Kryeministri Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në Korçë tha se PS është e vetmja zgjidhje dhe zgjedhje për shqiptarët, pasi vetëm kjo forcë politike ka si synim përmirësimin e Shqipërisë dhe bërjen e saj një vend të denjë për fëmijët. Ndërsa e konsideroi Bashën si një organizator dasmash që mbledh njerëzit në kohë COVID në rrugë me dy gishta në dorë, tha se PD në pushtet do të sjell regres jo vetëm në projekte por edhe me reformën në drejtësi, pasi siç Rama e cilësoi 'çelësat e drejtësisë së re do të bien në dorë të Saliut dhe Ilir, dy figurave më kundër kësaj reforme'.
Ndërsa e cilësoi opozitën si një përzierje partisë që " vjen era qepë dhe raki”, Rama tha se PD nuk mund t'u besohet më vota, pasi ata e kanë treguar se nuk mund të bëjnë dot punë.
Rama tha se në Korçë në 8 vite qyteti është kthyer në një pikë turiste, që nuk mendohej para se PS të merrte mandatin e parë dhe se programi i "Rilindjes urbane" mori hov pikërisht në këtë qytet. Me investimet në Korçë, Rama tha se shumë sipërmarrje të vogla janë ngritur duke nxitur ekonominë dhe punësimin në zonë.
Kyeministri foli edhe për vaksinimin masiv, ku tha se Shqipëria rendit në vendet me fashat më të larta të vaksinimit në Europë dhe se do të dalë shumë më shpejtë nga barra e tmerrshme e COVID-19.
Në lidhje me projektet e ardhshme, Edi Rama tha do të ndërtohet resorti i parë i skive në Nikolicë dhe se për këtë kanë filluar bisedimet me kompaninë nga Arabia Saudite “EMAAR”, që po ndërton edhe portin turistik të Durrësit.
VIDEO/Fjala e plotë e kryeministrit Edi Rama sot në Korçë
Kryeministri Edi Rama nga Korça tha se PS është e vetmja zgjidhje dhe zgjedhje për votuesit pasi do të çojë deri në fund edhe reformën në drejtësi, ndërsa po erdhi PD në pushtet çelësat e drejtësisë do të bien në dorë të Sali Berishës dhe Ilir Metas, që ashtu siç i cilësoi Edi Rama janë dy njerëzit që kanë luftuar më fort kundër kësaj reforme.
"Vota në drejtim tjetër përveçse në drejtim të PS është votë për ti kthyer të gjitha mbrapsht. E para gjë që do të goditet me votën e shqiptarëve është drejtësia. Sepse çelësat do ti jepen në dore 2 -personazheve që janë 2 figurat kyçe në luftën kundër reformimit të drejtësisë Saliut dhe Ilirit. Natyrisht këtu në skenë këta të dy janë jo kaq pararojë sepse kanë vënë përpara Lulin atje për të bërë këto dasma rrugës bashkë me Monikën që i mban litarin te fyti. Ne nuk jemi për t'u pirë në kupë, por jemi zgjidhja dhe zgjedhja e vetme, jo e keqja më e vogël, por zgjidhja dhe zgjedhja për t'i shkuar deri në fund përpjekjes për të bërë Shqipërinë vendin e të ardhmes tonë dhe fëmijët tanë ta kenë Shqipërinë zgjedhje të parë", tha Rama.
Nga Korça, kryeministri Edi Rama nuk la pa ‘thumbuar opozitën, ndërsa tha se lista e tyre e kandidatëve për deputetë është “një sallatë ruse që vjen era qepë dhe raki”.
Sipas Ramës, opozita nuk ka lidhje me urbanizimin dhe se “kudo ku gjejnë shesh bëjnë përshesh”.
Po ashtu Rama ironizioi edhe kandidatin e PD për deputet në Korçë, Ervin Salianjin, ndërsa kujtoi dosjen “Babale”.
