Rama me biznesin e madh: Të krijojmë fondin për të ndihmuar të varfrit

Kryeministri Edi Rama kërkon nga biznesi i madh krijimin e një fondi solidar për të ndihmuar familjet në nevojë për probleme të ndryshme, por edhe rastet e fatkeqësive natyrore. Ai tha se ambicia e qeverisë nuk është krijimi thjeshtë i një rrethi të mbyllur, por lidershipi kombëtar në emër të përgjegjësisë sociale dhe në funksion të Shqipërisë solidare. Ky fond, tha ai më tej, duhet të kthehet në një adresë të hapur për donacione brenda apo jashtë vendit.

"Për shkak të një mjedisi shumë të ngarkuar, jo për fajin tuaj, por të politikës në radhë të parë shumë kush në këtë vend nuk arrin dot të vlerësojë ashtu sikur duhet kontributin e jashtëzakonshëm që biznesi i madh në Shqipëri jep. Arsyeja që dëshiroj të ndaj me ju një ide që mendoj se i ka ardhur koha, që duke u nisur nga shembujt pozitiv që gjenden mes jush dhe duke parë edhe nevojën që ka shoqëria.

Ndjesia ndaj biznesit të madh dhe atyre që bëjnë më shumë dhe fitojnë më shumë rrezikon të kthehet në një egërsi shoqërore. Dëshiroj të ngre para jush idenë e krijimit të një fondi të Shqipërisë solidare për të adresuar bashkë me ju nevoja dhe halle në drejtim të atyre që janë në nevojë dhe në hall. Ideja bazë e këtij fondi nuk është një taksë plus që shkon në buxhetin e shtetit, por një mekanizëm i strukturuar bashkëpunimi mes qeverisë dhe biznesit të madh, apo më saktë mes qeverisë dhe sipërmarrësve të mëdhenj. Qeverisë dhe jush si individë. Të biem dakord, që secilit ti bjerë një barrë e barabartë. Mekanizimi do të kontrollohet nga ju dhe jo qeveria.

Qeveria do të sjellë pranë jush nevojat dhe bashkë me ju si pjesëtare e një bordi duke diskutuar si do të zgjidhet nga ju dhe do të bëjë të gjithë procesin të përcaktojë se cilat janë për atë sasi të përbashkët kontributi ato halle dhe nevoja të menjëhershme që duhen kthyer në projekt dhe duhen realizuar në jetën e përditshme. Ambicia nuk është të krijojmë thjeshtë një rreth mbyllur, por të krijojmë me biznesin e madh bërthamën e një lidershipi kombëtar në emër të përgjegjësisë sociale dhe në funksion të Shqipërisë solidare. Ky fond të kthehet në një adresë të hapur për donacione brenda apo jashtë vendit. Pa ju nuk ka ushqim këtu, pa ju mbeten vetëm lumenjtë për të pirë ujë, pa ju nuk ka shtëpi të reja, e shumë e shumë gjëra bazike" tha Rama.

Gjatë fjalës së tij, Rama iu përgjigj edhe retorikës dhe sulmeve të Lulzim Bashës kundër biznesmenëve që lideri demokrat i quan oligarkë. "Fryma e agresivitetit kundër përfaqësuesit të një familje të madhe apo kundër këtij gogolit, “oligarkut” rritet dhe ju e dini shumë mirë, pasi i keni parë dhe dëgjuar të gjithë që arrihet deri në pikën që dilet nëpër televizor dhe flitet në emër të shoqërisë dhe të pavarurve dhe bëhen ftesa për të djegur ndërmarrjet tuaja, bëhen ftesa për të djegur bankat. Bëhen ftesa për t’ju turrur shtëpive tuaja" tha ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë