TIRANË- Bashkëbisedimin e radhës me komentuesit në rrjetet sociale kryeministri Edi Rama e fokusoi jo vetëm tek integrimi në BE, por edhe tek lista e kandidatëve të Sali Berishës. Kryeministri ironizoi Aleancën për Shqipërinë Madhështore, së cilës thotë se iku edhe Selami Jenisheri.
“Edhe Selami Jenisheri ishte distancuar nga Aleanca, se ata në fakt kanë luftë të fortë për pushtet me Kujtim Gjuzin. Kujtim Gjuzi po është kryeministri në hije i Aleancës, sepse e vetmja gjë madhështore që ka ajo aleancë, janë mustaqet e Kujtimit. Por situata në kënetë është turbulente, megjithatë pa problem, se i ha bufi ata dhe i kollofit. E keni parë listën e bufit si e ka bërë? listë për opozitë qëndrestare!”, tha Rama.
Më 11 maj, Rama thotë se bufi i kënetës e di që nuk ka asnjë shans të marrë fitore dhe për këtë arsye ironizon listat me kandidatë, duke thënë se ka përgatitur një opozitë qëndrestare.

"E keni pa listën e bufit, listë për opozitë qëndrestare. E di shumë mirë që s’ka asnjë shans, dhe ka bërë një listë për një opozitë qëndrestare. Që kur bëjnë kua kua kua as nuk shohin as nuk dëgjojnë”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama më 11 maj u kërkon votën shqiptarëve për të vazhduar me procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Vetëm nëse bëhemi të gjitha bashkë, mund të marrim në duar pasaportën e BE, tha kryeministri Edi Rama në bashkëbisedimin e radhës me ndjekësit në rubrikën ‘Sy m’Sy’.
“Marrja e pasaportës së BE është shumë më tepër se lëvizje e lirë. Që kur hyjmë në një kufi të BE. Pasaporta e BE na bën qytetarë të dorës së parë, sepse nuk ka më kufi për ne, nuk hyjmë më në radhë për të shkuar tek ai polici. Nuk na pyet më njeri sa do rrimë as kur futemi brenda. Mund të kërkojmë punë ku të duam”, tha Rama.
Rama thotë se në gati 12 vite qeverisje kanë bërë shtet dhe dëshmi e kësaj, sipas tij, është ecuria e negociatave me BE. Kreu i qeverisë thotë se vetëm PS është forca që mund ta çojë Shqipërinë në BE dhe jo bufi i kënetës.
"Ne po bëjmë shtet sepse pikërisht negociatat dhe hyrja në BE janë testi dhe provimi i shtetit. Ky shtet. Janë 27 shtete anëtare, ky shteti tjetër që do të bashkohet me ne i ka parametrat që të jetë pjesë e kësaj krushqie? Kur ata të fusin brenda dhe thonë je njësoj si ne, populli yt do të vijë te ne, populli ynë do të vijë te ty dhe të gjithë duhet të ndihen të mbrojtur, si thua ti? Janë lojëra këto. Çfarë janë këto muhabete? Jo që nuk jemi të paaftë, po përkundrazi o e fus unë dhe BE Shqipërinë në BE ose kjo punë mund të mos bëhet kushedi sa vjet të tjera. Kur ne morëm detyrën nuk na hidhte njeri sytë", tha kryeministri.
Komunikimi publik i kryeministrit Rama me opozitën është vetëm në këtë formë, përmes videove dhe rrjeteve sociale, ndërsa sfidën thotë se nuk e ka me asnjë prej kundërshtarëve politikë, të cilët i projekton sërish në opozitë.
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish koalicionin e Sali Berishës, duke thënë në komunikimin me ndjekësit se Kujtim Gjuzi është kryeministri në hije i alenacës. Rama tha se bufi i kënetës, referuar Sali Berishës, e di shumë mirë që më 11 maj nuk ka asnjë shans për fitore dhe për këtë arsye ka bërë listë për opozitë qëndrestare.
“Kujtim Gjuzi është kryeministri në hije i aleancës, se vetmja gjë madh që ka ajo aleancë janë mustaqet e Kujtimit. Situata në kënetë është turbulente. Pa problem se i ha bufi ata. E keni pa listën e bufit, listë për opozitë qëndrestare. E di shumë mirë që s’ka asnjë shans, dhe ka bërë një listë për një opozitë qëndrestare. Që kur bëjnë kua kua kua as nuk shohin as nuk dëgjojnë”, tha Rama.
Duke shkuar drejt fundit të komunikimit të tij me ndjekësit virtualë, një prej tyre i kujtoi kryeministrit Edi Rama qytetin e Kavajës, duke i thënë që të “mos e rrente mendja” se do fitonte aty.
