Kryeministri Rama e zbuloi sot fjalimin e mbajtur në darkën e djeshme me ambasadoren amerikane dhe ata të vendeve të BE, ku edhe njëherë i ka bërë thirrje Unionit të mos izolojë shtetet e vogla si Shqipëria.
Rama komentoi por pa e përmendur edhe tentativën e Berishës për tu rikthyer në krye të vendit.
"Duhet durim, shumë më tepër se sa i ka mbetur këtij kombi, ndërkohë që figurat më të dyshimta të së shkuarës, gjejnë ende guximin të bëjnë kërcënime groteske me sfurqe apo rikthime në skenë, në emër të sovranitetit, dinjitetit, pastërtisë", tha Kryeministri.
Ai ka folur edhe për fitoren e mandatit të tretë duke theksuar se fitorja e ka bërë më të përulur.in për vitin e ri që të dëgjojmë më shumë njëri tjetrin. Jeta shkon shumë shpejt për ta cilësuar njëri tjetrin si armiq.
"Është jetike të mos tërhiqemi në izolim. Shqipëria e di shumë mirë se kush është kostoja e izolimit. Asnjë vend nuk e menaxhon dot vetëm një situatë si kjo. Pasojat, siç kemi mësuar janë emergjente, pasojat zgjasin në kohë. Por ndërkohë që përballemi me këto armiq të padukshëm nuk duhet të bëhemi të padukshëm për njëri tjetrin. Mandati i tretë nuk më bëri të pamposhtur por më të përulur. Fitorja ishte e ëmbël dhe e hidhur. Pas një fitore që më përndjek më shumë pafuqia e pushtet për të ecur më shpejt për modernizuar një shtet që humbi shumë nga diktatura, ndihem i sekëlldisur. Le të marrim BE-në. Kemi gjithçka që duhej për të na dhënë dritën jeshile por nuk e kemi marrë. Ky është një fakt por ne do të vazhdojmë të bëjmë Shqipërinë më mirë", tha Rama.
Fjala e Kryeministrit Edi Rama në takimin tradicional të fundvitit me Trupin Diplomatik
Do ta mbaj fjalimin tim në anglisht, siç kam bërë përherë me këtë rast. Një vit tjetër po i afrohet fundit, e ne jemi këtu për të kremtuar mbërritjen e 2022 dhe ripërtërirë angazhimin tonë ndaj miqësisë ndërkombëtare. Jam shumë krenar për shumë gjëra që ky vend mishëron dhe për shumë të tjera ne që kemi bërë deri më tani; sidomos së fundmi përgjatë dy viteve tejet të vështira, në të cilat me ndihmën tuaj ne luftuam kundër pasojave të një tërmeti tronditës dhe nuk bëmë mbrapa në ndërkohën e përballjes me një pandemi globale sfiduese. Lejomëni t’ju them se përtej vështirësive të vazhdueshme me të cilat përballemi, si vend, por edhe përtej tij, unë jam sinqerisht besimplotë se më shumë do të bëhet gjatë vitit që vjen.
Viti që vjen është vit kyç për Shqipërinë teksa përgatitet të zërë vendin e saj në janar, si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, një institucion që më mirë se kushdo tjetër mishëron frymën e bashkëpunimit dhe përgjegjësisë që përkufizon punën e përditshme të të gjithëve ju.
Është një mundësi historike për Shqipërinë, një vend ende i shenjuar nga dekada izolimi e paranoje, armiqësie kundrejt kombesh të tjera, bunkerizimi në rrugët e veta të të bërit të gjërave dhe delirimi rreth motiveve të të tjerëve në rrugët e tyre.
Fakti që tashmë jemi në gjendje të bashkëngjitemi në Këshillin e Sigurimit, me vende të tjera që nuk i shohim më si armiq për t’u luftuar, por si aleatë me të cilët duam të ndërtojmë një botë më të mirë, flet vetë për se sa gjatë kemi rrugëtuar.
Po gjithashtu, kjo mundësi historike vjen në një kohë tejet sfiduese, jo vetëm për vendin tim, por po njësoj për të gjitha vendet tuaja, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Ballkanin. Jo vetëm për Ballkanin, por edhe për Europën. Jo vetëm për Europën, por për të gjithë botën!
