Rama mbledh shtabin! Balla: Nga Holanda kemi marrë vlerësime për arritjen e parakushteve për integrim! Politika djallëzore të heqë dorë nga fyerjet ndaj mjekëve

Rama mbledh shtabin! Balla: Nga Holanda kemi marrë vlerësime për arritjen e parakushteve për integrim! Politika djallëzore të heqë dorë nga fyerjet ndaj mjekëve

Kryeministri Edi Rama përshëndetet me disa fëmijë sot pas mbledhjes së shtabit

Si çdo të hënë edhe këtë fillim jave kryeministri Edi Rama ka mbledhur shtabin elektoral në orën 8:30, ku është diskutuar mbi problematikat e zonave nga secili përfaqësues.

Kreu i Grupit të PS Taulant Balla në përfundim të mbledhjes ka reaguar në lidhje me lajmet që kanë qarkulluar dje në media, ku thuhej se Holanda ka vendosur të bllokojë Shqipërinë për negociatat.

Balla tha se Shqipëria i ka përmbushur kriteret për zhvillimin e konferencës së parë, duke theksuar se nga parlamenti Holandez kanë marrë vlerësime për përmbushtjen e parakushteve, të paktën deri në këto momente.

"Edhe nga kolegët nga ana e Holandës kemi marrë vlerësimet për arritjen dhe parakushteve deri në momentin që flasim. Konferenca e Parë Ndërqeveritare ul për herë të parë qeverinë shqiptare me kolegjin e komisionerëve europianë. Unë e kam thënë shpeshherë, jam optimist, kësaj radhe jam shumë herë optimist".

Teksa ka zbardhur detaje nga takimi i shtabit, ku tha se të pranishëm kanë qenë edhe ministrat, Balla iu drejtua me një thirrje edhe opozitës, duke i kërkuar të mos bëjë politikë me situatën e krijuar nga koronavirusi.

"I bëj një thirrje miqësore politikanëve të së keqes, që të heqin dorë nga politika djallëzore dhe fyerjet e padrejta që iu adresojnë atyre që janë në krye të detyrës. Nuk ka asnjë opozitë kaq djallëzore në botë që të bëjë politikë me këtë situatë".

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:15
Balla zbardh detaje nga mbledhja: Ishin dhe ministrat! Opozita të heqë dorë nga politikat djallëzore dhe fyerjet ndaj mjekëve! (VIDEO)

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, zbardhi detaje nga takimi i sotëm në selinë rozë mes kryeministrit Edi Rama dhe drejtuesve politikë të PS në qarqe.

Teksa tha se sot në takim kanë qenë të pranishëm edhe ministrat dhe temë kryesore diskutimi ka qenë adresimi i problematikave të qytetarëve, Balla iu drejtua me një thirrje dhe opozitës, duke i kërkuar të mos bëjë politikë me situatën e krijuar nga koronavirusi

“Ka pasur një raportim të ecurisë së punëve tona organizative. Në vëmendjen tonë të përhershme janë dhe problematikat që ngrenë qytetarët. Edhe në mbledhjen e sotme ka pasur një raportim të të gjitha çështjeve. Përveç drejtuesve politik të qarqeve, në mbledhjen e sotme ishin dhe ministrat, për të ndjekur çdo lloj problematike. Vëmendja jonë është për njerëzit, ndaj dhe qasja jonë për të adresuar problematikat e tyre është e vetmja.

Ne vijojmë një komunikim të vazhdueshëm në çdo cep të territorit. Shpreh mbështetjen time dhe të kolegëve të mi për të gjithë bluzat e bardha, që janë në krye të detyrës, por kryesisht në qendrat spitalore, ku po përballen me të sëmurët. Ju shpreh falënderimet më të sinqerta për një punë të shkëlqyer që po bëhet. I bëj një thirrje miqësore politikanëve të së keqes, që të heqin dorë nga politika djallëzore dhe fyerjet e padrejta që iu adresojnë atyre që janë në krye të detyrës. Nuk ka asnjë opozitë kaq djallëzore në botë që të bëjë politikë me këtë situatë”, tha Balla.

Pse ka vetëvrasje në spitale?
Raste të tilla kanë ndodhur dhe në botë. Ju shpreh ngushëllime familjarëve. Më vjen keq për përpjekjen e katër politikanëve të së keqes, që sot mundohen të përdorin fatkeqësinë për llumin e tyre politik.

A po i rrezikoni qytetarët që i thërrisni në miting herë pas here?
Nuk dua t’i përgjigjem pyetjes. Nuk ndodh në asnjë takim tonin të ketë qytetarë pa maska, me përjashtim të atyre që e kanë kaluar Covid-in.

 

Ora 10:09
Balla pas mbledhjes me shtabin: Nga ana e parlamentit Holandez kemi marrë vlerësimet për përmbushjen e parakushteve për konferencën e parë (VIDEO)

Kreu i grupit të PS Taulant Balla në përfundim të mbledhjes së shtabit të PS ka reaguar lidhur me lajmin që ka qarkulluar dje se Holanda ka vendosur të bllokojë Shqipërinë për negociatat.

Balla tha se Shqipëria i ka përmbushur kriteret për zhvillimin e konferencës së parë, duke theksuar se nga parlamenti Holandez kanë marrë vlerësime për përmbushtjen e parakushteve.

"Presidenca gjermane që përfundon në 31 dhjetor ka objektivat e veta për Konferencat Ndërqeveritare. Sa i përket vlerësimit, vlerësimi i vetëm zyrtar ësthë ai i KE, që paguhet nga taksapaguesit europiane për një fotografim korrekt të parakushteve, për ato që Shqipëria e Maqedonia kanë pasur nga Këshilli Europian në mars.

KE sikurse të gjithë jeni në dijeni, ka vlerësuar se Shqipëria i ka përmbushur parakushtet. Nuk dua të hyj në polemikë, kam pasur me kolegë të tjerë deputetë shqiptarë dhe përfaqësuesë një video-konferencë online me parlamentin holandez, me Komitetin për Çështjet Europiane.

Edhe nga kolegët nga ana e Holandës kemi marrë vlerësimet për arritjen dhe parakushteve deri në momentin që flasim. Nëse hyjmë në çështje që s’kanë lidhje me Shqipëri, por kur hymë tek temat e zgjerimit do thoja që ju e dini që në mars mos gaboj janë në zgjedhjet në Holandë, në maj rajonalet në Francë, në shtator në Gjermani, ajo që unë shpresoj është që vendet anëtare të BE s’duhet që fushata e tyre zgjedhore të mos i lidhin me aspiratat e vendeve që kanë plotësuar kushtet.

Konferenca e Parë Ndërqeveritare ul për herë të parë qeverinë shqiptare me kolegjin e komisionerëve europianë. Unë e kam thënë shpeshherë, jam optimist, kësaj radhe jam shumë herë optimist. Shqipëria i ka bërë detyrat e veta, këndvështrimet dhe kontekstet nuk i parashikojmë dot", tha Balla.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • hahah: 02/11/2020 11:59

    hahaha po o tao leshi holanda vleresime te medha ka dhene sidomos per ato eurot qe vijne me makina ne shqiepri. or palle ti e rama bashke, qe keni be aq pasuyri sa nuk dini ku ta coni

    Përgjigju
    • Gjytrymi: 02/11/2020 13:28

      Heheh,pasuria e taos dhe rames eshte roje e sigurt e pasurise lulushbibilushit@likehalese. I bejne roje njeri tjetrit keta kodoshe te qelbanikosur.

  • Alibaba: 02/11/2020 10:37

    Turp a keni qe genjeni kaq shume.Hallanda i tha PO Meqedonise kurse Shqiperise i tha JO. Ku ti kesh e ca te kesh o balla o vemje o genjeshtar i pafytyr.ptuu fare e keqe.

    Përgjigju
  • Turi: 02/11/2020 10:12

    Keni mare nje hu ne by.. o legena

    Përgjigju
    • Arbëri: 02/11/2020 10:39

      Si është e mundur që të nënshtohet Shqipëria në këtë mënyrë ...??? Shiqoje dhe studio Norvegjinë i thsa jo BE -s e sotë është shteti i vetëm në botë pa borgje dhe me arkë shteti që as vet nuk e din se sa pasuri kan! Të gjitha këto pasuri nëntoksore që ka Shqipëria nuk i ka Norvegjia , por Shqipëria lind hsjna dhe kriminel e tradhëtarë kurse Norvegjia lind punëtor dhe atëdhetarë ...!!! Fatkewësia jonë është që vet populli fle dhe vetëm fle

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Të shtënat me armë dje në lagjen 15, arrestohen dy persona! Në kërkim një tjetër

Durrës/ Të shtënat me armë dje në lagjen 15, arrestohen dy persona! Në kërkim një tjetër