Rama: Mbrëmë u kërcënua ambasadori i OSBE. Cili ndërkombëtar negocion me politikanë jelekverdhë?!

Kryeministri Edi Rama u pyet nëse ka ndonjë paketë nga ndërkombëtarët për të ulur në dialog palët politike në Shqipëri. Por kryeministri kujtoi atë se çfarë i ndodhi ambasadorit të OSBE-së mbrëmë gjatë protestës, ku militantë i shkruan me bojë në hyrjen e pallatit ku ai jeton: Turp për ju Borchardt, pasi kryediplomati dënoi ashpër aktet e dhunës në protestë dhe kërkoi mbajtjen e përgjegjësive nga organizatorët. Rama tha se ndërkombëtarët nuk mund të negociojnë në këto kushte, por vetë ai u shpreh i hapur për dialog.

"Natën është kërcënuar ambasadori i OSBE pas deklaratë që foli për organizatorë për dhunë kriminale. OSBE që kur flet duket se i ka të gjitha të peshuara në kandar farmacie. Një pyetje duhet t'ja bëjmë të gjithë vetes. A jemi vërtetë të vetëdijshëm se çfarë është kjo? Dhunë kriminale e pashembullt. Dikush në hije, dikush që ndihet i përjashtuar nga rrjedha e zhvillimeve ekonomike dhe shoqërore, vesh jelekun e  verdhë del në Elysse, ose tenton të shkojë deri në derën e Kuvendit të Francës dhe e bën këtë që është e papranueshme, e patolerueshme, por vjen nga dikush që ndihet se s'ka zë, s'ka asgjë për të humbur. Një grupim parlamentar që ka detyrimin kushtetues të përfaqësojë të tjerët që i ka dhënë votën, që del nga parlamenti dhe pastaj vjen natën para parlamentit me jelekun e verdhë, është fundi. Nuk ka ndërkombëtar që të ulen për të bërë paketë për të bërë negociata me këta. Nuk negociohet me jelekun e verdhë jo më me politikanë që kanë veshur jelekun e verdhë. Në sytë e ndërkombëtarëve. Se për mua, jam gati për dialog", tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama mesazh Bashës: Asnjë shans të rrëzosh qeverinë legjitime! Meqë mendon për popullin, hajde në dialog


G.M./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Universitetet amerikane u bëjnë thirrje studentëve të huaj të kthehen përpara inaugurimit të Trump

Universitetet amerikane u bëjnë thirrje studentëve të huaj të kthehen përpara inaugurimit të Trump