TIRANE - Kryeministri Edi Rama e krahasoi me luftën që ju bë fesë në Shqipëri, sulmin që po i adresohet qeverisë për kontratat me privatin në disa shërbime në vend, siç është së fundi ajo e sistemit elektronik të TVSH-së.

Në një takim me shoqatat e investitorëve në Shqipëri për të cilët u shpreh se ka qenë e vështirë t'i bindte të merrnin hapin për të ardhur në vendin tonë, kreu i qeverisë theksoi edhe një herë se partneritetet me privatin janë lidhur në kushtet kur shteti nuk ka mundësi të përmirësohet në disa sektorë kryesorë. Me kalimin e kohës - tha shefi i mazhorancës - këtyre kontratave do t'i shihen efektet pozitive në jetën e qytetarëve. 

"Nivel i ri transparence me publikimin online të ecurisë së koncesioneve, kjo për mua është i paqartë, t’iu them të drejtën, sepse ju e dini që jemi në një vend ku koncesionet po luftohen si me djallin, apo ashtu siç u luftua me besimet fetare njëherë e një kohë, atëherë kur nuk u lejuan më kishat, xhamitë dhe u hodhën në erë me dinamit. Kështu që falë Zotit nuk jemi në atë lloj kohe. Më duhet të them që ne kemi besim që ajo që duhet bërë në këtë aspekt është që ne të vazhdojmë të fuqizojmë partneritetin me sektorin privat.

Si ndryshe kur nuk rrisim borxhe, s’i duhet të përmirësojmë? Veçse me Partneritet Publik Privat që do të dalin me kohën që janë gjëja e duhur në këtë aspekt. Partneriteti që ne po përgatisim për të përmirësuar TVSH apo sistemin e TVSH do të jetë shumë i mirë për të gjithë dhe do të përmirësojë çështjen e konkurrencës së drejtë dhe këtu kemi 42 % të konkurueshmërisë dhe 39% promovimi i investimeve. Më duhet të them se nuk ka qenë e lehtë që të bindim investuesit e huaj të merrnin rrezikun të vinin në Shqipëri"
, tha Rama.

Kryeministri Rama  ka folur për lehtësirat që qeveria e tij po i ofron biznesit. “Europianizimi i sistemit të TVSH-së dhe shkurtimi i saj me 50 për qind është një shifër e lartë dhe një arritje e madhe”, ka thënë Rama. 

Një tjetër arritje është sipas tij edhe rimbursimi i TVSH-së. “Isha sot në një kompleks për prodhimin e çelikut. Ata po ecnin me shpejtësi dhe ishte e qartë kanë rreth 10 vite që punojnë dhe thanë që 2 vitet e fundit kanë qënë më të suksesshmet rimbursimit të TVHSH. Nga një anë anullimi i TVSH për makineritë e importiti dhe rimbursimi drejtëpërdrejtë i TVSH. Nëse dikush do bënte krahasim me vendet e tjera Gjermani ose Itali kjo natyrisht duhet të opërmisohet , por nëse nuk harrojmë se para 2 vjetesh e gjysem rimburimi i TVSH ishte mundësia për të qënë pjesë e ferrit të Dantes
 

 Kryeministri ka qenë edhe liberalizimi dhe hapja e tregut të energjisë. “Ndërsa liberalizimi dhe hapja e tregut të energjisë, nuk kundërshtoj dhe theksoj se është kjo qeveri që ka hapur rrugën e liberalizimit të energjisë.Ne po ecim përpara me një urrëfyes. Do kemi liberalizim të plotë të tregut të energjisë. Ja kemi dalë mbanë të ndryshojmë shumë gjëra. Nëse do vinit një notë do ishte me e larta për konsumin e energjisë, dhe tek komuniteti i biznesit shumë gjëra kanë ndryshuar për mirë. S'ka më konkurencë të egër. S'ka më prapambetje  pqër këtë sektor në kurriz të biznesit. Plani ynë është të punojmë dhe synimi ynë është që në 2018 të kemi një barazim të plotë të tregut të energjisë në vend”,- ka thënë më tej Rama. 

Në fund të fjalës së tij kryeministri i siguroi investitorët e huaj se Shqipëria nuk do rrisë taksat dhe se nuk ka rritur borxhin.

“Do vazhdojë të fuqizojmë partneritetin me sektorin privat, nuk e kemi rritur borxhin dhe nuk do rrisim taksat”,- tha ai.

Marrëdhënien e një shteti me investitorët e huaj, Rama e cilësoi si një martesë me leverdi, e cila sipas tij është më jetëgjata. “Ju nuk duhet të shqetësoheni është një martesë me leverdi që funksionon më së miri, ju duhet të ndjeheni të siguruar. Ndonjëherë dashuria e zjarrtë i hedh në erë martesat, kur ka leverdi i bën martesat më jetëgjata. Kemi ndalur subvencionet e padrejta. Ne kemi pasur ecuri dhe progres, por duhet të vazhdojmë punën me ndalimin e subvencioneve të padrejta që dëmtojnë konkurencën. Inspektorët tanë të tatimeve më mallkojnë, jam i sigurt. Kjo pasi ata janë të detyruar të trajnohen herë pas herë për të vërtetuar që kanë njohuritë e duhura”,- vijoi Rama.

Ai ka shtuar se këtë vit do të nënshkruhen kontrata të rëndësishme sa i përket naftës, turizmit dhe fusha të tjera.

Fjala e Kryeministri Edi Rama, në Shoqatën e Investitorëve të Huaj në Shqipëri

Redaksia Online
(S.M/Shqiptarja.com)