Rama me maturantët: Reforma
një gur themeli për arsimin e lartë
Kryeministri Edi Rama ka diskutuar reformën e re në Arsimin e Lartë me maturantët më të mirë të Tiranës në Parkun e Pallatit të Brigadave. Rama tha se kjo refomë ka një rëndësi të veçantë dhe lidhet me financimin me bursë nga Qeveria, të nxënësve të shkëlqyer.
TIRANE - Kryeministri Edi Rama ka diskutuar reformën e re në Arsimin e Lartë me maturantët më të mirë të Tiranës në Parkun e Pallatit të Brigadave. Rama tha se kjo refomë ka një rëndësi të veçantë dhe lidhet me financimin me bursë nga Qeveria, të nxënësve të shkëlqyer.
“Po vendosim një gur themeli shumë të rëndësishëm për ecurinë e mëtejshme të Arsimit të Lartë, veçanërisht për atë pikë të reformës që imponon Qeverinë që të financojë mbështetje me bursa, të gjithë studentëve të shkëlqyer. E, në mënyrë të merituar, të gjithë ata që do të vazhdojnë studimet në Shqipëri, në momentin që do të kalojë kjo reformë, do t’i gëzohen këtij privilegji të merituar, që e krijojnë, siç e keni krijuar deri më sot, me punën e tyre. Po ashtu, ne do të vazhdojmë të mbështesim edhe ata që do të shkojnë jashtë, brenda atij kuadri të përcaktuar për ato shkolla që parasheh norma, ndërkohë që do të bëjmë çmos që ta zgjerojmë normën, duke bërë të mundur që më shumë të përfshihen edhe në mbështetjen financiare për studimet jashtë,” – tha Rama.
Ndërsa, Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla theksoi se është e rëndësishme një aleancë e re mes shkollës dhe prindërve, që do të jetë, theksoi ajo, kyçi i suksesit.
Maturantët falënderuan Kryeministrin për këtë mbrëmje të veçantë për ta. Ata shprehën entuziazmin për të ardhmen dhe qartësi mbresëlënëse për atë ku duan dhe çfarë duan të arrijnë.
“Ju falënderojmë zoti Kryeministër, sepse nuk jemi vlerësuar kurrë kaq shumë. Kështu që jam e lumtur që jam këtu dhe bashkë me mua, të gjithë të rinjtë e Shqipërisë,” – u shpreh një maturante.
“Ata njerëz, që janë aq të çmendur sa të mendojnë se mund të ndryshojnë botën, janë të vetmit që mund ta bëjnë dhe ne rinia e Shqipërisë jemi ata që do t’i sjellim ndryshimin vendit tonë, sepse jemi më të mirët në atë që dimë të bëjmë më mirë,” – ishte premtimi i një tjetër maturanteje.
Mbrëmja, e cila kaloi mes entuziazmit të të rinjve, u mbyll me shkrepjen e fotove me ta, për të cilat Kryeministri Rama u shpreh se “në qoftë se do të më thoshit çfarë do të ishte “selfie” më i bukur që do të zgjidhje për Shqipërinë, ju them që do të ishte një nga fytyrat tuaja.”
Në këtë mbrëmje ishin të pranishëm edhe dy zëvendësministrat e Arsimit, Nora Malaj dhe Arbër Mazniku.
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.9%
-
Jo
62.2%
-
Deri diku
5.9%
Vota total: 2999
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç
29 Nëntor, 22:51
-
Zelensky flet për herë të parë për armëpushim: Ukraina në NATO, heq dorë nga territoret e pushtuara ruse
29 Nëntor, 22:48
-
Skandali me flamurin shqiptar, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Procedim disiplinor për policin, ka detyrim të respektojë simbolet e çdo bashkësie etnike
29 Nëntor, 22:32
-
Historike në Britani/ Parlamenti miraton me shumicë votash draftin për eutanazinë, ose vdekjen e asistuar!
29 Nëntor, 22:32
-
Shkrumbohet nga flakët magazina në Kurbin, Report Tv sjell pamjet! Shtëllunga të mëdha tymi në zonë
29 Nëntor, 22:21
-
Festa e 28 Nëntorit/ Paraburgim për shqiptarët që dogjën flamurin e Maqedonisë! BDI: Të dorëhiqet ministri i Brendshëm
29 Nëntor, 22:18
-
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania dislokon trupa
29 Nëntor, 22:18
-
Hidhet bojë me dron mbi Ambasadën ruse në Suedi
29 Nëntor, 22:05
-
'Revolucioni i Qershorit 1924!' 'Elektroshok' nga profesor Ardian Ndreca
29 Nëntor, 22:05
-
Lezhë/ Zjarr në fabrikën e këpucëve në Kurbin, shuhet pas më shumë se 2 orësh, digjet magazina e vajrave (VIDEO)
29 Nëntor, 22:04
-
Në Siri po rindizet lufta civile, rebelët futen në Aleppo për herë të parë pas 8 vitesh
29 Nëntor, 21:55
-
E bleu 6.2 milionë dollarë në një ankand, miliarderi Justin Sun ha bananen ‘Cattelan’ (VIDEO)
29 Nëntor, 21:46