VJENE - Në mbyllje të Ditës Shqiptare në Vjenë, Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar në Kreisky Forum, për të folur mbi Shqipërinë dhe Ballkanin, në fokusin e perspektivës europiane. Në Forum ishte i pranishëm edhe ish kancelari austriak Franz Vranicki. Ndërsa theksoi se integrimi europian është qëllimi më madhor i Shqipërisë, Kryeministri Rama u shpreh se qeveria shqiptare e sheh atë në radhë të parë, si procesi i ndërtimit të Europës brenda vendit.
“Integrimi europian në vetvete është për vende si Shqipëria dhe vende si tonat është më i rëndësishëm se anëtarësimi, sepse është i vetmi instrument i modernizimit real dhe i ndryshimit real.” është shprehur Rama
Ndër të tjera Rama tha se ndihma dhe mbështetja e Austrisë gjatë procesit ka qenë dhe mbetet për Shqipërinë, me rëndësi.
“Për qeverinë tonë, rrugëtimi drejt Bashkimit Europian është një rrugëtim drejt prosperitetit në paqes, liri dhe dinjitet. Unë shpresoj që ndërkohë që Shqipëria vazhdon rrugëtimin e saj të brendshëm të zhvillimit dhe transformimit dhe Austria të vazhdojë të jetë krah nesh, të jetë gjithnjë e më pranë nesh për të na shtyrë drejt drejtimit të duhur duke na ndihmuar në drejtimet ku duhet të ecim më shpejt.”
Kryeministri konsideroi gjithashtu një sfidë, rilindjen e imazhit të Shqipërisë.Teksa e vlerësoi integrimin europian si perspektivën e përbashkët të të gjitha vendeve të rajonit tonë, Kryeministri shprehu bindjen se një integrim i suksesshëm kërkon edhe një bashkëpunim e komunikim aktiv ndërrajonal.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.7%
-
Jo
62.3%
-
Deri diku
5.9%
Vota total: 2870
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zelensky flet për herë të parë për armëpushim: Ukraina në NATO, heq dorë nga territoret e pushtuara ruse
29 Nëntor, 22:48
-
Skandali me flamurin shqiptar, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Procedim disiplinor për policin, ka detyrim të respektojë simbolet e çdo bashkësie etnike
29 Nëntor, 22:32
-
Historike në Britani/ Parlamenti miraton me shumicë votash draftin për eutanazinë, ose vdekjen e asistuar!
29 Nëntor, 22:32
-
Shkrumbohet nga flakët magazina në Kurbin, Report Tv sjell pamjet! Shtëllunga të mëdha tymi në zonë
29 Nëntor, 22:21
-
Festa e 28 Nëntorit/ Paraburgim për shqiptarët që dogjën flamurin e Maqedonisë! BDI: Të dorëhiqet ministri i Brendshëm
29 Nëntor, 22:18
-
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania dislokon trupa
29 Nëntor, 22:18
-
Hidhet bojë me dron mbi Ambasadën ruse në Suedi
29 Nëntor, 22:05
-
'Revolucioni i Qershorit 1924!' 'Elektroshok' nga profesor Ardian Ndreca
29 Nëntor, 22:05
-
Zjarr i madh në një fabrikë këpucësh në Kurbin, rrezikohen banesa! Zjarrfikësit në luftë më flakët, bllokohet aksi Milot-Laç (VIDEO)
29 Nëntor, 22:04
-
Në Siri po rindizet lufta civile, rebelët futen në Aleppo për herë të parë pas 8 vitesh
29 Nëntor, 21:55
-
E bleu 6.2 milionë dollarë në një ankand, miliarderi Justin Sun ha bananen ‘Cattelan’ (VIDEO)
29 Nëntor, 21:46
-
‘Shqipëria ka marr vëmendje të madhe, amerikanët blejnë shtëpi këtu’, Marko Kepi në Report Tv: S’merremi me politikë, e shohim si përçarje! Duhen kandidatë që përfaqësojnë diasporën, jo partinë
29 Nëntor, 21:18