Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas takimit të kryeministrit Edi Rama me fermerët e Manzës, në Durrës.
Basha ka publikuar në rrjetin social Facebook një album fotografik ku tregohet situata në Laç, ndërsa i ka kërkuar Edi Ramës të lërë shfaqjet në televizion e tu japë ndihmë familjeve të përmbytura.
"Edi Rama, sa rri në televizor e flet për investime imagjinare, të shkojë në Laç e të shikojë impaktin e "investimeve" të tij. Qindra familje janë në ujë e qindra të tjera në rrezik permbytje. Asnjë ndihmë nga qeveria, asnjë mbështetje financiare dhe pse brenda një viti janë përmbytur pesë herë. Përballu me qytetarët që i ke lënë në mëshirë të fatit, mos u fshih pas regjisë qendrore me pseudo takime ku atyre që të thonë të vërtetën u mohon të drejtën e fjalës", thekson Basha në reagimin e tij.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com