Mbledhja ka nisur rreth orës 09:40 dhe ka përfunduar pak çaste më parë, rreth orës 19:40. Burime nga A1 Report bëjnë me dije se ky ishte takim i brendshëm konsultativ mes ministrave dhe kryeministrit mbi reformat e bëra, tashmë që po afron përmbushja e 100 ditëshit të parë të qeverisë.
Ky nuk është takimi i parë që Rama bën jashtë kryeqytetit në takime informale. I fundit është zhvilluar në Korçë, para zgjedhjeve të pjesshme lokale atje për kryetar bashkie, ndërsa para z gjehdjeve t37☺ 23 qershorit, dy mbledhje të tilla u bënë në Vlorë dhe Shkodër.
Një ditë më parë kryeministri mblodhi kabinetin e këshillit të mininstrave, ku vendosi dhe emërimin e Idlir Peçit në postin e zv/ kryeministrit, ndërkohë që dy ditë më parë u kthye nga vizita e tij në Londër.
(Ne foto:Takimi i Edi Rames me ministrat në Vlorë para se të merrte detyrën)
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)