Rama mbledh qeverinë në Natën e Verës në Elbasan (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e sotme, që përkon me Natën e Verës ka mbledhur në qytetin e Elbasanit kabinetin qeveritar, Kryesinë e Partisë dhe deputetët socialistë për të diskutuar mbi situatën politike, zgjedhjet vendore të 30 qershorit që janë në prag dhe angazhimet e qeverisë.

Report Tv siguron pamjet e momentit të mbërritjes së eskortës së kryeministrit Rama në Labinot,  te 'Rozafa' , restoranti ku prej orës 19:00 ka nisur mbledhja e qeverisë. Ndërkohë që nesër Rama, por edhe anëtarët e kabinetit qeveritar pritet që të marrin pjesë në aktivitetet që do të organizohen për Ditën e Verës në këtë qytet.

d.ba./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se duhet që të ndryshohet sistemi zgjedhor?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Palët politike dakord për kuotat gjinore, Vasili: Krijohet garë e hapur, i jepet akses gruas shqiptare