BRUKSEL - Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta u takuan sot gjatë pjesëmarrjes në punimet e PSE-së në Bruksel.
Kryesocialisti Rama në takimin e liderëve të Ballkanit u mbështet nga socialistët evropianë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ai tha se vendi e meriton marrjen e statusit për në BE. Por nga ana tjetër, kreu i PS, nuk la pa përmenduar edhe vigjilencën ndaj zgjedhjeve të 2013-ës, për tu siguruar se do të jenë të lira dhe të ndershme në të ardhmen.
Në lidhje me takimin e zhvilluar, selia rozë njoftoi edhe praninë në takimin e liderëve të Ballkanit edhe të komisonerit për Zgjerimin, Stefan Fyle.
Ndërkaq, kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta vlerësoi faktin që sipas tij, Shqipëria ka shënuar progres, si pasojë e të cilit meriton marrjen e statusit të vendit kandidat për në BE, këtë vjeshtë. Ai theksoi se vazhdimi i zgjerimit të BE-së forcon stabilitetin.
Pavarësisht pjesëmarrjes së dy liderve në të njëjtin aktivitet, nuk ka konfirmim zyrtar për ndonjë takim jashtë punimeve të PSE-së.
Burime nga PS, por edhe nga LSI, thanë sot për Shqiptarja.com, se ata do të takohen paraditen e sotme në ambientet e hotel “Le Meridien” në Bruksel, për të folur më gjatë mes tyre.
Kreu i PS dhe ai i LSI u vendosën që prej ditës së djeshme në hotelin e kryeqytetit të Belgjikës, ku kanë shkuar për të marrë pjesë në konferencën e Partive Socialiste Evropiane.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com