Rama prezanton planin me 3 pika: S’ka rritje të çmimit të energjisë për familjet dhe biznesin e vogël! 200 mln euro fond për përballimin e krizës!

TIRANË- Përtej krizës globale, Shqipëria nuk do të përjetojë një rritje të çmimit të energjisë elektrike dhe nuk do të ketë ndërprerje të dritave. Kjo është një nga pikat më kryesore të planin të prezantuar ditën e sotme nga kreu i qeverisë Edi Rama, për të mbrojtur konsumatorin. Për përballimin e kësaj krize, që faza agresive pritet të jetë deri në verën e ardhshme, qeveria ka vënë në dispozicion një fond prej 200 mln euro, 100 prej të cilave do të shkojnë për OSHEE dhe 100 mln euro të tjera për zbatimin e 2 pikave të tjera të planit, pra mos rritjen e çmimit të energjisë elektrike dhe mbrojtjen e familjeve dhe biznesit të vogël nga rritja e çmimit.

Duke e refuzuar kategorikisht çdo pretendim e çdo ide, se kjo krizë e rëndë nuk ka lidhje me Shqipërinë, Rama në fjalimin e tij 30 minutësh, është ndalur që t’u kthejë një përgjigje të gjitha akuzave që kanë mbërritur në drejtim të tij nga opozita gjatë kohës kur ka paralajmëruar pasojat që mund të bien mbi vendin tonë. Së pari, numri një i qeverisë është shprehur se nuk mund të rriten pensionet dhe pagat minimale 300-500 euro, kjo sepse atëherë brenda 2 viteve vendi ynë do të falimentonte dhe do të njihte krizën më të madhe të urisë.

“Dikush mund të thotë e mirë, po këto s’janë asgjë, për sa kohë nuk rriten pensionet në mënyrë domethënëse. Disa madje thonë, bëje pensionin minimal 300 euro dhe pagën minimale 500 euro, pastaj mund të kesh fytyrë e të na dalësh përpara.  Unë ju them, nëse ne e rrisim pensionin minimal sot jo në 300 euro, po në 300 mijë lekë, në fund të vitit të ardhshëm ne duhet të mos bëjmë më investime dhe brenda 2 vjetësh, do të përjetonim falimentimin më tragjik të shtetit, ku jo vetëm s’do kishte më pensione, po për herë të parë në historinë e Shqipërisë, qysh nga koha e Skënderbeut, do të shikonim çfarë do të thotë në të vërtetë të mos ketë bukë për të ngrënë. Ndërsa nëse e rrisim edhe pagën minimale jo në 500 euro, po në 500 mijë lekë, na duhet vetëm një vit të hyjmë në krizën e parë të urisë në 500 vjet histori. E thënë ndryshe, që të jemi të qartë, pagat e pensionet në një vend, rriten njësoj si të ardhurat në një shtëpi dhe nuk ka prind në botë, që nuk do t’i japë më shumë fëmijës së tij, por po ashtu nuk ka prind të përgjegjshëm në botë, që i jep fëmijës sot edhe atë që duhet për nesër dhe nesër e le fëmijën të vdesë për bukë”, tha Rama.

Së dyti, ai është kujdesur që të theksojë se Shqipëria preket nga kriza globale, kjo sepse vendi ynë nuk mund të prodhojë vetë energjinë elektrike dhe as naftën. E për këtë ka dhënë edhe argumente për të gjithë ata që e kanë akuzuar se kjo është një krizë e keqmenaxhimit të burimeve.

“Shqipëria nuk e prodhon vetë të tërë energjinë që i duhet. Dhe ne e shesim lirë, kur tërë rajoni rrotull nesh, nuk ka asnjë nevojë alarmante për energji, që të mos e hedhim ujin e hidrocentraleve, ndërsa e blejmë shtrenjtë; sepse dalim në treg kur nevoja për energji bëhet alarmante për shkak të thatësirës.  Prandaj po e ndërtojmë Skavicën. Ne nuk e prodhojmë dot në vend naftën që konsumojmë për automjetet tona, pasi nafta jonë është naftë e rëndë”, tha Rama.

Sipas kryeministrit, me reformën e tij në energjinë elektrike çmimi është ulur në 9.5 lekë dhe që nga viti 2015 nuk ka lëvizur më, me qëllim për të mbrojtur konsumatorin.

“Me reformën tonë çmimi i energjisë për të gjithë familjarët, pa asnjë përjashtim, jo vetëm nuk është ngritur, po u ul në 9.5 lek qysh në vitin 2015 dhe nuk është prekur më që atëherë. Ky është një çmim, nën koston e prodhimit dhe është mbajtur i palëvizur, pikërisht për të mos lënduar asnjë familje”, tha ai.

Ky plan do të ketë një shtrirje kohore deri në fillim të verës së ardhshme, kur pritet të jetë edhe faza më agresive, e ndërsa Rama ka paralajmëruar edhe një konsultim kombëtar brenda këtij viti për këtë çështje, por jo vetëm, edhe mbi problematike të tjera madhore.

“Kjo do të thotë se plani ynë mbulon pikërisht këtë periudhë, ndërkohë që qeveria po përgatitet edhe për një konsultim kombëtar brenda këtij viti, me të gjithë ju, ku do t’ju kërkojmë të na jepni opinionin tuaj mbi këtë çështje, po jo vetëm mbi këtë çështje”, përfundoi kreu i qeverisë.

Një ditë më parë kryeministri Edi Rama shpalli emergjencën energjetike në vend, vendim i cili do të jetë në fuqi deri më 15 prill 2022. 

Plani i qeverisë për krizën energjetike
 1.Garantimin e furnizimit të pandërprerë me energji elektrike për të gjithë – vijon një numër masash të detajuara
 2.Mbrojtjen e familjeve dhe biznesi i vogël nga rritja e çmimit të energjisë elektrike – vijon një numër masash të detajuara
 3.Garantimin e fondit të nevojshëm likuid për ndërveprimin me tregun e energjisë elektrike – vijon detajimi i instrumentave të garancisë sovrane shtetërore, i cili do të jetë i ripërtëritshëm, në vlerën 100 mln euro për kompaninë e shpërndarjes së energjisë elektrike në fund të këtij viti dhe 100 mln euro në fillim të vitit tjetër, për të siguruar pikën një dhe dy.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:47
Rama prezanton planin me 3 pika: S’ka rritje të çmimit të energjisë për familjet

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se përtej krizës nuk do të ketë një rritje të çmimit të energjisë.

“Nuk ka rritje të energjisë për familjarët, gjithashtu nuk do të ketë kufizime. Faza agresive deri në verën e ardhshme, po përgatitemi dhe me një konsultim kombëtar brenda këtij viti ku do të kërkojmë mendimin tuaj për këtë çështje, se ne këtu  jemi për njëri tjetrin, edhe pse mund të kemi opinione të ndryshme, dallimi mes përplasjes së opinioneve të politikanëve, ta kthejmë në një avantazh, mirësi kombëtare duke e kthyer ballafaqimin në një burim për vendimmarrje. Janë 3 pika. E para garantimi i furnizimit të energjisë elektrike pa të gjithë, Mbrojtjen e familjes dhe biznesin e vogël nga rritja e energjisë ; garantimi i fondit likuid për ndëveprimin e tregun. 100 mln euro për kompaninë për shpërndarjen dhe 100 mln tjetër për të siguruar pikën 1 dhe pikën 2”, tha Rama.

Ora 16:38
Rama: Kur mora pushtetin, paga ime taksohej më pak se e konsumatorëve, sot është e kundërta! S'kemi braktisur shtresën në nevojë dhe pensionistët

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka bërë me dije se me ardhjen e tij në pushtet ka pasur gjithnjë një plan për mbrojtjen e konsumatorëve. Për këtë ai solli në vëmendje mënyrën e taksimit të pagës, ku tha se kur mori pushtetin paga e tij taksohej më pak se ajo e sanitares.

“Kemi rritur taksën për rrogën e deputetëve, paga ime taksohej më pak se paga e sanitarëve, ulëm taksa për biznesin e vogël dhe rritëm për biznesin e madh”, tha Rama.

Akuzave se ka braktisur shtresën në nevojë dhe pensionistët, Rama u përgjigjet me anë të shifrave. 

"Ne krijuam një mburojë, për ata që realisht ishin familje në nevojë dhe qysh prej vitit 2015, financojmë çdo vit nga buxheti i shtetit për ta, diferencën mes 7.7-ës e 9.5-ës; që do të thotë se ata e marrin prej 6 vjetësh nga qeveria këtë shumë, në fondin e tyre të pensionit apo ndihmës ekonomike. Ja edhe tabelat e financimit, nxjerrë nga libri i llogarive të thesarit të shtetit", tha Rama. 

