Rama me mësuesit: 40% rritje pagash në mandatin e 3-të! I pakënaqur me punën e drejtorëve të shkollave

Në një takim me mësuesit që ofruan mësim online për nxënësit e studentët në këtë vit pandemie, kryeministri Edi Rama përmendi zotimin për të rritur pagat e arsimtarëve me 40%.

“Me punën e bërë keni dhënë një shembull qytetarie, përtej punës së përditshme, sepse kjo ka qenë një punë mbi punë, dhe nuk e keni bërë për ndonjë shpërblim të veçantë përveç atij profesional. Por ne nuk mund ta harrojmë detyrimin që të vazhdojmë të rrisim shpërblimin për punën tuaj. Dua t’ju them sot kur zgjedhjet kanë mbaruar që rritja e pagave me 40% është zotim që ne do i qëndrojmë deri në fund e do realizohet brenda mandatit që nis në muajin shtator. rritja e pagave me 40% është e konsiderueshme, dhe dëshmon se vëmendja jonë për të qenë pranë jush është në nivelin më të lartë”, tha Rama.

Kreu i qeverisë teksa vlerësoi punën e mësuesve të cilët tha se kanë rritur cilësinë e mësimdhënies, nuk kurseu kritikat për drejtorët, të cilët tha se në disa raste janë të emëruar nga politika.

“Jam krenar për mësuesit. Nuk jam krenar për drejtorët. Nëse mësuesit sot zgjidhen në bazë të meritës drejtorët jo, nëndrejtorët jo e jo. Këtu është përgjegjësi e ministres që paralelisht me procesin edukimit në vazhdim përmes shkollës, të bëjnë detyrën dhe të mos lejojnë që drejtorët dhe nën drejtorët të jenë nameklaturë e deputetëve dhe kryetarëve të bashkive”, tha Rama.

Rama foli edhe për edukimin profesional.

“Në programin tonë kemi një theks të rëndësishme tek inovacioni dhe do i kushtojmë një vëmendja të veçantë për të rritur kapacitetin e shkollës për ti asistuar fëmijët për të njohur botën e re të teknologjisë. Por ne jemi të varfër me çfarë u japim fëmijëve për artin dhe zejet. Ambicia është që komunitetet e shkollave fëmijëve tu jepet mundësia të konkurrojnë dhe të njohin punët e dorës nga bashkëmoshatarët”, tha Rama.

Në takim ministrja e arsimit Evis Kushi tha se vetëm gjatë pandemisë janë rreth 7 mijë video mësimore të regjistruara për nxënësit. Në mbyllje të aktivitetit u shpërndanë 20 certifikata mirënjohje për mësuesit e pranishëm.

VIDEO/Fjala e plotë e kryeministrit Edi Rama

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së presidentit

Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së presidentit