TIRANE - Për kreun e Partisë Socialiste, vota është arma për të luftuar sot për të drejta dhe për t’u përpjekur për realizimin e ëndrrave. Në takimin që pati pasditen e sotme me ish-ushtarakët, Rama shprehu ambicien njerëzore të rilindjes së Shqipërisë, duke rilindur edhe shpresën dhe dinjitetin njerëzor për forcat e armatosura.

Profesionalizmi për Ramën duhet të jetë një aspekt thelbësor në shërbim të atdheut dhe jo në shërbim te partisë.

Theksin kryesor kryesocialisti e ka vënë në krijimin e policisë për mbrojtjen e pronës.

Ndërsa nuk ka kursyer akuzat, premtimi i Ramës pas 23 Qershorit ka qenë krijimi i shtetit të mirëfilltë me një polici që ta mbrojë atë si dhe një qeveri që do të respektojë dhe dëgjojë ish-ushtarakët.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)