Deputeti Fatos Geci ka tentuar të flasë para seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës me nënkryetaren e Kuvendit, Vlora Çitakun. Megjithatë, kjo e fundit i ka kthyer shpinën.

Ai u afrua tek ulësja e deputetes Çitaku, por kjo e fundit duket se e injoroi duke mos dashur të komunikojë me të.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, të martën përdori gjuhë denigruese ndaj deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitakut, përgjatë seancës për energjinë elektrike.

"I ke bërë 100 vjet, ke mbetur pa martuar. Grua e keqe”, i ka thënë ai Çitakut.

Geci bëri gjithashtu edhe një deklaratë për ish-presidentin Hashim Thaçi duke uruar që Haga ta dënojë me burgim të përjetshëm siç bëri Gjykata e Prishtinës me Naim Murselin për vrasjen e Liridona Ademajt./Kosovapress