Rama mbledh ministrat në Vlorë
 mbledhjen e parë edhe natën

Rama mbledh ministrat në Vlorë<br /> mbledhjen e parë edhe natën
TIRANE - Qeveria e re "Rama" është mbledhur sot në Vlorë, pikërisht aty ku edhe kryeministri i ardhshëm Edi Rama u zgjodh deputet. 

Mbledhja e Kryeministrit të ardhshëm dhe ministrave të PS-LSI ka nisur mesditën e sotme, rreth orës 15:00 në një nga hotelet e qytetit bregdetar dhe ka vijuar deri vonë në mbrëmje. Pas një pushimi gjysmë ore, ajo ka rifilluar në orën 19:00 dhe ka zgjatur deri në orën 22:38, duke llogaritur saktësisht 6 orë mbledhje. Ndërkohë, që nesër pritet që mbledhja të rifillojë sërish.

Mbledhja është zhvilluar me dyer të mbyllura,  por dy orë pas fillimit të saj, Rama ka shkruar në Twitter dhe Facebook: "Reforma rrenjesore, shpirt skuadre, qytetari europiane ne komunikim. Kurajo integritet transparence". Duke shpjeguar kësisoj në lidhje me qëllimet e mbledhjes simbolike, pasi de juro është e pamundur të merren vendime deri në shtator. 
 

Siç raportoi nga Vlora gazetarja e "A1 Report", Jetona Koçibelli dera e hotelit qëndronte gjatë gjithë kohës e mbyllur, përveç ndonjë roje të sigurisë që e bënte edhe më hermetike këtë mbledhje.
 

Pasi ajo përfundoi, anëtarët e kabinetit nuk janë prononcuar, pasi siç ka bërë të ditur Endri Fuga, shefi i Marrëdhënies me Mediat në PS, ata janë këshilluar mos prononcohen.  

ORA 22:38 - PËRFUNDON MBLEDHJA
Ka përfunduar mbledhja e qeverisë së re, e cila ka zgjatur mesatarisht  6 orë

ORA 19:00 - RIFILLON MBLEDHJA
Pas një pushimi gjysmë ore (18:30-19:00) ka rifilluar mbledhja edhe në orë të vona e kabinetit Rama.

ORA 15:00 - NIS MBLEDHJA E QEVERISË SË RE
Pas një kafeje me ministrat në 15:00 nisi takimi dy ditor i kabinetit të ri qeveritar. Mbledhja mësohet se po zhvillohet me dyer të mbyllura.

Siç transmeton gazetarja e "A1 Report", Jetona Koçibelli, Rama është parë krah për krah me Niko Peleshin dhe me shefen e kabinetit, Vali Bizhga. 

Dy orë nga mbledhja e parë e qeverisë, kryeministri Edi Rama komentoi në Twitter këtë eveniment të të rëndësishëm.  
ORA 11:43 - RAMA MBËRRIN NË HOTEL
Në orën 11:43 minuta Rama mbërriti në hotel “New York”. Ai është parë duke dalë nga makina me një dosje me ngjyrën e Rilindjes. Më pas në verandën e hapur të hotelit, ulur në tavolinë me dy ministrat; Edmond Panariti dhe Lefter Koka.

rama ne vlore
(Në foto: Edi Rama pasi ka zbritur nga makina në Vlorë).

QEVERIA RAMA MBLIDHET NE VLORE
Pas 10 ditësh reflektimi që u ka lënë në dispozicion Ministrave të tij, kreu i maxhorancës së re Edi Rama zhvilloi sot mbledhjen e parë me të gjithë kabinetin, vetëm pak metra larg plazhit të vjetër të Vlorës ku ka nisur dhe aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje.

Burime thonë se në qendër të mbledhjes do jetë programi i ri qeverisës PS-LSI, ku secili nga anëtarët e kabinetit do njihet me shtyllat emergjente që do vihen në zbatim me marrjen e detyrës.

Data 20 gusht ishte përcaktuar si kohë në dispozicion të ministrave të përzgjedhur, për të hartuar programin specifik të 100 ditëve të para të ekzekutivit të majtë dhe mësohet se gjatë këtyre ditëve Ministrat kanë hartuar projektin e dikastereve që do drejtojnë. Në këtë pikë, rëndësi të veçantë marrin ndarjet e strukturave.

Teme e nxehtë e mbledhjes duket se do jenë edhe  punësimet në administratë pasi Rama ka këmbëngulur që rekrutimi i punonjësve në administratë të kryhet vetëm përmes konkurseve të forta. Jashtë diskutimeve s’do mbetet as kodi etik i Ministrave, i cili tashmë duket se është finalizuar dhe që siç ka premtuar kryesocialisti bazohet në modelet më të arrira të mirëqeverisjes demokratike.

Por ditën e sotme edhe kryeministri Berisha mblodhi qeverinë në ikje, duke rezonuar dhe krijuar idenë e qeverisjes paralele të vendit. Berisha: 'Tenderi i fshesës' rrezikon administratën dhe fondet e BE-së

rama ne vlore
(Në foto: Edi Rama me Lefter Kokën dhe Edmond Panaritin).
rama ne vlore1
(Në foto: Edi Rama me Lefter Kokën).

Redaksia Online
(sg/bm/mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës