Rama: Me reformën tonë në energji ulëm çmimin në 9.5 lekë për të mbrojtur konsumatorin

Kryeministri Edi Rama thotë se me reformën në energjinë elektrike çmimi i saj është ulur në 9.5 lekë dhe që nga viti 2015 nuk ka lëvizur më, me qëllim për të mbrojtur konsumatorin.

"Pak ditë më parë iu drejtova një mesazh të drejtpërdrejtë për rritjen e çmimeve të energjisë elektrike. Sot jam këtu për t'iu thënë ca do të bëjmë ne për këtë krizë. Të rrisësh paga e pensione apo të ulesh kontribute përtej aftësisë me logjikën e sudes jo me ndërgjegjen e atdheut. o të thotë të vrasësh të nesërmen. Tabela e pagave në rajon flet ndryshe, ja pozicioni ynë 8 vjet më parë. Ja rritja e pagave në rajon përgjatë kësaj periudhe. Të tjerët thonë se ne i kemi braktis njerëzit në nevoje duke filluar nga pensionistet e kemi rritur energjinë elektrike nga vendet në Evropë. Ja çmimi i energjisë për konsumatorin. Çmimi ynë i energjisë nuk është çmimi real i energjisë që blemë, por i kontrolluar nga shteti për mbrojtjen konsumatorit. Qeveria ka vendosur një mburojë për mbrojtjen e shtresave në nevojë. Me reformën tonë u ul çmimi për të gjithë familjarët në 9.5 lekë, që në vitin 2015 dhe nuk është prekur më që atëherë.  Në vitin 2015 krijuam një mburojë për familjet në nevojë dhe prej atij viti ne financojmë diferencën mes 7.7 dhe 9.5, ata e marrin këtë shumë në fondin e pensionit ose ndihmës ekonomike. Në mburojën sociale, kemi shtuar edhe një shumë tjetër që iu bashkohet pensionistëve mbi fondin e pensionit të tyre", tha Rama.  

Rama ka dhe një përgjigje për ata që ankohen se çmimi i naftës është rritur përtej çdo imagjinate.

“E meqë ra fjala, dieseli dhe benzina po, janë më shtrenjtë këtu se në rajon, sepse sa herë duhet ta përsërisim akoma, në çmimin e naftës që ju bleni në benzinatë, është brenda edhe taksa e qarkullimit, të cilën në rajon e paguajnë veçmas, siç është brenda edhe një taksë karboni, sepse po, mjedisin nuk e ndotin as pensionistët, as invalidët, as ata me ndihmë ekonomike e as fëmijët, po automjetet dhe për t’u kthyer tek mbështetja për ta, si dreqin mund t’i mbështesë qeveria ata nga arka e shtetit, nëse kush ka më shumë nuk paguan më shumë, kush ndot më shumë nuk paguan më shumë, kush do edhe më shumë nga kjo shtëpi e përbashkët, pretendon të japë më pak për buxhetin e saj(!). Megjithatë, sot që flasim, meqë shumëkush ankohet se çmimi i naftës është rritur përtej çdo imagjinate, le të kthehemi përsëri tek faktet. Është sot më e shtrenjtë apo sidoqoftë më e lirë se ç’ishte deri në vitin 2013 dieseli e benzina? Kjo tabelë nuk tregon se qeveria dje ishte e keqe dhe kjo sot është e mirë, se kjo të them të drejtën dihet, po në këtë rast kjo tregon se tregu është treg, çmimet në treg janë çmime në treg, e kush ankohet është në të drejtën e vet, por nëse nuk harron faktet e djeshme, nuk ka se si i gjykon drejt faktet e sotme, tha Rama.

 


Lajmi kryesor:

Rama prezanton planin me 3 pika: S’ka rritje të çmimit të energjisë për familjet dhe biznesin e vogël! 200 mln euro fond për përballimin e krizës!


SI.E./B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë