Rama me kryeministrin e Luksemburgut s'komenton hetimet e SPAK për Ilir Metën: Jam me miq këtu

 

Kryeministri Edi Rama ka refuzuar të komentojë hetimet e SPAK për Ilir Metën. Gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin e Luksemburgut Xavier Pettel u pyet nga gazetarët për hetimet, por ai zgjodhi të mos përgjigjet duke theksuar se çwshtje të politikës së brendshme nuk i diskuton kur pret miqtw nga jashtw.

“Për pyetjen e dytë unë nuk flas kurrë në prezencë të miqve që na vijnë nga jashtë. Asnjëherë, ky është parimi im. Politika e brendshme nuk është një fushë që na takon ne si mikpritës të përfshijmë miqtë që jemi këtu për t’i nderuar. Nuk flitet në gjuhë të huaj për probleme të politikës së brendshme për kundërshtarë politik, apo për akuza dhe stërakuza politike.  Më vjen keq por për pyetjen e dytë nuk do t’u japë asnjë përgjigje”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Skandali me lobimin në SHBA, SPAK u kërkon bankave të dhëna për llogaritë bankare të LSI! Meta: Marrin urdhra nga Rama, hetim qesharak


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja