Rama me grupin negociator të Shqipërisë me BE-në: T’i tregojmë Brukselit seriozitetin dhe cilësinë e punës sonë

Kryeministri Rama ka dalë sot në një konferencë për mediat me ekipin e negociatave me Bashkimin Evropian.  Në takim merrte pjesë edhe Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka, si dhe Ministrja e Shtetit, njëkohësisht Kryenegociatore Majlinda Dhuka. Rama tha se tashmë misioni është që vendi të fitojë respektin në aspektin teknik, pas respektit politik që mori. 

“Është themelore që të garantojmë me punën, me seriozitetin, me cilësinë e materialeve, me cilësinë e komunikimit që Shqipëria të shikohet me respekt në çdo hap. Atë respekt të fituar në aspektin politik ta fitojmë edhe në aspektin teknik. Skuadra shqiptarë në Bruksel të krijojë përshtypje serioziteti dhe në Bruksel të flitet për cilësinë e punës së skuadrës shqiptare”, tha Rama.

Kryeministri lavdëroi punën e deritanishme të ambasadorit Mazi dhe tha se me emërimin e Majlinda Dhukës procesi fiton një dimension të ri. 

“Vendosja e kryenegociatores së re nënvizon ndryshimin e natyrës së marrëdhënies me Bashkimin Evropian. Ambasadori Mazi bëri një punë të lavdërueshme, duke bërë një punë të jashtëzakonshme diplomatike. Ndërsa tani ndryshon qasja. Procesi tani kërkon një profil teknik”, tha ai.

Rama tha se Dhuka i ka kompetencat e të gjithë procesit që lidhet me përthirthjen e normativës evropiane në të drejtën kombëtare. Sipas tij ajo ka detyrimin e informimit të vazhdueshëm të parlamentit, duke garantuar të gjithë procesin horizontal në komunikim të vazhdueshëm me çdo ministri. 

Kryenegociatorja e sapoemëruar, Majlinda Dhuka,  e nisi fjalën e saj me falënderim ndaj qeverisë, ndërkaq theksoi përgjegjësinë për detyrën e re.

“Faleminderit për besimin tuaj dhe të qeverisë shqiptare. Është me përgjegjësi të lartë që e nis detyrën time sot. Të dashur kolegë, kërkoj bashkëpunim, shpejtësi, progres, rezultat. Me shumicën prej jush kam punuar edhe më herët. Momenti është historik, besimi qe na është dhënë është i veçante, do t’ju lutesha për bashkëpunim maksimal”, tha ajo.

Fjala e plotë e Kryeministrit Rama

Sot dua të them disa fjalë lidhur me fillimin e procesit të negociatave, gjë për të cilën kemi edhe një Ministre të re të Shtetit, e cila do të ndjekë çdo ditë pa pushim këtë proces, për llogari të qeverisë dhe si përfaqësuese e drejtpërdrejtë e imja, e Kryeministrit, duke garantuar maksimumin e angazhimit dhe duke garantuar edhe maksimumin e koordinimit të të gjithëve ju, në një proces që është jashtëzakonisht sfidues posaçërisht për thellësinë e adresimit të të gjitha problematikave të çdo sektori dhe për thellësinë e koordinimit mes gjithë sektorëve.

Është shumë e rëndësishme që angazhimi për procesin të jetë prioriteti absolut i secilit dhe secilës prej jush dhe patjetër edhe i të gjithë atyre që janë nën varësinë tuaj ose që kalojnë tani  nën varësinë e Kryeministrisë, duke udhëhequr në të përditshmen e tyre si staf i ministres së Shtetit për negociatat dhe që është njëkohësisht edhe Kryenegociatorja e Republikës së Shqipërisë.

Ky është një ndryshim që e kemi darkodësuar paraprakisht me Ministren për Europën dhe Punët e Jashtme dhe me Ministren e Shtetit, që do të thotë që e gjithë drejtoria dhe të pesë sektorët që janë pjesë e saj në Ministrinë e Jashtme, tani është koha të kalojë në varësi të drejtpërdrejtë këtu në Kryeministri dhe të administrohet në të përditshmen  e vet nga Ministrja e Shtetit.

Ministrja e Shtetit ka kompentencat e të gjithë procesit që lidhet me përthithjen e normativës evropiane në të drejtën kombëtare, patjetër ka dhe detyrimin  e  informimit të vazhdueshëm dhe të qëdrueshëm të parlamentit, por këtu, duke garantuar të gjithë procesin horizontal në komunikim të vazhdueshëm me çdo ministri dhe këtu vjen fokusi tek roli i secilit dhe secilës prej jush.

Dua që të jemi shumë të qartë që ju e dini shumë mirë, jam i bindur, por nuk është e tepërt ta përsërisim se në këtë proces intensiteti i punës suaj dhe intensiteti i  ndërveprimit me Komisionin Europian, rritet eksponencialisht, pra nuk jemi më në kushtet e një ndërveprimi me intensitetin e deritanishëm.  Mjafton të kemi parasysh që vizitat tuaja në Bruksel dhe të përfaqësuesve të Komisionit këtu, janë të përjavshme, nuk janë të përdisamuajshme por janë të përjavshme.

Dhe është themelore që secila dhe secili prej jush të garantojë me punën, me seriozitetin, me cilësinë e materialeve, me cilësinë e komunikimit dhe të ndërveprimit që Shqipëria të shikohet me respekt në çdo hap.  Atë respekt që kemi fituar në aspektin politik, duhet ta fitojmë tani në aspektin teknik. Unë dua që në Bruskel skuadra shqiptare të krijojë një përshtypje absolutisht pozitive dhe dua që në Bruksel të flitet për seriozitetin, të flitet për këmbënguljen, të flitet për kapacitetet dhe të flitet për cilësinë e punës të skuadrës shqiptare.

Pjesën më të madhe tuajën, kam pasur mundësinë t’i njoh, kam pasur mundësinë t’i vlerësoj për cilësitë dhe kam pasur mundësinë ta shikoj edhe në një progres të caktuar, pasi kam parasysh këtu, disa nga zëvendësministrat kanë qenë pjesë e kësaj rruge qysh në krye të herës.

Puna juaj ka folur vetë për aq sa ka qenë, por tani volumi i punës është i tillë që sfida është komplet e re. Dhe jo vetëm kaq, por është shumë e rëndësishme që të theksoj këtu se vendosja e kryenegociatores së re, faktikisht nënvizon ndryshimin e natyrës se marrëdhënieve mes nesh dhe Bashkimit Europian përmes Kryenegociatorit si urë. Ambasadori Mazi bëri një punë shumë të lavdërueshme diplomatike, duke qenë një krah shumë i rëndësishëm në këtë proces, për mua, për Ministren deri në momentin kur u vendos që negociatat të hapen formalisht.

Ju e dini shumë mirë se jeni pjesë e kësaj pune që ne nuk kemi pritur hapjen e negociatave për të bërë shumë nga punët që të tjerë i kanë bërë pasi janë hapur negociatat dhe faktikisht kemi një pozicion të avantazhuar për shkak se e kemi bërë një pjesë të madhe të punës që përkon edhe me pjesën e fillimit zyrtar të negociatave, por natyra shumë teknike tani e procesit kërkon pikërisht një profil shumë teknik.

Më bëri përshtypje dikush që kur doli emri i kryenegociatores, thoshte: “E kërkova në Google dhe nuk e gjeta”. Kjo është pikërisht arsyeja pse ka një ndryshim themelor. Ka shumë njerëz në administratën tonë që nuk i gjen në Google, po pa të cilët administrata jonë nuk do funksiononte dot.

Janë pjesë e palcës së shtetit shqiptar. Njerëz që mund të jenë në zyra qysh prej fillim viteve ’90 edhe i kanë shërbyer shtetit me përulësi, me modestinë intelektuale të dikujt që është gjithmonë në hije, por sikur largëqoftë të mos kishin qenë ata njerëz dhe gjithçka të kishte mbetur në dorën e atyre që hyjnë e dalin shpeshherë si në mallin e babait, këtu ne do ishim në një situatë si ajo pas tërmetit. Fatmirësisht janë njerëzit si Kryenegociatorja që kanë bërë pjesën e  tyre të punës. Kjo është e gjitha.

Duke u nisur nga disa eksperienca positive të disa vendeve që kanë kaluar nga kjo rrugë, mendoj që është e udhës që ne t’i japim jetë një Këshilli Ndërministror për çështjet europiane, që do duhet të garantojë një vazhdimësi në diskutimin e brendshëm, lidhur me qoftë qëndrimet, qoftë dhe ecurinë e procesit të negociatave sepse, thashë, ky është një proces kaq intensiv, kaq sfidues dhe kërkon një thellësi kaq të madhe të ndërveprimit dhe koordinimit, saqë praktikisht nëse ne nuk bëjmë nje ekstra sforco që të gjithë do ta kemi të pamundur që të japim rezultatet e dëshiruara dhe ky këshill do të na ndihmojë. Do të jetë një Këshill që do të jetë në përgjithesi Këshilli juaj, në sensin që do të mblidhet në mënyrë periodike me kërkesë të Ministres së Shtetit sa herë që është e nevojshme që të behet një bilanc apo të adresohen problematika të caktuara, apo të nënvizohen dobësi të caktuara, të cilat kërkojnë një adresim të natyrës politike dhe po ashtu do të mblidhet në raste të caktuara me kërkese të Ministres për Europën dhe Punët e Jashtme apo me kërkesë timen për ndonjë çështje të veçantë të natyrës edhe politike që kërkon një konsultim edhe me ju, sipas sektorëve të caktuar, por si të thuash është një forum i brendshëm për të pasur sensin e ecurisë së gjërave, sepse është shumë e rëndësishme që të mos punoni vetëm si ishuj të izoluar nga njeri-tjetri. Natyrisht që nuk i takon dhe mbase as nuk i intereson në të përditshmen e punës së vet Adeas të di se cfarë bën Reida, ose Reida se çfarë bën Adea, por është shumë e nevojshme që secili prej jush ta ketë vizionin e së tërës dhe ta shohë hartën e shtrirjes së kësaj armate të vogël në territorin e legjislacionit europian dhe ecurinë apo problematikat në këtë shtrirje. Është shume e rëndësishme.

Dhe është shume e rëndësishme që të krijohet dhe sensi i skuadrës. Ne jemi një skuadër që ka një horizont përpara, ka një qëllim të madh të përbashkët dhe ka objektiva të  përveçëm, por të gjitha objektivat e përveçëm mblidhen bashkë në një qëllim të përbashkët dhe na çojnë në rezultate sipas asaj që ne jemi në gjendje të japim.

E kemi ne në dorë pjesën tonë, ne nuk kemi në dore pjesën tjetër, por pjesën tonë  e kemi ne në dorë dhe nga ne varet shumë sa shpejt ecim.

K.T./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • besi: 30/07/2022 14:04

    puna juaj ka qen serioze qe ne momentin e pare qe e keni ardhur ne pushtet dhe gjeja e mire eshte qe nuk keni pritur hapjen e negociatave por keni punuar qe ne fillim

    Përgjigju
  • tani: 30/07/2022 14:02

    e gjitha kjo eshte mundesuar fal kryeministrit tone qe ka bere nje pune te palodhur dhe serioze qe ne momentin e pare qe ka ardhur ne pushtet

    Përgjigju
  • mela: 30/07/2022 14:01

    puna juaj eshte ajo qe ka ber diferencen sepse tashme jemi ketu fal jush, u hapen negociatat me ne fund, tashme jemi nisur ne nje rrugetim te ri

    Përgjigju
  • Alesia: 30/07/2022 13:57

    ne kemi qen dhe jemi shume serioz ne punen qe bejme, gjithmone jemi perpjekur qe shqiperia te zhvillohet me shume, per me teperr rama eshte ai qe ka ber nje pune shume te mire qe shqiperia te arrrij deri ketu

    Përgjigju
  • skerdi: 30/07/2022 12:29

    Kemi nje kryeminister me te vertet puntor dhe qe mendon gjithmone per te miren e vendit,suksese ne punet tuaja

    Përgjigju
  • xakja: 30/07/2022 12:27

    Te gjithe vendet e tjera duhet ta marrin vesh se kush jemi ne dhe kete do e vertetoni me mire me punen tuaj z.rama

    Përgjigju
  • Mondi: 30/07/2022 11:54

    Mendoj se fale zhvillimit te madh qe kemi marre jemi bere nje vend i niohur dhe per shtetet e tjera e kemi trevuar qe jemi nje vend qe punojme

    Përgjigju
  • Jorgo: 30/07/2022 11:48

    Brukseli duhet ta marri vesh mire se kush eshte Shqiperia , eshte nje vend qe e meriton te jete pjese e bashkimit europian

    Përgjigju
  • Goni: 30/07/2022 11:37

    Kemi besim qe zoti rama do beje me te miren per ne

    Përgjigju
  • vanesa: 30/07/2022 11:37

    fal puneve tuaja te mira qe keni bere neve do te hyjme sa me pare ne Be,suksese

    Përgjigju
  • Joni: 30/07/2022 11:36

    Me punen tuaj shume shpejt do jemi pjese e be

    Përgjigju
  • qerime: 30/07/2022 11:30

    keni bere nje pune me te vertet te mire deri me sot jo vetem mandatin e 4 qe do merrni por dhe te tjerat me rradh sepse keni bere pune me vertet te mira

    Përgjigju
  • team: 30/07/2022 11:26

    krenare me ju z.rama pasi keni bere pune me te vertet te mira per vendin dhe i keni treguar te gjithve se kush jeni

    Përgjigju
  • kleo: 30/07/2022 11:24

    Me ju z.kryeminister neve do ja dalim dhe ti mbushim mendjen gjith botes dhe ti tregojme se kush jemi ne,keshtu vazhdoni

    Përgjigju
  • Eni: 30/07/2022 11:10

    Fale punes suaj te palodhur Edo e arritem dhe kete dite,tani shpresoj qe sa me pare te anetaresohemi n BE!

    Përgjigju
  • ina: 30/07/2022 11:10

    fale rames kemi arritur deri ketu sot

    Përgjigju
  • silva: 30/07/2022 11:10

    rama ka ber nje pune shume te mire ne vendin tone

    Përgjigju
  • Genta: 30/07/2022 11:09

    Bravooo zoti rama na keni nxjerre faqebardhe dhe me kete skuader shume shpejt do i bashkohemi be

    Përgjigju
  • Soni: 30/07/2022 11:08

    Si gjithmone nje fjalim i duhur nga ana juaj kryeminister Edi.

    Përgjigju
  • Ana: 30/07/2022 11:08

    Bravo ky eshte kryeministri qe duam i gatshem ne cdo kohe per te kryer detyren e tij

    Përgjigju
  • Miri: 30/07/2022 11:07

    Keni punuar shume per te arritur kete dite dhe keni kaluar shume pengesa zoti rama ju lumt per punen e bere

    Përgjigju
  • Tea: 30/07/2022 11:07

    Kam besim se rruga drejt be ka per te qene shume e shkurter sepse meritojme te hyjme ne te sa me shpejt

    Përgjigju
  • Aldo: 30/07/2022 11:07

    Kemi besim tek ju zoti rama se do ja dilni me se miri e do ti kryeni detyrat e dhena ne menyern me perfekte

    Përgjigju
  • Joni: 30/07/2022 11:04

    Ne kete faze qe jemi puna duhet te shtohet dhe kam besim se kete gje ju keni per ta bere. Shume suksese!

    Përgjigju
  • Edi: 30/07/2022 11:04

    Kemi besim qe do te hym ne be pasi z Rama ka punuar pafund per kete dite

    Përgjigju
  • Tea: 30/07/2022 11:03

    E meritojm nga ouna qe ka ber z Rama qe te futemi ne be

    Përgjigju
  • Tosi: 30/07/2022 11:02

    Me vjen Mir qe kemi arritur te hapin negocitat dhe me Pune do arrim te jemi antar te Bashkimit europian

    Përgjigju
  • Titi: 30/07/2022 11:00

    Me Pune arrihet cdo gje dhe ky njeri punon prandaj arrin te bej mrekullira

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'