Kryeministri Rama mbledh të hënën në orën 11 grupin parlamentar të PS dhe ministrat në Pallatin e Brigadave.

Report tv mëson se gjatë mbledhjes së zgjeruar pritet të raportojnë për procesin e integrimit Evropian Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha dhe Kryenegociatorja Majlinda Dhuka. Raportimi i Hoxhës e Dhukës do të përqëndrohet kryesisht tek Kapitulli 24: Drejtësia, Liria dhe Siguria.

Mbledhja vjen në një kohë kur qeveria ka dorëzuar në kuvend raportin për ecurinë e procesit të anëtarësimit e ndërsa Shqipëria pret miratimin e pikave të ndërmjetme IBAR për të vijuar me mbylljen e kapitujve.