“Sot ne jemi një koalicion më i madh, bashkimi ynë me LSI ka ndryshuar vetëm një gjë, sot vota e fitores sonë është më e mbrojtur nga vjedhja. Saliu dhe partia e tij familjare janë më të vetmuar në humbjen e tyre”, -tha para të pranishmëve kryesocailisti Rama
Numri një i opozitës deklaroi se do deri më 23 Qershor, kur vendi do të shkojë në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, koalicioni i socialistëve do të zgjerohet edhe më.
“Koalicioni ynë do të jetë edhe më i madh deri ditën kur do të regjistrohet për betejën. Angazhimet tona të programit për një rilindje shqiptare, vlerat , parimet dhe zotimet e këtij programi nuk kanë lëvizur as edhe një presje”, tha Rama.
Argument tjetër i trajtuar nga lideri i opozitës gjatë prezantimit të programit/ Rama: Shqipëria e Berishës, 5 gra të vdekura në ditë, Rilindje!
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)