Shkodër/ Beci: Qyteti s’kishte asnjë semafor, javën tjetër i vendosim! Rama ironizon Spahinë: E ka pasur mendjen për të rrëzuar qeverinë

Shkodër/ Beci: Qyteti s’kishte asnjë semafor, javën tjetër i vendosim! Rama ironizon Spahinë: E ka pasur mendjen për të rrëzuar qeverinë

Kryebashkiaku Benet Beci dhe kryeministri Edi Rama në Shkodër

Shkodër- Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga kryebashkiaku Benet Beci pa disa prej punimeve të kryera në qytet për fasadat e disa prej pallateve të cilët tashmë janë transformuar dukshëm nga gjendja e tyre e mëparshme.

Gjatë rrugës për të shkuar në lokalin ku e prisnin ministrat e kabinetit qeveritar të cilët ishin të pranishëm në mbledhjen e sotme me kryebashkiakët e vendit, kryebashkiaku Benet Beci i vuri në dukje faktin që në Shkodër nuk ka pasur asnjë semafor dhe se procesi për vendosjen e tyre do të vijojë gjatë javës së ardhshme. Ndërsa kryeministri tha se arsyeja është se kryebashkiaku paraardhës Bardh Spahia ka pasur qëllim rrëzimin e qeverisë, jo zhvillimin e qytetit. 

Benet Beci: S’ka asnjë semafor në Shkodër, tani që kaluam ne ishte i pari këtu. Po për një javë besoj i vendosim.

Rama: Normale se nuk kishte semaforë se e kishin mendjen 'hajde të shkojmë të rrëzojmë qeverinë'.

Gjatë ecjes, Rama u takua edhe me disa prej qytetarëve, me të cilët u ndal për të bërë foto.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shkodrani: 10/03/2024 12:40

    Me ne fund nje lajm i mire per qytetin tone . Per here te pare ne historine e ketij qyteti vendoset nje semafor ne qytetin qe ne vitin 1920 kishte 42 piano ne shtepite e qytetareve.

    Përgjigju
  • Teki Xhemali: 10/03/2024 12:22

    E di nalmadhnia e tij qe ne Vlore jemi si ne pyll kalon ne kryqezim me i forti!!!???

    Përgjigju
  • Vlonjat: 09/03/2024 22:11

    Kjo eshte te flasi By.. para mendjes,po ne Vlore qe keni 30 vjet me kryetar bashkie te PS ,ndertuat dhe rruugen nga xhamia e deri te tyneli dhe nuk ka asnje semafor fajin kush e ka?! Jeni njera force me M se tjetra as je ndryshim nuk keni.

    Përgjigju
    • Besi: 09/03/2024 23:23

      Semafor te xhamia apo te tyneli boll se na shkrive o vlonjat shkodre

  • Nexho Shabani: 09/03/2024 22:09

    He ku je Kim Jong Un.

    Përgjigju
  • Shkodra: 09/03/2024 21:50

    Në gjithë Europen po mundohen te heqin semaforët dhe ti zëvendësojnë me rrethrrotullime sepse janë më efikase. Mos harxhoni lek kot me semafore. Investoni në shëndetësi dhe arsim se janë për tokë, nuk guxon robi me u sëmurë se të rrjepin nga lekët kasapët e Shkodres.

    Përgjigju
    • gjergji: 10/03/2024 12:41

      Shkodra:Bravo i qofte kan gjet te marre se edhe kur i "rjepin" ndjejne knaqesi.Ta dish:ne te gjithe boten kujdesi per shendetin paguhet.I famshem proverbi :ke shende aq sa para ke e sa ti paguan.Ky asht kapitalizmi

  • Vlore: 09/03/2024 20:55

    Kur te jani darke thuaj dhe Ermalit qe as Vlora ska semafor po behen 30 vjet i hoqi Babi Ermalit mase i vendos i biri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Agron Gjekmarkaj: Sami Repishti iku, la pas një monument

Agron Gjekmarkaj: Sami Repishti iku, la pas një monument