“Të rrejë mendja ty dhe jo mua për Kavajën, ty të rren mendja, sepse Kavajën e rilindëm, ishte xhep falso, kishte vetëm pluhur dhe njerëz që shisnin fara, shihnin nga qielli pa ujë, pa drita e pa punë. Sot Kavaja është bërë qytet, se na la ne, e vërtetë që nuk ndryshon”, tha ai.
Dhe teksa vijoi diskursin për qytetin që njihet si bastion i të djathtës, kreu i qeverisë kujtoi Primaret e fundit të PD-së, duke i cilësuar edhe si pseudoprimare, pasi kandidatin fitues të tyre sipas tij, “e hëngri bufi i kënetës”.
“Por në Kavajë ka ndodhur diçka dhe se mileti i Kavajës duhet ta marri si një ofendim, jo se do më dëgjojnë mua, por shkuan ata atje votuan pseudoprimaret zgjodhën kandidatin më të votuar të primareve dhe tak-fak ia hëngri bufi i kënetës kandidatin, se doni atë bufin që shkonte njëherë në 4 vjet ngrinte dy gishtat, se të paktën Luli i kishte flokët pikë. Doni ta mbani, mbajeni...!”, tha kryeministri.
Gjatë komunikimit me ndjekësit në Facebook, kryeministri Edi Rama ka folur sërish për Lulzim Bashën, të cilin një ndjekës kërkoi ta fusë live.
“Live nuk e fus dot se është duke fjet, por do t’i jap një përgjigje se më ka kërkuar dje prapë. Po leje të flejë edhe içik. Është ora 09:08, se nga 12:00 zgjohet. Tani që është zgjuar, se ai feston Vitin e Ri, të nesërmen fle gjumë dhe zgjohet në pranverë. Pranvera për të nuk fillon më 14 mars, por me 22 qershor. Por është zgjuar këtë herë, më ka surprizuar”, tha Rama.
Disa prej ndjekësve i kujtuan kryeministrit Edi Rama me komentet dhe pyetjet e tyre se shqiptartë nuk kthehen në atdhe, vendosen shumë gjoba makinash, nuk ka toka dhe shtëpi pa letra si dhe çështje të tjera ekonomiko-ociale, për të cilat ai dha përgjigje.
“Ka plot shqiptarë që kthehen. Ka toka pa letra, por ka shumë toka me letra. Shtëpiat shumica me letra. 250 e kusur mijë legalizime, dmth cerekmilioni legalizime në të gjithë vendin, dmth janë me letra”, tha ai për legalizimet.
Kurse për çështjen e gjobave të makinave kujtoi se kush shkel rregullin do gjobitet, ashtu sikurse ndodh në vendet perëndimore.
“Gjobat në Shqipëri i merr kush shkel ligjin dhe rregullin. Makinën për hall e për punë e merr kush ka mundësi ta marri. Pa provo shkele rregullin në një vend të huaj dhe shikoje e merr apo jo gjobën dhe sa të shkon gjoba dhe sa të shkon llogaria e makinës. Se nuk ke një ministër apo kryeministër atje që t’i shkruash sikur po i flet dikujt çfarë të them unë. Atje s’ke drejtor dhe parti, atje ke vetëm hallet e tua, ndaj kam respekt ndaj atyre që shkruajnë nga jashtë. Atje e respektojnë ligjin. Kjo nuk do të thotë që të mos respektojnë ligjin”, vijoi kreu i qeverisë.
Kurse ngacmimit të një ndjekësi online për sistemin dhe aludimeve për para të vjedhura apo njerëz që vdesin për bukë, Rama iu përgjigj:
“Shko atje e gjeje sistemin atje dhe hajde ma trego sesi është. Meqë s’ka me parku, të parkosh ku do dhe të bllokosh trrugën. Shko provoje atje njëherë. Cilat para të vjedhura, nga e di ti? Paratë që të kanë futur ty në atë kokën tënde plotë me propagandë kënete, këneta, si mund të aludosh ti në hava. Për kë e ke fjalën. Kush nuk ka bukë për të ngrënë, për bukë në Shqipëri nuk vdes njeri, e kam thënë edhe njëherë tjetër. Mund të ketë nga ata që edhe kanë vështirësi, por për bukë nuk vuan njeri, nuk qëndron”.
Kryeministri Edi Rama, duke iu përgjigjur një komentuesi gjatë komunikimit ‘Sy m’sy”, nuk kurseu ironinë ndaj opozitës. Kreu i qeverisë tha se në Partinë Demokratike nuk ka demokraci, dhe kjo u reflektua qartë në procesin e Primareve, të cilat u ‘zhbënë’ nga vetë kryetari i partisë Sali Berisha.
