Rama me Cameron: Folëm për emigrimin e paligjshëm, do i shkojëm deri në ‘rrënjë’ këtij problemi

 

Kryeministri Edi Rama në takim me sekretarin e jashtëm Britanik tha se kanë diskutuar edhe për problematikën e emigracionit të paligjshëm. Rama tha se do t’i shkojnë deri në rrënjë këtij problemi.

Kemi folur edhe padyshim për projektin apo programin e përbashkët të luftës kundër trafikut të paligjshëm të qenieve njerëzore dhe patjetër që jemi shumë të kënaqur me rezultatet e arritura, por operacioni ynë i përbashkët do vazhdojë, gatishmëria në dekurajimin e flukseve të këtij trafiku do të jetë maksimale edhe në vazhdim. Natyrisht lidhet edhe me vullnetin e përbashkët për t’i shkuar në rrënjë këtij problemi.


Lajmi kryesor:

David Cameron në Tiranë: Vazhdoni reformat, ju mbështesim në trajnimin e gjyqtarëve! Punë e mirë kundër emigracionit! Rama: Britania do financojë hekurudhën Durrës-Prishtinë


SI.E./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë