Kongresi i PS-së në 29 shkurt! Rama: Rindërtimi 'prioritet i proriteteve'! PD duhet të ishte në parlament, por reformat shkojnë përpara

TIRANE- Kongresi i Partisë Socialiste do të mbahet në 29 Shkurt. Kjo është vendosur në mbledhjen e kryesisë së Partisë Socialiste të mbledhur nga kryeministri Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e sotëm në selinë rozë. Pas përfundimit të mbledhjes Rama tha se brenda 2020 të gjitha shërbimet do të ofrohen online, ndërsa e quajti procesin e rindërtimit të banesave 'prioritetin e prioriteteve'.

Rama vuri theksin tek parimi një burrë, një grua për drejtimin e organizatave të PS, për të vënë në zbatim barazinë gjinore. Kryesocialisti deklaroi se Kuvendi nuk ka vakum sepse procesi legjislativ po ecën ndërsa reformat po çohen përpara edhe pa Partinë Demokratike.

Ai u shpreh se në mbledhjen e sotme të qeverisë do të merret vendimi lidhur me amnistinë për gratë e burgosura si dhe shpërblimet e pensionistëve. Rama tha se 'duhet të matemi mirë lidhur me vendimin për dhënien e shpërblimeve' pasi siç ai u shpreh situata nuk është normale dhe dëmet nga tërmeti janë të mëdha.

Ditën e djeshme Rama mblodhi kabinetin qeveritar për të bërë një bilanc të punës e 6 muajve të fundit të vitit, si dhe për të diskutuar masat që do të merren për të përballuar pasojat e tërmetit. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:12
Rama: Sot vendosim për amnistinë për gratë e burgosura dhe shpërblimet e pensionistëve! Duhet të matemi mirë...(VIDEO)

Kryeministri Edi Rama deklaroi se në mbledhjen e sotme të qeverisë do të merret vendimi lidhur me amnistinë për gratë e burgosura si dhe shpërblimet e pensionistëve. Ai tha se duhet të matemi mirë lidhur me vendimin për dhënien e shpërblimeve pasi situata nuk është normale dhe dëmet janë të mëdha.

"Sot në mbledhjen e qeverisë kemi këtë vendim për të marrë dhe besoj se përfitueset kryesore do jenë gratë. Sot diskutojmë edhe për shpërblimet e pensionistëve. Situata nuk është normale. Duhet të matemi mirë sepse dëmet janë të mëdha dhe nuk e dimë sa do arrijmë të marrim mbështetje financiare. Jemi pak në këtë fazë kur nuk duhet të cenojmë prioritete.

Në muajin shkurt do shohim kontributin e partnerëve, për të parë se çfarë do bëjmë më vonë. Unë doja një amnisti totale për gratë. Është një debat i madh për gratë që kanë vrarë burrat. Është një debat përtej qëllimit të mirë. Vrasjen e burrave nuk e shohin si një krim që amnistohet me një të rënë të lapsit. Unë nuk i kisha hyrë më thellë në këtë aspekt. Amnistia do të jetë për gratë", tha Rama.

Ora 11:05
Rama: Në zgjedhjet e ardhshme do kemi komisionerë të depolitizuar sipas rekomandimeve të OSBE-së! E votojmë edhe pa PD (VIDEO)

Kreu i qeverisë Edi Rama tha se të gjitha në zgjedhjet e ardhshme do të kemi komisionerë të depolitizuar, dhe kjo do të votohet sipas rekomandimeve të OSBE-së, edhe nëse PD nuk merr pjesë.

"Të gjitha idetë respektive të çdo force politike janë legjitime por ajo që është e sigurt, është implementim i rekomandimeve të OSBE. Ne këtu nuk kemi çfarë diskutojmë. Kemi qenë të hapur për çdo palë, por në zgjedhjet e e ardhshme do kemi komisione zgjedhore të depolitizuara. Votat do t'i besohen njerëzve që nuk kanë asnjë lloj zelli në raport me partitë e tyre për të zgjedhur ligji", tha Rama.

Ora 10:56
Rama: Rindërtimi 'prioritet i proriteteve'! Brenda 2020 të gjitha shërbimet online! Do ishte mirë që PD të ishte në parlament (VIDEO)

Kreu i qeverisë Edi Rama deklaroi se Kuvendi nuk ka vakum sepse procesi legjislativ po ecën ndërsa reformat po çohen përpara. Rama tha se brenda 2020 të gjitha shërbimet do të ofrohen online, ndërsa e quajti procesin e rindërtimit të banesave prioritetin e prioriteteve.

