Rama me kryebashkiakun e PD:
Përmeti, potencial i jashtëzakonshëm

Rama me kryebashkiakun e PD:<br />Përmeti, potencial i jashtëzakonshëm
Gjatë turit në disa qytete në Jug, kryeministri Rama është ndalur edhe në Përmet duke inspektuar me kryebashkiakun e zgjedhur nga radhët e PD, Niko Shupuli projektin për rikualifikimin urban të qendrës, fasadave, ndriçimit dhe lulishtes së qytetit.
 
Projekti me vlerë rreth 103 milion lekë parashikon krijimin e zonave rekreative, përmirësimin e ndriçimit dhe rikonstruksionin e rrugëve për këmbësorët, rikonstruksionin e rrugëve automobilistike, të shtëpisë së kulturës dhe rikonstruksionin e fasadave.

Kryetari i Bashkisë Përmet, Niko Shupuli u shpreh se ky vit ka rritur interesimin e turistëve për Përmetin, të cilët kanë qenë të shumtë në numër, duke tejkaluar edhe kapacitetet pritëse: “Me të mbaruar fasadat filluan dhe njerëzit vetë, bizneset t’i rregullojnë të gjitha. Ka pasur rritje të turizmit dhe nga muaji maj deri në muajin tetor nuk gjetëm më vende bosh pasi prenotuan përpara.”
 
Me ndryshimet e bëra, Kryeministri Rama e vlerësoi potencialin turistik të Përmetit. "Potenciali turistik i Përmetit është i jashtëzakonshëm. Krijimi i një qendre graviteti me qytetin që të jetë i konturuar bukur, është si magnet që fillon rrit shumë fluksin.”
 
Ndërkohë që për qytetarët, ndryshimet janë të dukshme dhe ata shprehen të kënaqur. “Shumë bukur. Ku kemi qenë. I lumtë këtij.
 
T’i heqin këto partiaket, jo i  PD-së jo i PS-së, të punojnë për të mirën e Shqipërisë dhe të qytetit.
 
Jemi të kënaqur, shumë bukur.” tha një qytetare teksa takoi Kryeministrin, së cilës ai iu përgjigj: “Në investimet për Rilindjen Urbane i japim për Përmetin.
 
Pastaj me kë është ky, e di ky, ne nuk na duhet kjo.”

Projektet e Rilindjes Urbane janë shtrirë gjithashtu edhe në Bashkinë e re të Këlcyrës. Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë Këlcyrë, Klement Ndoni, ministrat Kumbaro dhe Çuçi, si dhe deputetë të zonës ishin në Këlcyrë për të parë nga afër projektet për rikualifikimin e përroit të lagjes Gur, si dhe sistemimin e shtratit të përroit, me vlerë totale 67 milionë lekë. 



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s’do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, “kalbja mediatike” e Tiranës infektoi Prishtinën

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, “kalbja mediatike” e Tiranës infektoi Prishtinën