"Fleta e votimit nuk është biletë për të shkuar në stadium, por autorizim për interesat e tua, një kontratë pune, se kur të ngjisësh gomarin për të marrë dru, do e shohësh sa ngarkesë mban, nuk merr një gomar blu që të hedh drutë në rrugë, mund të lyesh banjën që të duket vetja si në det kur bën dush, por për hir të ngjyrës të lesh drutë në rrugë? Më mirë se ne për Korçën këta nuk gjejnë dot, aq më tepër tani, se ishte njëri këtu, ai i kërnackave dhe ne të merremi me të. Ai ishte yll bote, tani kanë sjellë atë të Babales, ça do bëni do punësoni njerëz për përgjime, për manipulime videosh? Përmes punës ne mund ta transformojmë këtë vend. Nuk flemë gjumë dhe nuk merremi vetëm me sharje e shpifje dhe të bëjmë si vizionar në fushatë dhe pas kamerave flemë gjumë ku të na zëri këmba. Ata nuk e kanë marrëdhënien me të bukurën si hapësirë bashkëjetese, ata po panë një shesh, duan të bëjnë përshesh. Po panë një hapësirë, duan të ngrenë kioska. Nuk kanë lidhje me urbanizmin, me zhvillimin, kështu janë gatuar dhe nuk ndryshojnë. Çdo parti humb zgjedhjet, por nxjerr mësime. Ne nxjerrim mësime pa qenë nevoja të humbim. Ne kemi këtu një skuadër deputetësh që është reflektim i nevojës për të qenë më pranë pritshmërisë së njerëzve. Ajo e atyre është një sallatë ruse që vjen era qepë dhe raki", tha Rama.
Kryeministri Edi Rama ka kritikuar sërish mitingjet e Lulzim Bashës duke thënë se ai me një mendësi idiote që lidhet me karrigen për pushtet po mbledh njerëz duke u rrezikuar shëndetin e tyre. Rama tha se një lider që nuk llogarit pasojat nga pas të asaj që bën nuk i duhet as dreqit dhe se vota nuk mund t'u besohet më atyre që historia e ka treguar që nuk u besohet më dhe se të gjitha punët i bëjnë së prapthi.
"Pavarësisht se ka disa kokëbosh që nuk duhet ta fusin në radarin e tyre se kjo nuk ka lidhje se ne po mblidhemi pak dhe të tjerë po mblidhen shumë nuk ka lidhje me fushën elektorale, kjo ka lidhje me shëndetin e njerëzve dhe mbrojtjen e tyre. Vaksinimi masive duhet të shoqërohet me distancimin për të përballuar këtë luftë. Të vazhdosh vaksinimin dhe të mos distancohesh do të thotë të ngatërrohesh me këmbët e tua. Është e paimagjinueshme që me një mendësi idioteske që vjen nga papërgjegjshmëria dhe etja për pushtet që të mbledhësh njerëzit e tu më besnik dhe t'i ngjeshësh për të krijuar idenë se këtu ka një uragan që po vjen dhe të infektosh sa më shumë njerëz. Si mund të mbledhësh njerëzit dhe të kërcënosh shëndetin e njerëzve për të treguar se ne nuk pyesim për ligjin, për rregullin. Kjo është e tmerrshëm pasi kjo nuk ka si pasojë djegin e godinave apo përmes e vitit të ri, por ka si pasojë jetën e njerëzve. Apo se ankthi a frika që e ka zënë Ramën nga uragani. Ankthi im është kur shoh ato shfaqje dhe pasojat që sjell pas kjo gjë. Një lidership që nuk e di se çfarë lë pas me hapat që hedh nuk i duhet as dreqit, e jo më një vendi. Ne nuk e zgjedhim dot opozitën pasi ajo është një realitet i jetës demokratike, por kjo mbase ju vlen atyre që janë të lëkundur apo mbështetje të atyre partive që përbëjnë shportën e saj që përbën opozitën këtu. Nuk e di se si mund tu besohet vota këtyre njerëzve, ku sa herë iu është dhënë besimi aq herë e kanë thyer, sa herë i është dhënë një punë as herë e kanë bërë atë së prapthi", tha Rama.
Rama tha se fal nisjes së vaksinimit masive, Shqipëria rendit në vendet me fashat më të larta të vaksinimit në Europë dhe se do të dalë shumë më shpejtë nga barra e tmerrshme e COVID-19.
"Shqipëria sot është një nga vendet mu në këtë rajon që ka nisur vaksinimin masive dhe me ritmet që po ecim jemi vërtet në fashën e lartë të vaksinime të vendeve të kontinentit ku jetojmë. Është dashur jashtëzakonisht përpjekje dhe këmbëngulje për t'ia dalë që të kishim sasinë e nevojshme të vaksinave për të dalë më shpejt se shumë të tjerë në Europë nga ky tunel dhe për t'u lehtësuar ndjeshëm nga barra e tmerrshme e COVID", tha Rama.
