“Një italian dhe një shqiptar me dy kombësi që stërvit skuadrën tonë kombëtare të futbollit dhe nuk është diçka si e mirëqenë, vetëm një italiani mund ta bëjë një gjë të tillë, dhe vetëm një italiani mund t’ia japim kombësinë duke e ndjerë atë si të ishte shqiptar.
Ajo çka mund të bëhet në mënyrë thelbësore, mund ta bëjnë ata që punojnë në sektorin privat dhe që kanë aftësitë për të investuar në këtë vend. Unë jam i kënaqur t’ju them se është një gjendje ku ka përmirësime nga të gjitha pikëpamjet për të bërë biznes në Shqipëri. 18 muaj më parë kur filluam të qeverisim na u desh të ballafaqohemi me një mal borxhesh që qeveria kishte kundrejt ndërmarrjeve private. 720 milionë dollarë që janë tepër për ekonominë tonë dhe mundësitë tona. Qeveria nuk duhet ti trajtojë sipërmarrësit si të ishin vartësit e vet dhe të mos u paguaj kontratat që u detyrohet atyre. E kemi filluar këtë proces dhe jemi në një gjendje shumë më të mirë. Dhe objektivi është ai i shlyerjes së gjithçkaje gjatë këtij viti deri nga mesi i vitit të ardhshëm.
Ndodhemi në një situatë për të cilën mund të jemi optimist sepse nuk ka asnjë kufizim për përqindjen e kapitalit të huaj. 100 % e së drejtës së pronësisë, tatimet janë vetëm 15 % mbi fitimin, regjistrimi i një biznesi të ri bëhet vetëm brenda 24 orëve me 1 euro,” – tha Rama.
Shkëlqesia e tij, Ambasadori italian, Massimo Gaiani, promovuesi kryesor i samitit, tha se qëllimi i tij, është jo vetëm njohja e shqipërisë si treg potencial, apo subjekt investimesh, por dhe si urë natyrale e sipërmarrjes italiane për t'u zgjeruar më tej në rajon.
“Shqipëria për ne është një partner i natyrshëm. Në Tiranë ka prova të prekshme të këtij bashkëpunimi që me kalimin e viteve përfaqësojnë një provë ekselence të këtij bashkëpunimi,” – tha Gaiani.
Dua të nënvizoj se reagimi i sipërmarrjeve italiane kësaj here ka qenë veçanërisht pozitiv, si për numrin e pjesëmarrëve, ashtu si dhe për përhapjen gjeografike e kualitetin e tyre. është prova e radhës që vërteton interesin e sipërmarrjes italiane ndaj shoqërisë. Shqipëria është për nje një partner natyral. Dua të shtoj gjithashtu se gjithnjë bashkëpunimi mes shqipërisë e Italisë në sektorin e nndërtimit ka qenë i frytshëm.
Gjatë fjalës, Kryeministri nuk harroi as të përgëzonte të pranishmit italianë për fitore e skuadrës së Juventusit ndaj Realit të Madridit, duke siguruar kështu pjesëmarrjen në finalen e Champions League.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)