Kryetari i PS, Edi Rama tha se dy prej shtyllave kryesore programit janë vendosja e taksës progresive dhe heqja e referencës.
“Do t’i heqim përfundimisht referencat sepse, aktualisht është mjet abuzimi politik. U vendosën kur nuk kishte ecur teknologjia, por tani janë kthyer në gangrenë”, tha Rama.
Sipas tij në themel të ripërtërjes dhe rimëkëmbjes ekonomike të vendit partneriteti me sipërmarrjen është një garanci.
“Do ndryshojmë taksën dhe do të lehtësojmë barrën fiskale të qytetarit të zakonshëm. Nuk ka rast më të mirë se ky për të theksuar se ne do ofrojmë një paketë çliruese për biznesin. Do kalojmë nga taksim regresiv i konsumit në taksim progresiv për të gjithë”, deklaroi kryesocialisti.
PUNËSIMI
Një tjetër shtyllë e programit të PS është punësimi.
“Dëshiroj tju them se ne duam ta garantojmë sipërmarrjen duke i lehtësuar një pjesë të madhe të stresit dhe të mundimeve në ecejaket e pafundme administrative, duam të krijojmë një strukturë të vetme të të ardhurave. Për ne zhvillimi modern rural, përkundër braktisjes së fshatit në një gjendje primitive, është pjesë themelore për të rimëkëmbur ekonominë dhe për të krijuar vende të reja pune”, tha Rama.
PRONAT
Rama tha se cështja e pronave ka mbetur peng i politikës për 20 vite. Edhe këtij problemi, sipas Ramës opozita do i japë zgjidhje përfundimtare.
“Ne kemi marrë angazhim solemn për ti dhënë zgjdhije pronës, është përgjegjësi 20 vjecare që mbetet mbi shpatullat e politkës si një pëgjegjësi gjithmonë e më e rëndë dhe pasoja të rënda. Ne besojmë se është e paanashkalueshme rruga e komunikimit me botën e sipërmarrjes dhe diskutimit të drejtpëdrejtë me të për këtë cështje", tha kryesocialisti.
KONKURENCA
Në përmbledhje të pikave kryesore të programit qeverisës, kryesocialisti Rama deklaroi se sfida e qeverisë së ardhshme, nën drejtimin e PS do të jetë lufta ndaj korrupsionit dhe hapja e rrugës së bllokuar nga demokratët për konkurencën e lirë.
“Unë dhe PS do të angazhohemi solemnisht për të garantuar konkurencën e lirë dhe të ndershme. Që sejcili të fitojë duke u bazuar tek merita e tij. Jemi të vendosur që këtë parim ta mbështesim me krijimin e një administrate publike, e cila bazohet në meritë e të ndahet nga nepotizimi dhe klientelizmi”, tha Rama.
PARTNERITETI
Rama theksoi se kjo tryezë ka si qëllim të dëgjojë cdokënd prezent sepse programi i PS, tha ai, nuk mund të krijohet pa mendimin e biznesit.
“Jemi këtu për të dëgjuar dhe shkuarjes së formësimit me një program deri në detaje, në një program që dëshiron bashkëautorësi me ju dhe jo për të krijuar me ju një mbështetje ekonomike, por për të krijuar një vullnet të përbashkët për politika të mirëmenduara dhe të guximshme që duhet të vendosen në themelin e punës sonë për rimëkëmbjen ekonomike”.
Drejtuesi i tryezës Arben Ahmetaj tha se tryeza të tilla do organizohe në disa rajone të vendit. Në fund do të hartohet një libër opinionesh.
“Idetë tuajat për taksat, tatimet apo kritikat për qeverisjen, do të jenë pjesë e propozimeve tona”, tha Ahmetaj.
SUGJERIMET
Rama duke komentuar në faqen e tij zyrtare në ‘TWitter’ tha se opozita mbajti shënim cdoshqetësëim të biznesit duke premtuar se do rikthehet me përgjigje serioze.
“E duam komunitetin e biznesit sot bashkautor te programit dhe neser bashkudhetar te pandare ne rrugen e rimekembjes ekonomike te vendit. Degjuam dhe mbajtem shenim cdo shqetesim,sugjerim,kritike e paqartesi mbi programin baze dhe do rikthehemi ne tryeze me pergjigje serioze. Duam nje taksim te ndershem dhe jo takse te sheshte qe rendon mbi te varferit e mbi shtresen e mesme.Biznesit i duhet nje konsumator i forte”, përfundoi kryesocialisti.
(aq/shqiptarja.)