"Unë mendoj që Kuvendi nuk ka vakum sepse kuvendi funksionon, procesi legjislativ ecën. Reformat po i çojmë përpara. Do ketë një impakt në nevojë për të përfunduar titullin e pronësisë në fshat qoftë në aspektin e shërbimeve. Në janar qytetarët nuk do shkojnë nëpër sportele të presin. Brenda 2020 të gjitha shërbimet do të ofrohen online. Nuk do ketë më nevojë të shkojë në 17 dyer. Edhe në aspektin e sezonit turistik kemi ndërmarrë nismën për të bërë një riformatim. Do hapet kantieri i madhe i kampusit universitar të pakrahasueshëm. Aspekti i rindërtimit është prioriteti i prioriteteve. Njerëzit do kthehen në shtëpi më të mira dhe nuk besoj se në kushte të tjera do bëhej më mirë se kaq. Do ishte mirë që PD të ishte në parlament, por ka marrë vendimin e vetë të ikë duke dëmtuar rëndë PD, nuk e ka bërë më të mirë jetën politike të vendit, por gjërat funksionojnë edhe pse mund të funksiononin më mirë. Jemi të gatshëm të ulemi në tryezë të mbajmë shënime. Ne jemi të zgjedhur për të udhëhequr, nuk presim sa të zgjohen nga gjumi", u shpreh Rama.

Ora 10:50
A ka komunikuar me Metën për datë zgjedhjesh? Rama: Situata post-zgjedhore karakterizohet nga një inerci! Shkodra në situatën më të rëndë (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk ka asnjë komunikim për presidentin Ilir Meta lidhur me caktimin e një datë zgjedhjesh të pjesshme për Shkodrën, Vaun e Dejës dhe Vorës, kur këto dy të fundit kanë mbetur pa drejtues, ndërsa e para është ende në drejtimin e kryebashkiakes në ikje Voltana Ademi.

"Kudo procesi ecën sipas normave, sigurisht diku më shpejt, diku më mirë. Por në përgjithësi ky proces na ka dhënë një energji të re dhe një ripërtëritje të domosdoshme. Zgjedhjet duket sikur janë nesër.Nuk kemi asnjë komunikim me presidentin situata post-zgjedhore karakterizohet me një inerci që lidhjet me historinë e dekreteve dhe zhdekreteve. Për sa i përket Shkodrës nuk ka një vendim. Ajo është në situatën më të rëndë sepse ka një kryetare që nuk është kryetare, por nuk është në dorën tonë. Thjesht presim të marrim një zgjidhje", tha Rama.

Ora 10:48
Rama: Drejtimi i organizatave të PS-së me parimin 'një burrë, një grua' (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar jashtë dyerve të selisë rozë se në procesin e drejtimit të organizatave të PS-së do të përdoret formula një burrë, një grua për të vënë në zbatim parimin e barazisë gjinore.

"Prej disa muajsh jemi në proces organizimi dhe ripërtëritje për zgjedhjet e ardhshme. Pasi kemi zgjedhur kryetarët e organizatave pasi kemi përfshirë në procesin e zgjedhjeve edhe gratë duke zbatuar një normë të re të drejtimit ku drejtimi i organizatave i besohet një burri ose djali dhe një vajze. Janë marrë propozimet nga të gjitha asambletë për të vazhduar pastaj zgjedhjet e kryetarëve të partisë në 6 bashkitë", tha Rama.

Ora 09:13
Mbledhja e kryesisë së PS-së/ Rama mbërrin në selinë rozë (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në selinë rozë, ku ka thirrur në mbledhje kryesinë e partisë socialiste. Në fokus të disktutimeve pritet të jetë situata brenda PS-së.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjorm: 25/12/2019 00:33

    U dhje fsha kongresete, yt komuniste

    Përgjigju
  • Vasililesheli: 24/12/2019 13:35

    Me sa di une Vau Dejes ka kryetar deri sot Z.Mark Babani. Mungojne dy kryetare:i Shkodres dhe i Vores. Sa per zgjedhjet per kryetare organizatash ne Shkoder vazhdon rrena e madhe. Nuk e di kur u zhvillua gara,kush fitoi ne qender. Po ne fshatra kur u zhvilluan ? Kush fitoi ? Kush votoi ? Mbase edhe Edit i pelqen kur e genjejne keta maskarenjte qe e shesin çdo dite PS ne. Ne Shkoder nuk ka,as ka patur PS drejtuese. Ka patur vetem tregetare votash qe dine ta shesin dhe humbjen si fitore,deri ne humbjen e radhes. Ne qe votojme kurre nuk na pyeti kush çhalle keni,as nuk na falenderoi kush. Kesaj radhe keta maskarenj do t'i çojme per lesh. Sepse e meritojne.

    Përgjigju
  • plaka e rames: 24/12/2019 12:53

    te qr ty dhe klases tende qe hiqni njerzve shperblimet qe e vetmja gje qe presin per vitin e rri . se ska byth shteti ta menaxhoj situaten te jap dorheqje se do dali nejri m i afte . po jo reforma e ketij trapit te kapi nejrzio . shkrini pasurit ikni ne te semses st 140 dhe beni leket se ju i gjen iprapr nej tender i kini . robshima

    Përgjigju
  • Klodi: 24/12/2019 12:29

    Edi rama tradhtar en ps se do mo

    Përgjigju
  • Lame: 24/12/2019 11:22

    Kjo mbledhja tjeter ne Tirane. Jo ne Golem. Ok. Good.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: I dyti ka pasur thikë më të vogël

'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: I dyti ka pasur thikë më të vogël