Rama: Më 11 Maj fokusohuni te negociatat, jo partitë! Të japim një dorë së bashku për të shkruar historinë

 

Kryeministri Edi Rama, në komunikimin live me qytetarët në rubrikën “Sy m’sy” në Facebook, tha se shqiptarët duhet të bëhen së bashku për të mundësuar anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Kreu i qeverisë tha se qytetarët në zgjedhjet e 11 Majit duhet të fokusohen te negociatat dhe jo të partitë.

“Nuk ka rëndësi se kur më mbaron mandati, por rëndësi që të mbyllen negociatat në 2027. Në 11 Maj të gjithë duhet të fokusohen te negociatat dhe jo të partitë. 1 mijë vetë që janë sot tani që flasim punojnë për negociatat. Janë 40 skuadra në të gjithë rrafshin e punëve të shtetit. Ata duhet të garantojnë që negociatat mbyllen në 2027 dhe ne duhet të bëjmë të gjitha detyrat e shtëpisë, si qeveri, parlament si institucionet e pavarura. Kur të mbyllen negociatat në 2027, më pas komisioni i dorëzon 27 vendeve raportin që Shqipëria mbylli negociatat dhe për ne është shtet i ri i BE. Dhe 27 parlamentet do të ngrenë dorën dhe pranojnë Shqipërinë. Flasim për historinë sot, jo sa bëjnë 7x7. Historinë më 11 Maj çdo shqiptar mund të japë një  dorë që ta shkruajmë së bashku. PS është thjesht forca e duhur në vendin dhe në kohën e duhur.”, u shpreh kryeministri.


Lajmi kryesor:

Rama: Integrimi në BE ekzistencial, s’mund të jemi delja që e ha ujku! S’ka rëndësi nëse s’ulem unë i pari në tryezën e Unionit, mund të jetë edhe një socialiste


Xh.D/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

Rama iu lë ‘porosi’ socialistëve: Duhet të jemi të pamëshirshëm për çdo votë! Më 11 maj të triumfojmë, vetëm kështu mund t’i bëjmë presion politik BE për integrimin

Rama iu lë ‘porosi’ socialistëve: Duhet të jemi të pamëshirshëm për çdo votë! Më 11 maj të triumfojmë, vetëm kështu mund t’i bëjmë presion politik BE për integrimin