TIRANE - Partia "Personat me Aftësi të Kufizuar” çeli sot fushatën elektorale në "Hotel Tirana”. Rama, i cili ishte i pranishëm në çeljen e fushatës premtoi se personat me aftësi të kufizuar pas 23 qershorit do jenë pjesë e adminstratës nëse e majta vjen e në pushtet.
Kreu i PS-së nuk kurseu akuzat ndaj qeverisë sa i përket kudjesit ndaj kësaj shtrese.
Fushatën e hapi Majlinda Driza, e cila vinte nga Vlora dhe tregoi se kishte një vajzë 20 vjeç dhe nuk kishte asnjë ndihmë. "Kam një vajzë në karrocë, 20 vjeç. Jam e vetëdijshme që vajza është e sëmurë. S’marr 20 mijë lekëshin e dritave. Jemi njerëzit më të përbuzur. Bredh nëpër Vlorë me karrocë. Duhet ta zhdukim Saliun! Jemi me fat që jemi në koalicion me zotin Edi Ramën”- tha ajo.
PPAK është në koalicion me PS në zgjedhjet e 23 qershorit.
RAMA: SHQIPËRIA SI NJË INVALID NË KARROCË
Rama në fjalën e tij ka theksuar se, në sloganin e fushatës së PAAK, “asgjë rreth nesh, pa ne” është gjithë esenca e asaj për të cilën kjo kategori ka nevojë dhe asaj që do të garantojë qeveria.
Rama ka kujtuar se nuk e harron asnjëherë një takim me njerëz me aftësi të kufizuara, ku mori fjalën një zotëri me karrocë. "Me shumë kthjelltësi ai më tha pak a shumë kështu: Kur shohim se si gjithë Shqipëria është bërë si unë, është ulur në karrocë dhe nuk ecën dot vetë pa e shtyrë; kur shohim se si gjithë Shqipëria është bërë si unë, nuk arrin të paguajë dot dritat, ujin, ushqimet dhe ilaçet, atëherë nuk ka shumë për të kërkuar ne, por ama ka një gjë për të cilën sa të kem frymë do luftoj, që është dinjiteti im dhe nëse PS më kthen mbrapsht dinjitetin, që më mori ky pushtet, që ne të PAAK na trajton sikur mos ekzistonim, është gjëja më e madhe që mund të presim nga shoqëria".
Rama ka përmendur se ka pasur një ligj, që thoshte “asgjë për PPAK pa u konsultuar me ta, pa i dëgjuar ata, pa marrë mendimet e tyre përpara se të merret çdo vendim apo ligj rreth tyre". "Por e hoqën këtë ligj, e anuluan si shprehjen më kuptimplotë të verbërisë dhe shurdhërisë karshi jush, të mungesës së respektit për ju, deri në atë pikë sa që as formalisht nuk e lanë në fuqi nuk e lanë në fuqi ligjin, as formalisht nuk gjetën t’u dëgjojnë. Në ditët tona të para të rikthejmë ligjin, që asnjë ligj e vendim nuk do të merret pa ju, pa ju dëgjuar, pa u konsultuar dhe pa bashkëbiseduar me ju", premtoi Rama.
"Shqipëria sot i ngjan dramës së një invalidi ulur në karrocë, që lufton me mish e me shpirt për t’ia dalë, për të bërë metra përpara, për të mos mbetur pas. Por ndryshe nga një indalid që është shtirë në karrocë për shkak të fatkeqësisë, dhe jo për shkak të mungesës së vullnetit të tij për të vrapuar, të mendjes së kthjellët brenda vetes së tij, populli shqiptar është ulur në karrocë për shkak të mungesës së një qeverie që t’i japë mundësitë ecë i lirë dhe i barabartë".
Redaksia Online
(sg/mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Itali, hapet dega e PS shqiptare në Bari