Është një kohë posaçërisht jo e lehtë për asnjë prej nesh dhe sfidat me të cilat përballemi duken ndonjëherë shumë më të mëdha nga sa ne mund të përballojmë. Shumë më e madhe është gjithashtu nevoja që kemi për njëri-tjetrin, vende të vogla apo të mëdha, vende të zhvilluara apo në zhvillim, perëndimorë apo lindorë, veriorë apo jugorë.
Ndërkohë që merremi me një krizë dhe një krizë tjetër na shfaqet përballë, në atë çka duket se është bërë gjendje e përhershme emergjence, bëhet themelore që të mos e lëmë gjendjen e emergjencës të pushtojë krejtësisht mendjet tona.
Është jetike që të mos tërhiqemi në izolim, duke dyshuar në gjithçka është ndryshe nga ne, te mos frikemi prej asaj që nuk mundemi të kontrollojmë. Shqipëria e di më së miri se cila është kostoja e izolimit. Ne nuk kemi ç’mësime të ndajmë me botën, përvec njërit: Një mësim që e kemi marrë me pahir të madh: Asnjë vend nuk e menaxhon dot vetëm një situatë si kjo!
Sfidat e reja me të cilat përballemi janë gjithnjë e më shumë të paparashikueshme. Ato nuk i pranojnë përshtatjet e zgjidhjeve të provuara e stërprovuara të së shkuarës, me vendet e mëdha që u japin mësime vendeve më të vogla. Jemi të gjithë rishtarë përballë këtyre sfidave, jemi të gjithë të njëjtë përballë tyre dhe duhet të mësojmë nga sukseset e nga dështimet e njëri-tjetrit. Një plagë e hapur në cepin më të humbur të planetit, mund të jetë një goditje e mundshme fatale mu në zemër të tij.
Pasojat, siç kemi mësuar nga pandemia, janë të menjëhershme kudo. Dhe pasojat po zgjasin. Armiqtë me të cilët përballemi janë gjithmonë e më tepër të padukshëm. Emergjenca shëndetësore, ndryshimi i klimës, fuqia anonime e dezinformimit që ushqehet nga zhvillimi i teknologjive të reja. Por, ndërkohë që ballafaqohemi me të gjithë këta armiq të padukshëm, nuk duhet të bëhemi të padukshëm për njëri-tjetrin. Duhet të rishikojmë jo vetëm bazën e kontratës sociale midis qeverive dhe qytetarëve të tyre, po gjithashtu çka i lidh me njëra-tjetrën qeveritë, për t’u siguruar që të mos sakrifikojnë të drejtat, por t’i zgjerojmë ato dhe që të mos e tkurrim angazhimin tonë ndaj vlerave, po të tregojmë se vërtetë praktikojmë atë që predikojmë.
Zor se të qeverisësh një vend të vogël, është më e lehtë se sa të qeverisësh një vend më të madh. T’i shërbesh një vendi të madh ka qenë shpesh më e lehtë se sa t’i shërbesh një të vogli, ashtu sic ju ambasadorë e dini më mirë se kushdo tjetër. Por në botën në të cilën jetojmë sot, të drejtosh vende të mëdha nënkupton gjithnjë e më tepër të drejtosh jo vetëm vendet e mëdha, por njerëzimin në tërësi.
Teksa ballafaqofemi bashkarisht me këto sfida të së ardhmes, është thelbësore që vendet e mëdha të praktikojnë një këndvështrim më të gjerë. Këndvështrimin e njerëzimit si tërësi. Kur vjen puna tek ballafaqimi me sfidat globale, ne jemi frikshëm shumë të vegjël që të gjithë. Por është thelbësore që vendet e mëdha të mos zvogëlohen në zemrën e tyre, të mos bëhen më të vegjël në mendjet e tyre dhe në qasjen e tyre ndaj vendeve të tjera, në aftësinë për të toleruar dallimet, në burimet që iu duhen për t’ia dalë përballjes me të paparashikueshmen.
Një shqiptar famëkeq tha dikur, në fund të urimeve të tij për Vitin e Ri, “ky vit ka qenë më i vështirë se i kaluari, po nga ana tjetër ishte më i lehtë se sa viti që vjen”.
Disa mund ta shohin me siguri këtë si një përshkrim të mundshëm të gjendjes aktuale të botës. Nuk do t’jua tregoj se kush ishte ai shqiptar, por mund t'ju jap një indicie, duke ju thënë se ishte një mjeshtër i izolimit, i manipulimit me frikën dhe paranojën e të marrurit me emergjenca në dukje të përhershme.
