Rama mbron gardistin e 21
Janarit: Ai nuk ka vrarë askënd!
Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka folur për herë të parë mbi rolin e Agron Malajt, ish-gardist i përfshirë në zhvillimet e 21 janarit, që aktualisht është drejtor i OSHE-së dhe kreu lokal të PS-së në Mat.
Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka folur për herë të parë mbi rolin e Agron Malajt, ish-gardist i përfshirë në zhvillimet e 21 janarit, që aktualisht është drejtor i OSHE-së dhe kreu lokal të PS-së në Mat.
Emri i tij u përfol shumë si kandidat i mundshëm i PS-së për Dibrën sepse mban dhe postin e koordinatorit elektoral, por në listën finale ai nuk rezultoi i përfshirë.
Edi Rama flet për herë mbi rolin e Malajt në PS përmes një replike në rrjetin social “Facebook”, ku një komentues i shkruan se pse futi “vrasësin e 21 Janarit” në listën e kandidatëve, Rama shkruan se Agron Malaj nuk ka vrarë kurrkënd në jetën e vet.
“Po e quan skuadër atë që i prezantove shqiptarëve me Agron Malaj që vrau në 21 janar bravo të qoftë dhe gabim ke bërë që s’na vrave të gjithëve atë ditë”, i shkruan një komentues. “O Artur ku e lexove a dëgjove emrin Agron Malaj ti o lumadh, edhe pse ai s’ka vrarë askënd?!
Shikoje prezantimin e listës së Dibrës në videon përkatëse këtu dhe pastaj kërko falje po këtu që merresh me llafe rrugësh”,-i shkruan Rama komentuesit.
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që këtë 1 Maj ta urojë përmes fotografisë së një menaxhereje hoteli në Tiranë. Kreu i qeverisë përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook thekson se Iden Petraj është punësuar në një prej hoteleve më të mira në Tiranë përmes Shërbimit Kombëtar të Punësimit.
“Mirëmëngjes...dhe ju uroj 1 Maj të mbarë me këtë imazh të kësaj menaxhereje punësuar në një nga hotelet më të mira në Tiranë përmes Zyrave të Punës. Iden Petraj besoi tek Shërbimi ynë Kombëtar i Punësimit ku aplikoi dhe mori ofertën e përshtatshme vetëm një javë më pas.
Në 3 vitet e fundit janë punësuar 79096 punëkërkues vetëm nga zyrat e punës, ndërkohë që aktualisht janë dhe 38 mijë vende të lira në dispozicion. Por shumë më shumë mbetet ende për tu bërë për punësimin. Dhe shumë ka për të humbur nëse ndalemi sot. Prandaj përpara për Shqipërinë që duam me #Shtet#Punë#Mirëqenie”, ka shkruar Rama.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?
-
Po
55.1%
-
Jo
38.1%
-
Nuk e di
6.8%
Vota total: 2476
Lajme të tjera
-
Teuta, zonja që na pret në 'Opera'! 22 vjet në Teatër: Është shtëpia ime e dytë! Rrëfen sjelljen e artistëve dhe të politikanëve spektatorë: Ja, i preferuari im!
30 Mars, 19:27
-
Skënder Minxhozi: Shihni garën e Tiranës që të kuptoni ‘efektin Berisha’
30 Mars, 19:25
-
Sondazhi në Report Tv/ Gjikondi: Shqiptarët të ‘uritur’ për një lider të ri të opozitës! Burimi: Meta po përfiton në kurriz të Berishës
30 Mars, 19:21
-
Gara për Tiranën/ Bejko: Me Këlliçin kemi qenë brenda një PD-ja, Berisha na ndau
30 Mars, 19:11
-
Berisha falënderoi kandidatin e PD në Krujë për tërheqjen, Bejko: Tregues se fshihet pas këtij vendimi
30 Mars, 19:02
-
Plagosi me armë zjarri 60 vjeçaren, policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e ngjarjes në Lushnjë (EMRI)
30 Mars, 18:55
-
Kuvendi miraton me 70 vota pro ligjin për tatimin mbi të ardhurat
30 Mars, 18:37
-
Evropiani i tenistëve të vegjël mbahet në Shkodër, mbi 60 sportistë të vegjël për 4 ditë në Shqipëri: E donim fitoren, por u kënaqëm me mikpritjen
30 Mars, 18:31
-
Bejko në Report Tv: Bashkëpunëtorët e mi nën terrorin e Berishës! Nëse s’do pranoja kandidaturën, Alibeaj do jepte dorëheqjen
30 Mars, 18:28
-
I plagosën motrën me armë zjarri, flet vëllai i 60 vjeçares në Lushnjë: Ishim në gjyq sot për tokën, na bënë pritë kur po vinim në shtëpi
30 Mars, 18:25
-
Pësoi dëmtimin që i kushtoi sezonin, Armando Broja nis stërvitjet në palestër pas operacionit në gju
30 Mars, 18:10
-
I emëruar nga Biden për ambasador i SHBA në Tiranë, Kostelancik flet para Kongresit: Çojmë para reformën në drejtësi! Luftë korrupsionit dhe bashkëpunim në mbrojtje kibernetike
30 Mars, 18:08