TIRANE - Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar mbrëmjen e sotme një takim me drejtues të lartë të Partisë Socialiste në selinë rozë. Rama u takua me disa ministra dhe me nënkryetarët e grupit parlamentar. Burime të sigurta nga takimi konfirmuan për "A1Report!" se fokusi kryesor i mbledhjes ishte seanca e nesërme në Kuvend dhe çështje të ndryshme organizative.
Takimi ka zgjatur rreth 1 orë me diskutime, kryesisht për strategjinë e mazhorancës në sallën e parlamentit nesër ku pritet të jetë një seancë e tensionuar për shkak të protestës të opozitës.
Kjo nuk është mbledhja e vetme që ka mbajtur Kryeministri Rama me përfaqësuesit e PS-së. Vetëm një ditë më parë ai u takua edhe me një pjesë të kryesisë, por pa preferuar të japë asnjë koment për mediat.
Redaksia online
(ar.sh/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com