Rama: Me koorporata gjyqtarësh të
korruptuar…s’ka shanc për drejtësinë

Rama: Me koorporata gjyqtarësh të<br />korruptuar…s’ka shanc për drejtësinë
TIRANE - Në tryezën e thirrur nga presidenti Bujar Nishani për reformën në drejtësi Kryeministri Edi Rama është zotuar se do të ndëshkohet korrupsioni në radhët e drejtësisë. Me tone të ashpra në një panel të përbërë nga zyrtarë të lartë të vendit, shefi i ekzekutivit risolli në vëmendje problematikat e deritanishme në sistemin e drejtësisë. 

“Në Shqipëri ka një koorporatë, e cila shet dhe blen drejtësinë, koorporata e prokurorve dhe e gjykatësve të korruptuar të këtij vendi. Fakti që ka prokurorë dhe gjykatës të ndershëm, të cilët luftojnë cdo ditë për të respektuar veten dhe profesionin e tyre është për të vënë duart në kokë se janë përjashtim që përforcon rregullat. Ndërkohë që e verteta e tmerrshme është që shqiptarët që s’kanë dot anjë akses ndërmjet celularit tek asnjë lloj gjykate dhe te asnjë lloj gjykatësi’ nuk kanë shanc të marrin të drejten e pronës së tyre pa dhënë lek, nuk kanë shanc të marrin drejtësi për djalin e tyre të vrarë apo vajzën e tyre të përdhunuar, por përkundrazi rivriten dhe ripordhunohen në dyert e gjykatave”, tha Rama.

Kjo nismë e Presidentit Bujar Nishani sipas kryeministrit flet për një vullnet të mirë politik pasi drejtësia nuk mund të konsiderohet si një mall që blihet, dhe për këtë arsye sipas tij, ndërhyrja duhet të jetë e shpejtë. 

edi rama

“Bashkimi Europian dyert nuk ka për të na i hapur kurrë nëse ne nuk do provojmë dy gjëra themelore se derjtësia nuk është mall që shitet dhe blihet dhe se pëpara ligjit jemi të gjithë të barabartë”, theksoi kreu i qeverisë.

Duke vijuar më tej fjalën e tij Rama u shpreh se Qeveria ka propozimet e saj për t’i adresuar problemet e sistemit në 360 gradë. Por reforma në drejtësi, shtoi ai, është një temë ku politika të krijojë kushtet ku të gjithë të shprehen dhe të dëshmojnë.
 
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec, arrestohen 3 dëshmitarët! Ishin detyrim paraqitje, Gjykata ndryshoi masën

Vrasja e Egli Progës në Pogradec, arrestohen 3 dëshmitarët! Ishin detyrim paraqitje, Gjykata ndryshoi masën