Rama lë në mes takimin me sipërmarrësit: Duhet të sigurojmë vaksina të tjera, fiksimi i këtyre ditëve! 150 Start Up-e janë ndihmuar, ky sektor vizion për Shqipërinë 2030

Kryeministri Edi Rama nuk ka qëndruar deri në fund të bashkëbisedimit online me biznese Start Up dhe sipërmarrës të rinj përfitues nga skemat mbështetëse për bizneset dhe inovacionin, për shkak se i është dashur të largohet sepse ka një tjetër takim sa i përket sigurimit të vaksinave anti COVID. Teksa theksoi se në fokusin e këtyre ditëve është vaksina, Rama tha se ai do të largohet për të marrë më shumë doza të vaksinës në vazhdim. Kujtojmë se sot pritet të mbërrijnë në Shqipëri dhe 8190 doza të tjera vaksinash nga Pfizer.

 Bizneset e reja të vogla dhe të mesme ishin kryefjala e bashkëbisedimit që kryeministri Edi Rama zhvilloi me përfaqësues të Start Up-eve. Gjatë bashkëbisedimit Rama theksoi se është bërë një zhvillim kolosal sa i përket ndihmës ndaj sipërmarrjeve të reja, duke u dhënë mundësi shumë individëve të marrin shërbime pa kosto. 

“Kemi bërë një zhvillim kolosal me nga u nisëm jo me ku  do të mbërrijmë, duke u dhënë mundësi individëve duke marrë shërbime pa kosto dhe pa korrupsion. Mund të thuhen shumë gjëra por sdo tju marr kohë më shumë, thjesht bëra një hyrje të përmbledhur”, tha Rama.

Në vizionin e Shqipërisë 2030, sipas kreut të qeverisë bizneset inovative do të zënë një peshë të madhe. Deri më tani Rama shtoi se 150 Start Up-e janë ndihmuar drejtpërdrejt, duke theksuar se jemi në fazën e çeljes së një embrioni. Qendrat e reja që do të shërbejnë për të trajnuar dhe mësuar të rinj, sipas kryeministrit do të hapen në disa qytetet të Shqipërisë duke nisur nga piramida në Tiranë, Shkodër, Vlorë që do trajnojnë të rinjtë në fushën e kodimit për të fituar paga të kënaqshme pa qenë nevoja të dalin nga vendi. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:25
Rama largohet nga takimi me sipërmarrësit e rinj: Do të vazhdoj përpjekjet për sigurimin e vaksinës anti-COVID, kemi nevojë për të rritur dozat

 

Kryeministri Edi Rama është larguar nga takimi që po zhvillonte së bashku me ministren e Financave Anila Denajn online me biznese Start Up dhe sipërmarrje të reja përfituese nga skemat mbështetëse për bizneset dhe inovacionin.

Rama tha se po largohet pasi do të jetë në një tjetër dhomë për të vijuar përpjekjet për të siguruar doza të tjera vaksine.

'Më vjen shumë keq që duhet t'ju lë në këtë moment. Më vjen shumë keq për veten sepse do të doja të isha deri në fund të bisedës, por besoj e dini se fiksimi i këtyre ditëve është vaksina. Jam në një tjetër dhomë për të vazhduar përpjekjet  për vaksinën. Kemi nevojë për të rritur dozat në dispozicion dhe për ti rritur sa më shpejt dhe kemi disa kanale të hapura. Besoj më mirëkuptoni sepse nuk do t'u kisha lënë sot për asnjë arsye tjetër.'-tha Rama.

Ora 16:06
‘100 të rinj që fitojnë 1-8 mijë euro në muaj’, Rama u përgjigjet skeptikëve: Në Korçë është hapur programi, do krijojmë rrjet në të gjithë Shqipërinë

Gjatë një takimi online në lidhje me mbështetjen e Star up-eve të reja, kryeministri Edi Rama iu përgjigj skeptikëve në lidhje me deklaratat e bëra pak ditë më parë ku tha se në Korçë ka të rinj që paguhen 1-8 mijë euro në muaj. Rama tha se shumë të rinj sot janë dëshmitarë të këtij realiteti që ndodh jo vetëm në Korçë. Ai tha se janë gati qendrat në disa qytetet të Shqipërisë duke nisur nga piramida në Tiranë, Shkodër, Vlorë që do trajnojnë të rinjtë në fushën e kodimit për të fituar paga të kënaqshme pa qenë nevoja të dalin nga vendi.

“Jemi në proces për të bërë gati një hapësirë fantastike me standarde më të larta europiane dhe bashkëkohore për të strehuar shumë iniciatorë dhe për ta kthyer piramidën në qendër të madhe inovacioni. Në Korçë është hapur programi fleksibël për mbështetjen e start up-eve njësoj si në Shkodër. Korça ka marrë një fond për të mbështetur realisht këtë projekt. Në Vlorë jemi duke përgatitur transformimin e asaj godinës fantazëm në një qendër të komunitetit për kodimin dhe duam të krijojmë një rrjet të tërë me qendra të tilla në të gjitha qendrat e qarqeve të Shqipërisë që të rinjtë të përfshihen në këtë rrjet dhe të trajnohen për t’u kthyer në kodues dhe për të marrë dhe dije të tjera, për të dalë në një treg pa dalë nga Shqipëria. Kam parë përqeshje për atë që thashë se ndodh në Korçë por edhe ju jeni dëshmitar të këtij realiteti që të rinjtë mund t’i japin vetes punë me pasion dhe jo thjesht për t’u ushqyer dhe për t’u paguar ashtu sikur askujt nuk ia pret mendja se mund të arrihet”, tha Rama.

“Në Korçë janë të paktën 100 të rinj që sot fitojnë nga 1-8 mijë euro në muaj, janë komplet në botën e tyre nuk punojnë as në shtet as në privat, por thjesht kanë gjetur punë në internet dhe bëjnë shërbime për të tretë që ju sjellin të ardhura në Shqipëri dhe sot janë 2.4 mln vende pune të lira që konsiderohen si potencial i këtij momenti për shërbime të kësaj natyre për kompani që mund të jenë në fund të botës e arrihen me një klik”, ishte kjo deklaratë e Ramës e bërë pak ditë më parë.

Ora 15:53
Rama: 150 Start Up-e janë ndihmuar drejtpërdrejt, drejt çeljes së një embironi! Në vizionin e Shqipërisë 2030, ky sektor zë peshë të madhe

 

Gjatë një bashkëbisedimi online me biznese Start Up dhe sipërmarrje të reja kryeministri Edi Rama tha se 150 Start Up-e janë ndihmuar drejtpërdrejt, ndërsa shtoi se jemi në fazën e çeljes së një embrioni.

Në vizionin e Shqipërisë 2030, Rama tha se ky sektor do të zërë një peshë të madhe.

“Nismat e këtij lloji ishin individuale pa asnjë rreze drite. Së pari dua të them që ne kemi vendosur një fond të veçantë në dispozicion të sipërmarrjeve të kësaj natyre duke i shtrirë nga shërbimim te prodhimi... Në këtë skemë më vjen mirë të them që nga 61 ndërmarrje të vogla dhe të mesme që kanë përfituar dhe që përbëjnë 66% të aplikuesve, 30 ndërmarrje janë fituese dhe kanë marrë mbështetje në fushën e audititimit, të informacionit...

Në këtë skemë është përfshirë dhe Be dhe janë deri më sot 150 start Up-e që janë ndihmuar drejtpërdrejt dhe të gjitha këto shifra vlejnë vetëm për të thënë diçka që këtu ka shumë potencial për të zhvilluar dhe jemi në fazën e çeljes së një embrioni.

Për këtë arsye ne besojmë shumë se ndërveprimi me ju është themelor, dhe ju sduhet të ndiheni si aktorë pasiv në këtë proces por duhet të jeni aktorë aktiv, duhet të nxisni gjetjen e rrugëve për të dhënë përgjigje të reja së bashku dhe besoj shumë që ju na keni ndihmuar realisht me punën dhe dëshmitë tuaja të punës që të shohim më lartë dhe të kuptojmë më mirë se këtu ka një prespektivë të jashtëzakonshme.

 Ka një potencial real për ta zhvilluar këtë sektor, dhe në mbyllje dua të them që në vizionin e Shqipërisë 2030 pesha që zë ky aspekt po themi i jetës sonë ekonomike dhe sociale është shumë herë më e madhe se sa pesha që ka zënë në të shkuarën në raport me aspekte të tjera është një aspekt që ndërthyret me aspektet e tjera dhe i fuqizon në çdo fushë”, tha Rama.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Caci: 22/02/2021 19:27

    E mire o mire! Ku te fal ky more, me lopate e do, me cekan, me mistri, me parmende, me laptop, me furca e me te tera zanatet. Lere se smbahemi dot. Shume punesh. Do per rend e siguri e ushtri, i ben vete, per punet e jashtme, vete, per art e kultute e muzike, vete. Vaksinat i siguron ee, transporton ee madje kot pse nuk i injekton ? Ti jape nje dore dhe ti mbaroje te 2 milione qe jemi sa hap e mbyll syte. Dhe thoni qe Saliu rrinte nga mengjezi ne darke ne zyre. Sikur punonte. Jo or jo. Ja keshtu punohet, vete kudo. I propozojme kuvendit dhe shokut Gramoz, tua heqe pagen ministrave e zv. Ministrave edhe drejtuesve te organeve shteterore. Nuk kemi ci duam. Parate tia hedhin Kryeministrit se ai po i ben vete punet qe duhet ti benin te tjeret. Edhe per keto gjykatesit a prokuroret e korruptuar. Hiqini te tere dhe ta beje Rama punen e drejtesise. Sa malet rrofsh, degjove, degjova thuaj!!!

    Përgjigju
    • Pall karrote: 23/02/2021 00:41

      A te ka then kush qe je nje p.k nje cop idioti? Nqs jo ja po ta them un tani

  • Turi: 22/02/2021 16:52

    Mer vaksinen Ruse dhe leri paragjykimet se u paralizua vendi , mendo dhe vepro per me te miren e popullit

    Përgjigju
    • Vlora: 22/02/2021 17:33

      Ik o Turi..me gjithe Rusine, qenke mbrapa bote

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale