Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Durrësi, ku zhvilloi një bashkëbisedim me operatorë turistikë, se sfidë mbetet që Shqipëria të arijë të vizitohet nga 10 milionë turistë përgjatë 5 viteve të ardhshme. Kreu i qeverisë e vuri theksin te investimet në turizëm, ndërsa shtoi se nëse vijohet me këto ritme, vendi do arrijë të krahasohet me Malin e Zi për nga mundësitë dhe potencialet turistike që ofron.   

Kur në Shqipëri të jenë ngritur hotelet me 5 yjeve, me emra që i gjen në gjithë Mesdheun, atëherë turizmi flet vetë, njësoj sicc foli dhe flet sot e gjithë ditën për Malin e Zi. Mali i Zi ishte delja e zezë e mediave në vitet '90 trafiqe etj. Sot është një vend për të cilin flitet vetëm mirë e bukur, pavarësisht problemeve që na thonë ne, i ka edhe mali i zi, Italia e vende të tjera.

Por, askush nuk merret me këtë kur vjen puna te Mali i Zi, sepse ndoqi një politikë largpamëse, me shumë durim dhe sot ka dalë në një kategori tjetër. Por çfarë ka më shumë Mali i Zi sesa ne? Asgjë përveçse ka pasur në krye një burrë shumë të madh, me një vizion dhe vendosmëri unikale. Ne po hedhim hapat e parë në një fazë të re. Në Shqipëri çdo kush që do të bëjë sukses dhe është i gatshëm të paguajë në energji, durim dhe sakrifica e bën suksesin. Shqipëria mund të arrijë të bëhet vendi që të sjellë 10 milionë turistë në 5 vitet e ardhshme. 

Edi Rama, kryeministër

Ulje taksash për agroturizmin
Rama tha se prioritet do t’i jepet zhvillimit të agroturizmit duke ulur taksat njësoj si për hotelet me “5 yje”. 

Për agroturizmin do bëjmë të njëjtin trajtim si për hotelet me 5 yjeve, duke ulur TVSH në 6%, tatim fitim 5% dhe jo 15%, duke hequr taksën për lejen e ndërtimit dhe me radhë. Njerëzit mund të dalin nga varfëria dhe ne po hapim një rrugë për të kanalizuar paratë e shqiptarëve në ekonominë shqiptare.  

Të vazhdojmë me agroturizmin. Zona në krahum tim të djathtë është një zonë me një potencial të madh. E gjithë pjesa rurale e bashkisë së re të Durrësit ka mundësira fatanstike, që ne duam t’I shfrytëzojmë për tu dhënë një shans atyre që nuk e kanë shtëpinë buzë detit, s’kanë hotele buzë detit, port ë shfytëzojnë bukuritë e kësaj zone, që und ta kthejë në një traditë mikpritje të bazuar te suksesi dhe fitimi. Ne nuk do rreshtim së promovuari agroturizmin, t’u themi njerëzve që mundësia juaj nuk është vetëm të prodhoni dhe nixrrni në treg, por është edhe mundësia tjetër, që në bend që jut ë strapacoheni për të nxjerrë një trastë me domate në rrugë për ta shitur, ju të investoheni me mbështetjen tonë.

Edi Rama, kryeministër

Kreu i qeverisë foli edhe për investimet në Bashkinë e Durrësit, në funksion të turizmit. 

Falë bashkëpunimit me Bashkinë e Durrësit e cila në drejtimin e Vangjushit ka bërë shumë por ka bërë shumë më tepër kur ne erdhëm në qeveri dhe e kthyem turizimin nga një parrullë bosh në një investim strategjik për të ardhmen tonë. Jo vetëm që sot nuk derdhen më ujërat e zeza në det, por po bëhet investimi i shumëkërkuar për ujin, ujësjellësin.

Edi Rama, kryeministër