Rama me ministrin francez e gjerman
"Forcojmë bashkëpunimin ndaj krimit"

Rama me ministrin francez e gjerman<br />"Forcojmë bashkëpunimin ndaj krimit"
TIRANE - Kryeministri Edi Rama prit sot në një takim të përbashkët Ministrin e Brendshëm të Francës, Bernard Cazeneuve dhe Ministrin e Brendshëm të Gjermanisë, Thomas de Mazière.

Në takim u theksua rëndësia e forcimit të partneritetit midis vendeve në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve ilegale dhe korrupsionit, si fenomene që kalojnë përmasat e një vendi. Kryeministri Rama i njohu ministrat me projektin për reformimin e njësive ligjzbatuese dhe fuqizimit të procedurës së hetimit, përmes ngritjes së Byrosë Kombëtare të Hetimit, projekt i cili u vlerësua nga të dy ministrat.

Ministrat Cazeneuve dhe de Mazière, duke njohur përpjekjet e Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, nënvizuan se bashkëpunimi dhe një komunikim më i fortë mes vendeve është e rëndësishme në suksesin e kësaj lufte. Ata siguruan për mbështetjen e vendeve të tyre në përballja e këtyre sfidave që kërkojnë bashkimin e përpjekjeve, të ekspertizave dhe mundësive.

Në takim u vlerësua gjithashtu, suksesi i aksionit të Policisë së Shtetit në Lazarat, si dëshmi e vullnetit të fortë të qeverisë në luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Shpërthimet në Zubin Potok/ Kurti mbledh Këshillin e Sigurisë: U orkestrua  në Serbi dhe u planifikua aty! Pas tyre organizatat terroriste 'Mbrojtja Civile', 'Brigada Veriore' e Radoiçiç

Shpërthimet në Zubin Potok/ Kurti mbledh Këshillin e Sigurisë: U orkestrua në Serbi dhe u planifikua aty! Pas tyre organizatat terroriste 'Mbrojtja Civile', 'Brigada Veriore' e Radoiçiç