Rama me dy urime: 8 Marsi, preludi
i fitores së PS dhe i grave

Rama me dy urime: 8 Marsi, preludi<br />i fitores së PS dhe i grave
TIRANË – Duke uruar që ky 8 Mars të jetë preludi i fitores së Partisë Socialiste më 23 Qershor, kryetari i PS-së, Edi Rama, uroi që edhe për gratë e vajzat shqiptare të jetë një ndryshim, që ka të bëjë me qasjes e qeverisë ndaj problemeve tyre.
Kësisoj, me dy urime në një ditë, Rama hapi sot festimet e Ditës së Grave, 8 Marsit me përfaqësuese të tyre, nga shtresa të ndryshme të popullsisë.

"“Duke ju uruar këtë festë dhe duke uruar që ky 8 mars të jetë preludi i fitores sonë në 23 qershor",- tha Rama, -"ç'ka për gratë dhe vajzat do të thotë një ndryshim i qasjes së qeverisë ndaj problemeve të tyre, kam dëshirë t’ju tregoj një fjalë shumë të bukur të një gruaje jashtëzakonisht të bukur që quhet Sofia Loren.

Sofia Loren thotë: ‘Zoti nuk e bëri gruan duke i hequr burrit kokën për t’ja vënë gruan mbi supe. Nuk e bëri as duke i hequr këmbën për ta vënë gruan nën këmbët e burrit. E bëri duke hequr një brinjë për ta vendosur atë në krah si të barabartë me burrin’. Është një mënyrë poetike për të thënë në fakt atë që është edhe ideali ynë i barazisë gjinore në një shoqëri ku ka jashtëzakonisht shumë për të bërë në këtë drejtim".

"Në një shoqëri", - përfundoi Rama,-"ku ne kemi bërë disa gjëra të vlefshme, por jo vetëm nuk i konsiderojmë arritje të fundme, por përkundrazi i vlerësojmë vetëm si hapat e parë drejt një rrugëtimi, ku duam të rilindim Shqipërinë dhe bashkë me të edhe shpresën dhe ëndrrën se gratë dhe vajzat në këtë vend do të ndjehen ndryshe, do të trajtohen ndryshe dhe do të munden më në fund të shihen si të barabarta me burrat dhe me djemtë”

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

'Daily Express': Shqipëria, vendi i vogël evropian më i bukur se Greqia dhe Kroacia

'Daily Express': Shqipëria, vendi i vogël evropian më i bukur se Greqia dhe Kroacia