Rama me koordinatorët e bashkëqeverisjes: Zgjedhjet nuk bëhen për ata që zgjidhen por për ata që zgjedhin

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me koordinatorët e platformës së bashkëqeverisjes. Ai njohu nga afër raste të cilët kanë marrë zgjidhje nga kjo platformë.

 Rama tha se qeveria do vazhdojë të përgjigjet për kërkesat e zgjedhësve duke nisur që nga paraqitja në garën e procesit zgjedhor.

"Unë kam shumë besim që në 30 qershor ne, ndër të tjera, do të krijojmë mundësinë për të hyrë në një fazë të re të trajtimit të ankesave për bashkitë, qoftë në aspektin sasior, qoftë në aspektin cilësor dhe duke i falënderuar të gjithë të pranishmit, të ftuar, që dolën këtu dhe sollën rastin e tyre, për fjalët e mira, dua t’ju them që në fakt nuk jam unë që duhet të më falenderoni, nuk jemi ne që duhet të na falënderoni, por jam unë që duhet t’ju falenderoj ju dhe të gjithë ata që me votën e tyre i dhanë mundësi vetes që përmes qeverisë të hynin në këtë proces bashkëqeverisjeje.

Kjo është bashkëqeverisje në kuptimin më të mirë të fjalës pasi nuk ka nevojë as për miq, as për shokë, as për kushëri, as për filtra të tjerë, por çdo qytetar njësoj si çdo deputet ka akses të drejtpërdrejtë tek çdo ministër për problemin e tyre dhe çka ne do të realizojmë është që aksi i drejtpërdrejte tek çdo kryetar dhe krytare bashkie pas 30 qershorit të jetë i të njëjtës cilësi. Ky është një moment shumë i rëndësishëm dhe është po aq e rëndësishme që të nënvizohet se zgjedhjet nuk bëhen për ata që zgjidhen, por bëhen për ata që zgjedhin dhe ata që zgjedhin në 30 qershor, ndër të tjera, do të zgjedhin edhe për të pasur akses të drejtpërdrejtë si qytetar tek çdo kryetar bashkie për të cilin kanë dhënë ose nuk kanë dhënë votën e tyre, por që me votën e qytetarëve do të jetë aty në detyrë për katër vitet e ardhshme.

Shumë faleminderit dhe një herë të gjithëve dhe sigurisht, mua më takon t’ju falënderoj të gjithë pjesëtarët e skuadrës fantastike të bashkëqeverisjes këtu në kryeministri dhe nëpër ministritë përkatëse që janë një ndër arsye e çdo jave për të qenë realisht kryelartë përpara gjithë qytetarëve të këtij vendi", u shpreh Rama.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur