Të dielën kryeministri Edi Rama mbledh në Gjirokastër ministrat e qeverisë së tij që vijnë nga radhët e Partisë Socialiste.

Takimi është i programuar për paraditen e të dielës, i ideuar si një mbledhje informale.

Para se të rikthehet në Tiranë, kryesocialisti Rama do të zhvillojë po në Gjirokastër edhe një mbledhje me kryetarët e degëve të PS-së në 61 bashkitë e vendit.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com