po shkojnë takimet e nisura në bazë nga drejtuesit politikë.

Një çështje tjetër e diskutuar mësohet se ka qenë ecuria e zgjedhjeve për drejtuesit e rinj të organizatave të partisë, me qëllim për t’i dhënë impulse të reja bazës.

Në takimin e mbajtur me dyer të mbyllura morën pjesë edhe drejtuesit e qarqeve dhe disa anëtarë të kabinetit qeveritar.

Në kongresin e 8 dhjetorit është lënë detyra për riorganizimin e PS në funksion për zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Muajin e ardhshëm, pritet që Partia Socialiste të mbledhë edhe Asamblenë Kombëtare, ndërsa në muajin prill do të zhvillohen zgjedhjet për delegatët për Kongresin e PS.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Konventa/ Ilir Meta zgjidhet president i Partisë së Lirisë! Erisa Xhixho, zv. presidente

Konventa/ Ilir Meta zgjidhet president i Partisë së Lirisë! Erisa Xhixho, zv. presidente