Rama me operatorët turistikë:
Ulëm taksën në 6 për qind

Rama me operatorët turistikë:<br />Ulëm taksën në 6 për qind
Kryeministri Edi Rama është ndalur në një bashkëbisedim në jug të vendit me operatorët turistikë.
 
Gjatë fjalës së tij shefi i qeverisë tha se me uljen e taksës për turizmin në masën 6 për qind, e që e bën atë më të ulëtën në rajon do të sjellë formalizimin e këtij sektori.
 
Për kryeministrin zhvillimi i turizmit do të ndikojë në zhvillimin e ekonomisë e cila lidhet drejtpërdrejt edhe me drejtësinë e cila shumë shpejt do të japë efektet e saj.

"Është programi i Bankës Botërore që e ka nxitur shumë Mirela për nxitjen e turizmit dhe ne kemi pasur kredibilitet të fortë me këto që kemi bërë sepse kemi krijuar qartësisht reputacionin që dimë se çfarë bëjmë dhe kemi një strategji dhe dimë hapat që duhet të ndjekim. Me këtë plan do kemi shumë mundësi financiare që të vazhdojmë të lidhim pikat. Taksa e turizmit u bë 6 %, tani e kemi më të ultën në rajon, se ishte e rëndë. Shpresoj që do na ndihmojë për formalizmin që të mos jetë më fshehje klientësh që flenë nëpër hotele. Kemi mundësi t’i japim një shtysë të fortë ekonomisë dhe punësimit në vitet e ardhshme sepse do na ndihmojë shumë reforma në drejtësi që është 100 % e lidhur me ekonominë. Çlirimi nga tensioni që çlirojnë gjykatat do jetë një çlirim energjie shuam i madh”, tha Rama.


Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Eduard Zaloshnja: Votat e emigrantëve, shpresa e fundit e opozitës?

Eduard Zaloshnja: Votat e emigrantëve, shpresa e fundit e opozitës?