Ne nuk duhet ta lëmë kurrsesi peng të kësaj mendësie reflektimin tonë për të ardhmen. Nuk është çështje vitesh më të lehta apo më të vështira, po ka të bëjë me qeverisje të përgjegjshme apo të papërgjegjshme.
Mënyra se si vendet e vogla e të mëdha i formësojnë këto përgjegjësi në të ardhmen, se si ato veprojnë apo nuk ia dalin të veprojnë sëbashku përballë paqartësisë, do ta përcaktojë se cila do të jetë trashëgimia e tyre për brezat e ardhshëm, jo e vendi apo një tjetri, por mes brezave të ardhshëm të njerëzimit dhe nëse vetë njerëzimi do të jetë në lartësinë e sfidave.
Ajo çka bëjmë tani e se si japim e marrim me njëri-tjetrin, do të përcaktojë qoftë në vitin e ardhshëm apo në vitet që do të vijnë, nëse ato do të jenë më të lehta apo më të vështira, më të mira apo më të këqija. Veprimet tona tanimë vendosin, jo vetëm çfarë ndodh me vendin tim, por edhe me të gjitha vendet tuaja, me të gjithë ne sëbashku, si qytetarë të vendeve të ndryshme që të gjithë përfaqësojmë këtu, por edhe më e rëndësishme, si qytetarë të botës që kemi përgjegjësinë ta bëjmë një vend më të mirë.
Jemi këtu të kremtojmë dhe urimi im për Vitin e Ri është që njësoj siç festojmë këtu thjesht si njerëz, të bashkëpunojmë edhe më tej, në radhë të parë si njerëz.
Fitorja e një mandat të tretë rekord nuk më bëri të ndjehem i pamposhtur, por më i përulur se kurrë karshi njerëzve të Shqipërisë, të cilët na e dhanë besimin mua dhe partisë time, ndërkohë që me plot të drejtë presin më shumë prej nesh.
Më lini të rrëfehem, për mua personalisht, fitorja ishte njëkohësisht e ëmbël dhe e hidhur. Ndjeva se nuk kishim bërë mjaftueshëm për të shëruar dasitë, në një vend të përndjekur ende nga e shkuara, ku lajmësi duhej vrarë përpara se sa të dëgjohej mesazhi e ku kundërshtari politik ende shihet, jo si një kundërshtar me të cilin duhet angazhuar, por si një armik që duhet shkatërruar.
Pas një fitoreje të tillë, më përndjek më shumë se asnjëherë më parë, pafuqia e pushtetit për të ecur aq shpejt sa do të duhej me modernizimin e një vendi, i cili humbi aq shumë dekada përmes diktaturës e më pas rrumpallës, varfërisë absolute e më pas korrupsionit, nga shteti njëpartiak e më pas nga keqqeverisja.
Kur këqyr shpejtësinë frenetike të kalimit të kohës në detyrë përkundrejt shpejtësisë së mundshme të ndryshimit në vend, ndihem tejet i sekëlldisur. E di që ritmi i ndryshimit nuk mund të jetë kurrë mjaftueshmërisht aq i shpejtë sa duhet për t’ju përgjigjur vorbullës së dekadave të mbushura me aspirata që u rritën si dëshira të penguara.
Le të marrim BE-në. Kemi bërë gjithçka duhej, sërish e sërish, për të na dhënë dritën jeshile për hapin tjetër dhe sërish e sërish, na kanë penguar forca që janë përtej kontrollit tonë. Ky është një fakt jetësor dhe ndërkohë që ne do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka mundemi, për ta bërë Shqipërinë çdo vit një shtet më të besueshëm, më funksional, më demokratik e më të ngjashëm me një anëtar të BE-në, koha fluturon dhe frustrimi i shqiptarëve rritet.
Të marrim reformën në drejtësi. Bëmë gjithçka u desh për të nisur reformën e drejtësisë pas 25 vitesh dështim. E bëmë me një angazhim të palëkundur, duke marrë përsipër të gjitha kostot në një mjedis armiqësor e herë-herë edhe të rrezikshëm politikisht, duke u përballur me kundërshti edhe brenda ish-koalicionit tonë. U premtuam njerëzve se sistemi i ri i drejtësisë që sjell drejtësi për të gjithë, më në fund po vjen dhe unë ende e besoj fort që është kështu. Por duhet kohë, shumë më tepër kohë se sa koha që fluturon në mënyrë të pamëshirshme, e kësisoj ndërkohë rezultatet vijnë thjesht shumë ngadalë për njerëzit e këtij vendi, të cilët kanë pritur pafund që të jetojnë në një vend ku gjithkush është i barabartë përpara ligjit. Duhet durim, shumë më tepër se sa i ka mbetur këtij kombi, ndërkohë që figurat më të dyshimta të së shkuarës, gjejnë ende guximin të bëjnë kërcënime groteske me sfurqe apo rikthime në skenë, në emër të sovranitetit, dinjitetit, pastërtisë.