“Unë them që kjo punë nuk është kështu dhe për më tepër në 11 maj nuk është çështjesh partish si asnjëherë tjetër. Nuk ishte çështje partish në ’92. Njerëzit votuan për PD atëherë, unë s’kam votuar atëherë. Populli e votoi masivisht me të drejtë se nuk kishte tjetër, sepse ishte një votë gjeopolitike. Për herë të parë që atëherë, më 11 Maj është votë gjeopolitike. A do të hysh në BE?", u shpreh Rama.
Kryesocialisti 'shigjetoi' edhe Adriatik Lapajn, duke iu referuar si 'kopje e bufit të kënetës' që sillet si parti e re.
"Apo për mustaqet e Kujtim Gjuzit do sakrifikosh veten tënde para pasqyrës. Që do të të vijë nesër zor kur të thuash se nuk votova për të hyrë në BE sepse e fus unë Shqipërinë në BE me PS. Jo bufi i kënetës, qua qua qua apo qilimat fluturues që dalin dhe ulërasin si me qenë kopje të vogla të bufit dhe thonë jemi parti të reja dhe shajnë. Nuk e fusin ata. Nuk kanë lidhje ata me këtë punë. Ka kënetë, jo PD. Për veten tënde votoje PS. Merre pasaportën dhe fute Shqipërinë në BE. Nuk ka demokraci, por buf kënete se e pe vetë me primaret.”, shtoi kryeministri.
Kryeministri Edi Rama iu përgjigj komentuesve online ditën e sotme në lidhje me problematika të ndryshme të adresuara, mes tyre edhe kritika për nivelin ekonomik, social dhe politik.
Kreu i mazhorancës tha se ajo që është bërë në tre mandate nuk është bërë për një shekull dhe as nga paraardhësi i tij.
“Çfarë ka bërë Shqipëria këto vite nuk i ka bërë për shumë e shumë vite, asnjëherë nuk ka ndodhur kjo, ka dyfishuar prodhimin bruto dhe të ardhurat të rriten. Nuk i luan topi. I luan Facebook dhe TikToku por topi nuk i luan”, tha ai.
Më tej iu kthye një komentuesi që i kujtonte se po bënin vetëm detyrën, duke i kujtuar se administrata tani kur protestohet para Kryeministrisë mbyllin dritaret dhe punojnë, kurse të tjerët që qëllojnë me plumba nga këto dritare.
“A kanë punuar qeveritarët ndër vite njëlloj apo ka dallime e ndryshime, kjo është pyetja. Këtu dallojmë, se paratë e popullit janë, që kur ka lindur ideja e një qeverie, për të gjithë dhe kudo. Pyetja është pse deri dje ata që bënin detyrën e lanë Shqipërinë ashtu siՎ e lanë. Pse e lanë që gjysma paguante drita dhe gjysma vidhte, paguante për tjetrën, pse nuk e bënë. Detyrën bëjnë edhe këta që vijnë këtu. Ca hapin dritaret dhe bëjnë punën, ca hapin dritaret dhe vrasin me plumba, lëshojnë plumba nga ajo dritare, ja pra kështu bëhet detyra e puna nga ca”, tha kryeministri.
Në komunikimin live me ndjekësit, kryeministri Rama u ndal edhe te shëndetësia teksa tha se gjatë qeverisjes së tij janë ndërtuar 53 spitale, 10 prej të cilave janë ndërtuar komplet nga e para. Kreu i qeverisë tha se autoambulancat ishin si ‘karroca’ ndërsa sot kanë të gjitha mjetet jetëshpëtuese.
“Po çmimet e barnave? Ne i ulëm 30 përqind, hoqëm TVSH dhe dyfishuam fondin e barnave të rimbursueshme. E dini se sa pensionistë përfitojnë barna të rimbursueshme. Janë 210 mijë pensionistë. Po pagat e mjekëve? 490 euro në vitin 2013, 1670 euro në vitin 2024. Po paga mesatare 1670 euro. 490 ishte. Po paga mesatare e fermerëve, ishte 280 euro sa gjysma e pagës minimale sot. 850 euro është bërë. Po urgjenca mjekësore? 100 autoambulanca si karroca e Abdylit. Rojet e natës nga ato telefonat me tel dhe e lëshonin poshtë dhe dilte gjithmonë bip, bip, bip. E zënë urgjenca nuk merrje dot në telefon. Sot 320 autoambulanca të reja të mirëpajisura me të gjitha mjetet jetë shpëtuese dhe 15 minuta nga marrja e njoftimit. Ndërkohë që ka edhe më shpejt”, u shpreh kryeministri Edi Rama.