I pranishëm në Korçë, në vijim të takimeve elektorale, kryeministri Edi Rama tha se vizioni i PS-së është ta shndërrojë Shqipërinë në kampione të turizmit në Ballkan.
Ai u shpreh se është i pa eksploruar turizmi malor në vend, ndërsa dha lajmin se kanë filluar bisedimet me kompaninë nga Arabia Saudite “EMAAR”, që po ndërton portin turistik të Durrësit, për ndërtimin e resortit të parë të skive në Nikolicë.
Po ashtu Rama i bëri thirrje emigrantëve korçarë që kanë një shtëpi në fshat, që të investojnë agro-turizëm, që sipas tij, është një industri që po sjellë mjaft të ardhura për familjet.
“Vizioni ynë është ta bëjmë Shqipërinë kampione të turizmit në Ballkan, të agroturizmit. Është tërësisht e mundur dhe një proces që ka hyrë në rrugën e realizimit dhe që do të kërkojë kohën e vet. Nëse ne flasim për projekte të mëdha në turizëm, se nëse flasim për Durrësin, për shndërrimin e portit në një port të madh turistik, porti i Vlorës, Porti i Sarandës që tani është një kantier, nëse flasim për dy portet e reja tregtare që do ndërtohen. Nëse flasim për aeroportin e Kukësit me çunat që do vijë nga Londra të zgjedhur me numër sharjes që më bënin mua kur i thoja për aeroportin e Kukësit, do vijojmë më pas me atë të Sarandës. Nëse flasim për parqet fotovoltaike, apo sektorin e energjisë. Të gjitha këto vijnë si rezultat i faktit se në këto dy mandate ne kemi ndërtuar një platformë të re që do të ngremë Shqipërinë në një nivel tjetër. Me kompaninë që ndërton portin turistik të Durrësi, kemi filluar diskutimin për ndërtimin e resortit të parë të skive në zonën e Nikolicë, projekt që do jetë hapja e një kapitulli tjetër për turizmin në Shqipëri që e kemi lidhur gjithmonë vetëm me verën, por kemi të pa eksploruar turizmin malor dhe Korça është zgjedhja e parë për këtë dhe hapja e një resorti skish do sjellë shumë më tepër punë e reputacion. Ka ende shumë hapësirë edhe për zhvillimi e bujqësisë dhe agro-turizmin. I bëj apel atyre që janë në emigracion nga kjo zonë që nëse kanë një shtëpi në zonën e fshatit, të investojnë në agroturizëm se do sjelli të ardhura më të larta se i punësuari i kujtdo në emigracion. Kemi sot pika agroturizmi në të gjithë Shqipërinë që tregon se kjo industri sjell të ardhur atë konsiderueshme për familjet”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në Korçë u shpreh se para 8 vitesh as nuk mendohej që Korça do të ktheje në një pikë turiste, pasi qyteti ishte lënë në harresë dhe se nuk mund të bëje dot as edhe një foto dhe të krenoheshe me të. Rama tha se pikërisht në këtë qytet mori hov dhe programi rilindja urbane që solli jo vetëm zhvillim por edhe hapje të sipërmarrjeve të vogla dhe puënsime.
"Kohë më parë nis një projekt që në këndvështrimin tim është projekti i parë që më pas mori emrin rilindje urbane dhe u kthye në një program që iu bashkëngjit qeverisë socialiste. Pasi shihni rrugicat që pak nga pak merrnin formën e tyre, që më parë ishin lënë në pikë të hallit, diskutonim si mund të nxirrnin këtë vend nga një errësirë dhe trishtim që e kishte mbuluar. Për hir të së vërtetës për të gjithë thesaret që kanë qytete e Shqipërisë në atë kohë ishte e pamundur të bëje foto që të mund të dërgoje apo të krenoheshe te të tjerët pasi qytetet e Shqipërisë ishin lënë në një situatë shumë kritike. Me rilindjen urbane ne hapëm një rrugë e cila vazhdon edhe këtu në Korçë rilindja urbane ka bërë një nga zhvillimet më domethënëse. Kjo është një program ekonomik, i cili bëhet bazë për zhvillime të mëtejshme. Fal rilindjes urbane këtu në Korçë janë hapur shumë sipërmarrje të vogla që zhvillohen dita ditës, sipërmarrje që kanë krijuar edhe punësime. Nëse sot flasim për Korçën si destinacion turistik na duket normale dhe natyrshëm, por vetëm para 8 vitesh turizmi ishte një fjalë dh dëshirë e pa mbështetur në realitetin e fakteve", tha Rama.