Të marrin luftën kundër korrupsionit. Kërkon vullnet politik dhe po, ne e kemi. Kërkon reforma në të gjitha fushat dhe po, i kemi ndërmarrë që të gjitha. Kërkon modernizim sigurisht dhe po, po punojmë pa pushim për këtë gjë. E megjithatë kërkon së pari e mbi të gjitha, një sistem të pavarur plotësisht funksional drejtësie, ndërkohë që cka mund të bëjmë hëpërhë, teksat presim që përfitimet e reformës në drejtësi të materializohen si e sa duhet, është të shfrytëzojmë teknologjinë e reja dhe digjitalizimin, i cili mund t’i ndihmojë vendet në zhvillim, të kapërcejnë vetëm në pak vite nga një epokë në tjetrën. Por zor se kjo është sidoqoftë e mjaftueshme për t’i lehtësuar njerëzit nga presioni i padurimit në rritje, nga frustrimi i kohës që ikën, pavarësisht ndryshimeve të padiskutueshme që ne vazhdojmë të bëjmë.
Le të marrim modernizimin e mëtejshëm të sistemit shëndetësor, të arsimor apo të administratës publike. Kemi bërë më shumë në tetë vjet se sa në dekada të tëra, por si mund të jetë mjaftueshëm kur bota në të cilën jetojmë është kaq e ndërlidhur dhe shqiptarët janë kaq të ndërthurur me botën, sa që qeveria është e dënuar të krahasohet me Bashkimin Europian fqinj, ku kujdesi shëndetësor, sistemet e arsimit, administrata publike, janë ndërtuar shumë e shumë kohë përpara se sa në Shqipëri të kishte shtetin e saj.
Le të marrim pabarazinë dhe drejtësinë sociale. Kemi bërë jo pak, por sa shumë më tepër mbetet ende për t’u bërë.
Nuk po vazhdoj me tutje. Nuk kisha për qëllim t’ju paraqisja ndonjë ndonjë ritual hallqarjesh apo t’i bëja thirrje keqardhjes suaj me reflektimet e mia në kërkim të kohës aq shumë të humbur të këtij vendi, por tekefundit ky është fundi i një tjetër viti, kështu që kur përvecse tani mund ta bëja këtë rrëfim!
Një mandat i tretë krejt i pashembullt për të udhëhequr vendin është një nder e privilegj, të cilin jam shqiptari i parë që e kam. Për mua kjo është diçka kaq e rëndësishme e kaq detyruese ndaj njerëzve të këtij vendi, saqë nuk i gjej dot fjalët për ta shprehur dhe jam i vendosur të jap gjithçka nga vetja, për ta shpërblyer këtë aq sa kjo të jetë e mundshme për një njeri.
Në ditët që vijnë do të paraqesim një nismë të re të qeverisë, për të hapur një faqe të re ndërveprimi midis nesh si qeveri dhe njerëzve, pavarësisht përkatësisë së tyre politike.
Këto janë kohë tejet sfiduese dhe na duhet me patjetër të veprojmë të gjithë sëbashku, si qytetarë të Shqipërisë, si baballarë, si nëna, si fëmijë, si motra, si vëllezër, si njerëz që duan t’i japin më të mirën e tyre vendit, si qenie njerëzore që duan më të mirën për këtë copë kaq të bukur të tokës, që jemi të bekuar ta quajmë shtëpinë tonë.
E ardhmja që të gjithë duam, nuk mund të ndërtohet thjesht e vetëm me bindjet tona dhe lirinë për t’i shprehur ato, po edhe përmes vullnetit për të dëgjuar më shumë njëri-tjetrin dhe për të punuar më ngushtësisht sëbashku, pavarësisht dallimeve tona.
