Rama me fasonët në Tiranë:
Premtimet do të mbahen
Kryeministri u rikthye në një nga fabrikat fason në kryeqytet ku ka qenë në 18 mars të vitit 2013, si kryetar i opozitës, periudhë që Rama angazhua për lehtësira për të gjithë industrinë fason në vend. Rama ka deklaruar se së shpejti problemet me taksat, doganat dhe TVSH-në zero do të aplikohen në të mirë të fasonëve.
TIRANE- Pas takimeve me bisnesin fason në disa rethe , kryeministri Edi Rama, është ndalur në Tiranë , ku ka vizituar nga afër këto bisnese. Kryeministri u rikthyer në një nga fabrikat fason në kryeqytet ku ka qenë në 18 mars të vitit 2013, si kryetar i opozitës, periudhë që Rama angazhua për lehtësira për të gjithë industrinë fason në vend. Pas reth një viti bashku me Ministrin e Zhvillimit Ekonomik dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj, Rama u bëri të ditur drejtuesve të këtij biznesi disa nga masat konkrete që do të merren gjatë javëve që vijnë , për të ndihmuar edhe më shumë këtë sektor të rëndësishëm të ekonomisë .
“Kemi ardhur dhe më parë këtu. Jemi kthyer, pasi me detyrat që na keni dhënë, 42 pika i ka shënuar Ministri Ahmetaj, ne po përgatisim sintezën, por janë disa masa që janë absolutisht të domosdoshme.
Së pari, heqja e gjithë taksës së punës për të punësuarit e rinj, për një periudhë të caktuar kohore. Ulja e nivelit të riskut në doganë për të kaluar nga dy-tre ditë në disa orë dhe për të mbyllur një histori të vështirë. Nuk diskutohet heqja e gjithë barrës së kontrolleve dhe të atyre abuzimeve skandaloze që ju vuajtët deri në fund. Nga ana tjetër TVSH-ja zero për makineritë, për të gjithë listën, jo gjysma-gjysma, siç ka qenë deri tani, nuk diskutohet,” u shpreh kryeministri Rama.
Gjatë takimeve kryeministri theksoi se vazhdon të jetë në rritje edhe interesi i shumë sipërmarrëvse të huaj .
Kryeministri shtoi gjithashtu tha se qeveria do ta mbështesë industrinë fason duke krijuar kushte që të mund të përballohen sipërfaqet me qera, që të mund të përballohet rritja e fuqisë punëtore, pa pasur barrën e sigurimeve për një periudhë të caktuar, Rama tha se Shkollat profesionale, do kthehen në shkollat e fabrikave që të lidhet drejtpërdrejtë me to, duke sjell rritje të punësimit.
Redaksia Online
(ak/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.9%
-
Jo
62.4%
-
Deri diku
5.7%
Vota total: 2323
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjermania do të ridislokojë sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot në Poloni
29 Nëntor, 16:22
-
Moti i keq/ Shi dhe reshje bore, policia thirrjeve drejtueseve të mjeteve: Kujdes në qarkullim! Firmat kontraktore po punojnë për pastrimin e rrugëve
29 Nëntor, 16:07
-
Shefi i spiunazhit të Britanisë: Rusia po kryen fushatë sabotuese në Europë
29 Nëntor, 16:02
-
Real Madridin e ndjek tersi, pas humbjes me Liverpool i përplaset edhe autobusi (VIDEO)
29 Nëntor, 15:59
-
Moti i keq/ Reshje shiu në mbarë vendin, në zonat malore borë! Gurë e inerte në rrugë, ARRSH: Kujdes në qarkullim
29 Nëntor, 15:56
-
Libri, fakte të reja në 'Të rënët e Luftës së II Botërore'! 28 mijë dëshmorë? Studimi me shifra të reja! Rama: Historinë e shkruan fitimtarët! Nika: Koha që historia të shkruhet pa emocione e censurë
29 Nëntor, 15:30
-
Hyn në fuqi vendimi! Bonusi i fundvitit tërhiqet nga java e dytë e dhjetorit deri në fund të qershorit 2025! Më pas 'digjet'
29 Nëntor, 15:28
-
Superliga/ Java e 15-të nis me surpriza, Bylis mposht 1-0 Vllazninë në Ballsh! Të diel spikat derbi Tirana - Partizani
29 Nëntor, 15:23
-
Kuvendi një ditë pa "zhurmë" e molotovë! Fëmijë e të huaj në karriget e ligjvënësve: Mos harroni nga vini!
29 Nëntor, 15:13
-
U arrestua në Rinas, FOTO e turkut të dyshuar si kreu i trafikut të heroinës nga Irani në Europë
29 Nëntor, 14:56
-
KKT miraton lejen për ndërtimin kullave të reja në Tiranë, mes tyre 'Lift Tower' ku do vendoset Kadastra
29 Nëntor, 14:50
-
Keni flokë të yndyrshëm edhe pas larjes? Ky është gabimi që po bëni
29 Nëntor, 14:46