TIRANE- Kryetari i PS, njëherësh dhe kryeministër i vendit Edi Rama do të mbledhë sot në mesditë grupin parlamentar të PS.
Ndër diskutimet që pritet të zhvillohet do jetë ajo e seancës parlamentare të ditës së enjte, ku do të jenë një sërë projektligjesh dhe aktesh normative të lëna që nga koha e Berishës pa miratuar, ndërkohë që nuk përjashtohet mundësia e diskutimeve dhe për marrjen e nismave të tjera ligjore që kanë të bëjnë me mirëqeverisjen e vendit.
Ndërkohë që ministrat pritet të raportojnë për punën e kryer deri më tani, ndërsa do diskutohet dhe në lidhje me emërimet e reja.
Po sot në mesditë Rama do të ketë konferencën për shtyp të paralajmëruar që dje. Sot në orën 12:00 të gjithë ata që kanë pyetje mund t’ia drejtojnë drejtëpërsëdrejti kryeministrit Rama në një konferencë Live nga “Facebook” apo “Twitteer”, që kreu i qeverisë prezantoi dje në rrjetin social. Kjo është konferenca e parë si kryeministër dhe që bëhet online".
Pyetjet e të gjithë atyre të interesuarve që duan të marrin një përgjigje nga kryeministri Rama, të shkruajnë në fund të pyetjes së tyre “#PyetEdiRamen”. Rama shkruante dje në twitter.
Konferenca zhvillohet një ditë pasi Rama shfuqizoi 25 vendime të qeverisë Berisha por dhe shtyu për 6 muaj aplikimin e ligjit të nëpunësit civil.
Shkrimi u publikua sot (01.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)Redaksia Online(d.d/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
32.1%
-
Jo
62.2%
-
Deri diku
5.8%
Vota total: 608
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Australia ndalon përdorimin e rrjeteve sociale deri në 16 vjeç! Parlamenti miraton nismën e kryeministrit me origjinë shqiptare Anthony Albanese
28 Nëntor, 14:38
-
Eduard Zaloshnja: Vetëm 40% e pasardhësve të familjeve të persekutuara gjatë regjimit komunist votojnë për PD-në…
28 Nëntor, 14:37
-
Itali/ Vdekja e 18-vjeçarit shqiptar Samuel Tafçiu dhe binjakeve Esposito, arrestohet 38-vjeçari! Akuzohet se shkaktoi shpërthimin në fabrikën e lëndëve plasëse (FOTOT)
28 Nëntor, 14:20
-
Vlorë/ Rama inspekton Qendrën Multifunksionale për Zhvillim Rajonal: Ambicie të mikpresim ajkën e inovacionit në SHBA dhe Europë
28 Nëntor, 14:19
-
112 vjetori i Pavarësisë/ Ceremonia e ngritjes së flamurit në Tiranë
28 Nëntor, 14:13
-
Renditja e re në FIFA/ Kombëtarja në vendnumëro, mbetet e 65-ta në botë! Kosova shkruan historinë, ndodhet e 99-ta
28 Nëntor, 14:06
-
Dosja/ ‘Ne i arrestojmë, ajo i liron!’, Artan Hoxha dyshohet se ‘shiti’ te Suel Çela policin që denoncoi për lirim trafikantësh gjyqtaren Pajtime Fetahu
28 Nëntor, 13:54
-
112-vjetori i Pavarësisë/ Ceremonia e ngritjes së flamurit në Shkodër
28 Nëntor, 13:46
-
Pulja/ Nervozizmi tradhton korrierin shqiptar, i sekuestrohen 17 kg kokainë në makinë! Pakot me figurë demi, vlera 2 mln euro, pranga 50-vjeçarit
28 Nëntor, 13:43
-
Dita e Pavarësisë, përurohet vepra e Mid’hat Frashërit! Vëllimi i dhjetë sjell të gjitha përkthimet e bëra prej tij
28 Nëntor, 13:29
-
'Pas 5 nëntorit doli madhështia e SHBA-së', Berisha: Ju qëndruat kundër një Amerike tjetër, që bëri grusht shteti ndaj opozitës në funksion të diktatorit
28 Nëntor, 13:21
-
Anulohet samiti i liderëve të rajonit dhe BE-së në Bosnje, dështoi tenderi për organizim
28 Nëntor, 13:20