Për rreth 60 minuta, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim në godinën e qeverisë me kryetarët e komisioneve që drejtohen nga Partia Socialiste, si edhe me kryetarin e Kuvendit Niko Peleshin dhe kreun e grupit parlamentar të PS-s, Taulant Ballën.
Burime për Report Tv bënë me dije se në qendër të diskutimeve kanë qenë procesi i integrimit europian të Shqipërisë dhe projektbuxheti i vitit 2026.
Meqenëse ka mbetur vetëm një grupkapitull për t’u hapur, dhe Kuvendi do të ketë një rol të rëndësishëm në përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë të BE-s, kryeministri u ka kërkuar kryetarëve të komisioneve që të intensifikojnë punën për t’u ruajtur ritmi i reformave. Objektivi mbetet që deri në vitin 2027 të jenë mbyllur të gjithë grupkapitujt e negociatave.
Komente