Nëse kjo e bashkëpunimit pa dallime, duket shumë më e lehtë ta thuash se sa ta bësh, kur vjen fjala për partitë politike, nuk duhet të jetë kaq e vështirë kur vjen fjala për përfshirjen e njerëzve të zakonshëm në vendimet e përbashkëta, të cilat ne duhet të marrim. Dhe kushedi, me kalimin e kohës mund të ndihmojë edhe për vendimmarrjet e përbashkëta midis partive politike gjithashtu. Më lini ta përmbyll me urimin që Viti i Ri do të jetë për shqiptarët viti i dëgjimit të njëri- tjetrit si njerëz në radhë të parë, i ndërveprimit me njëri-tjetrin si kalimtarë me një kohë të kufizuar mbi tokë, si qenie njerëzore jeta e të cilëve kalon shumë shpejt, për ta humbur duke shkatërruar njëri – tjetrin si armiq, ndërkohë që mund ta shfrytëzojnë më mirë për ndërtimin e një të ardhmeje të përbashkët për fëmijët e tyre. Faleminderit!
O Shqiptar o komentus që vetëm villni vrer un që shkruaj kam lindur në Londër e un habitem se sa rjedhshëm flet Anglisht Edi Rama. Edi Rama e ka transformuar Tiranën nga mizjerje në një kryeqytet evropjan. A e mbani mënd se çfar i kishte punuar maloku kriminel hajdut salheu Tiranës. A i keni par spitalet si i ka bēr Edi a i mbani mënd si i kishte maloku kriminel Salheu me gjith lyl shal ngjitmin që sot zihen e i nxjerin syt njëri tjetrit. Po kush do ta bëj Shqiprin Monika ? ? ? Iliri ? ? ? ? ? Do ta bëj : Tritan preshi, Do ta bëj Nard Ndoka ? Flamuri pa bisht ? Apo Petrit Vasili që mer gruan e shokut. A e keni dëgjuar si flet anglisht Maloku Salhe a e keni dëgjuar öulin si flet Anglisht që gjoja e ka bër shkollën në Holland. Pra Edi Rama çun tirane ,sportist, artist, është Burri i duhur për Shqiprin. E üo të ishte Edi i koruptuar sja përtonte USA E BE Itregon7n vëndin dhe Edit se spjerth njeri üër Edin. Prandaj mos flisni üa pushim e gjëra koti ju që qënkeni kaq të zgjuar ? Po keni fakte çojani SPAKUT e me ktë gjë bëni patriotizëm e i shërbeni dhe jetës tuaj që ta bëni më të mit. Jo vetëm llapni e vetëm shani. Shikojeni se çfar maqine ka Grigori djali Edit e ça jete bën. Shikoni sy peshkaqenin ça makinash ka e üo shëtit Botën pa kap një dit pun me dor. E ju bëni vetëm gërr gërrr e vërrr vërr pa fakte vetëm llafe si grat e kqija.
PërgjigjuBir Selman i nenes ke te qaje me pare! Te rrjedhurin Berishe apo tredhurin Bashe? Peshku nga koka qelbet e kurre mos u ngopshi o peshkaqenet tane! Bythet e tjera nje e ka emrin Meta dhe tjetra Rame! U zente haka e popullit o bajga dhemberene!
PërgjigjuE ka kap panik km sepse PD është duke ia rrezikuar vuçiçin …!!!
PërgjigjuO shqiptar. Dikush ka then ,nuk behet shqiperia me shqiptar . Varja cancerit berishes ,por dhe memja e Ismail qemalit esht njesoj . Ska njeri ti japi zgjidhje ketij populli , ka nje zgjidhje ,por fatkeqesisht si popull ,nuk duam veten tone me histori kjo esht e verteta ,vaj me det pse jemi lindur ne kete vend
PërgjigjuAh mor kryeminister fatkeq,populli e kupton gjendjen tende perfide te perulur ne kete mandat te trete qe nuk do ta çosh deri ne fund per shkak te gozhdes se ndryshkur te KORRUPSIONIT 30 VJEÇAR qe te ka vene ne krye te tij,sepse ketij korrupsioni i kane paraprire kryeministra e presidente te vendit tone njeheresh. Edhe Maqedonia e Veriut nga miqesia jote me korrupsionin po e peson. Kur presidenti dhe kryeministri aktual shqiptar te vihen perballe ligjit,negociatat hapen per te dy vendet dhe ato pranohen para Serbise ne BE.
PërgjigjuTë lumtë...!