Kryeministri Edi Rama tha se tani furnizimi me ujë në të gjithë vendin pothuajse është i realizuar me shifra të shumëfishuara në tre mandate, teksa theksoi se mandati i katërt do i japi fund kësaj problematike 120 vjeçare të vendit.
Kreu i qeverisë iu përgjigj pyetjeve të ndjekësve virtualë sot nga zyra e tij, duke theksuar se edhe rrugët e fshatit janë duke u shtruar, sikurse ndodhi në Divjakë, ku ka mbetur vetëm një rrugë rurale pa shtruar.
Por një ndjekësi që e ‘thumbonte’ për gjoja arritjet e qeverisë, Rama iu përgjigj:
“Çohu në pikë sabahut o Toni dhe futja kot, fare…! Nuk e di çfarë muhabetesh janë këto...!”
Teksa më tej iu përgjigj një tjetër komentuesi në lidhje me Divjakën dhe Karavastanë, duke dhënë lajmin se për lagunën tashmë ka edhe një projekt në zhvillim.
“Fjalët i degraduar shkonin dikur, tani nuk shkojnë më. Isha dje në Divjakë me kryetarin e bashkisë, me një fermer të jashtëzakonshëm dhe njeri i jashtëzakonshëm që i rri te koka punëve. Ne kemi vajtur në një rrugë që lidh Remasin me një fshat tjetër. Kryetari tha rruga e parafundit rurale e Divjakës, pra pothuajse të gjitha rrugët e fshatrave janë të lidhura, me standardet e një fshati, se thonë fshati, fshati, jo mos, është si puna e ujit, se s’ka ujë. Si s’ka ujë? Katër zona ishin kur morëm detyrën, 48 urbane dhe 98 rurale janë aktualisht. Sa mandate janë, 3 mandate 12 vjet, pse nuk u bënë në 120 vjet këto, ku ishin, pse s’u bënë. Dhe 11 kantiere janë aktualisht për ujin e pijshëm, plus edhe një bllok tjetër dhe brenda një mandati tjetër dhe mbyllet kjo punë. Se nuk kishte ujë 24 orë vetëm në ca pika. Në Vlorë kur shkoja te gjyshja nuk kishte ujë 24 orë dhe ujin shkonim e mbushnim te çezma e lagjes të gjithë, kuptove! Me Karavastanë kemi një projekt të jashtëzakonshëm”, tha kryeministri.
Kryeministri Edi Rama, në komunikimin live me ndjekësit në Facebook, tha se vetëm PS mund ta fusë Shqipërinë në Bashkimin Evropian, përndryshe do të duhen edhe shumë vite të tjera.
Kreu i qeverisë u shpreh se vendi ka bërë progres në negociata, ndryshe nga vendet e rajonit si Mali i Zi dhe Serbia, të cilat kanë 'ngecur' prej vitesh në këtë proces.
“Së pari më shumë sesa një fitore për mua personalisht që në fund të ditës, fitoret e mia po qe puna për t’i provuar vetes diçka i kam bërë dhe tejkaluar më shumë sesa një fitore për PS, partinë time që kam nderin të udhëheq, kjo është një fitore për të gjithë dhe për ty personalisht, hyrja në BE. Ti më thua mua që kohë e gjatë. E di kur i ka filluar negociatat Mali i Zi, në vitin 2012. Ne i kemi filluar vjet. E di kur i ka filluar Serbia, në 2014. E di ti se ku gjendet sot Serbia dhe ku gjendemi ne në procesin e negociatave. Ne jemi përpara. E di kur është bërë Maqedonia e Veriut kandidate për BE, në 2005. E di që Maqedonia e Veriut s’i ka hapur akoma negociatat. Çfarë flisni? Si e dini ju hyrjen në BE? E di se çfarë është të negociosh me BE? Të kesh institucione të besueshme, disa standarte bazë si BE dhe ne po e bëjmë këtë do apo nuk do ti. Ne po bëjmë shtet sepse pikërisht negociatat dhe hyrja në BE janë testi dhe provimi i shtetit. Ky shtet. Janë 27 shtete anëtare, ky shteti tjetër që do të bashkohet me ne i ka parametrat që të jetë pjesë e kësaj krushqie? Kur ata të fusin brenda dhe thonë je njësoj si ne, populli yt do të vijë te ne, populli ynë do të vijë te ty dhe të gjithë duhet të ndihen të mbrojtur, si thua ti? Janë lojëra këto. Çfarë janë këto muhabete? Jo që nuk jemi të paaftë, po përkundrazi o e fus unë dhe BE Shqipërinë në BE ose kjo punë mund të mos bëhet kushedi sa vjet të tjera. Kur ne morëm detyrën nuk na hidhte njeri sytë", tha kryeministri.
Komente