Ora 16:32
Rama: Të rrisësh pagat përtej mundësive, logjikë e Sudes! Vendi do hynte në krizë urie brenda vitit

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nëse do të kishte një rritje të pagave apo pensioneve në 500 euro dhe 300 euro minimumi, atëherë vendi brenda 1-2 vitesh do falimentonte dhe atëherë do të kuptoheshe se çfarë do të ishte kriza e urisë e vërtetë.

“Të rrisësh pagat përtej mundësive, logjikë e Sudes! Dikush mund të thotë mirë, s’ka ndonjë gjë për aq kohë s nuk rriten pensionet, disa mund të thonë bëni pensionin minimal 300 euro dhe pagën 500 eruo dhe ne nëse e çojmë pensionin në 30 mijë lekë në fund të vitit të ardhshëm s’duhet të bënin intensive dhe brenda 2 vitesh do përjetonim faleimentin më të madh, dhe atëherë do e dinim se çdo të thoshte të vuaje për bukë, ndërsa nëse do rrisnin rrogën do vuanin krizën reale të urisë. Pensionet financohen nga sigurimet shoqërore, kontribut i viteve atyre që punojnë, që në 2014 të gjithë shqiptarët që fitojnëmë pak se 150 mijë lekë të reja paguajnë më pak dhe falë kësaj ulje ne kemi lënë për familjen të gjithë atyre që punojnë 1.2 mld dollarë në 8 vite që do ishin në arkën e shtetit”, tha Rama.

Akuzave të PD-së se vendi ynë i ka pagat më të ulëta në rajon, Rama thotë se ky është një opinion, e ndërsa faktet sjellin një realitet ndryshe.

“Dikush po thotë, se tetë vjet më parë paskemi pasur pagat më të larta në rajon dhe sot qenkemi të fundit, sepse nuk i kemi rritur më pagat në këto tetë vite. Por faktet nuk janë opinione dhe tabela e pagave në rajon flet ndryshe. Ja pozicioni ynë tetë vjet më parë: Të fundit dhe me një diferencë domethënëse. Ja edhe rritjet e pagave në rajon përgjatë kësaj periudhe, kur diferenca është ngushtuar ndjeshëm me të tjerët, por ku disa të tjerë natyrisht nuk kanë qëndruar në vend, duke na pritur ne që t’i kalojmë”, tha Rama.

 

Niveli i pagës mesatare 2012-2019

Rama dha dhe argumente se përse nuk mund të ketë një rritje pagash dhe pensionesh, siç kërkohet. E gjitha ka të bëjë me sigurimet shoqësore e ndërsa solli edhe një krahasim me vendet që kanë pensionet më të larta.

“Pensionet financohen nga sigurimet shoqërore, domethënë kontributet në vite të atyre që punojnë.Po pa hyrë në historinë e abuzimeve e të gropës së madhe historike të fondit të sigurimeve shoqërore, që po e mbyllim dalëngadalë vit pas viti, sepse shpejt e shpejt s’ka Zot që e mbyll,  le të shohim sa sigurime shoqërore paguajmë ne, në Shqipëri, krahasimisht me të tjerë, vendet e të cilëve i sjellim shpesh si shembuj, për pensionet më të larta. Me këtë nivel sigurimesh shoqërore e shëndetësore, ne sot nuk do të paguanim dot as gjysmën e pensioneve që paguajmë”, u shpreh kreu i qeverisë

Sigurimet Shoqërore 
Ora 16:30
Rama: Me reformën tonë në energji ulëm çmimin në 9.5 lekë për të mbrojtur konsumatorin

Kryeministri Edi Rama thotë se me reformën në energjinë elektrike çmimi i saj është ulur në 9.5 lekë dhe që nga viti 2015 nuk ka lëvizur më, me qëllim për të mbrojtur konsumatorin.

"Pak ditë më parë iu drejtova një mesazh të drejtpërdrejtë për rritjen e çmimeve të energjisë elektrike. Sot jam këtu për t'iu thënë ca do të bëjmë ne për këtë krizë. Të rrisësh paga e pensione apo të ulesh kontribute përtej aftësisë me logjikën e sudes jo me ndërgjegjen e atdheut. o të thotë të vrasësh të nesërmen. Tabela e pagave në rajon flet ndryshe, ja pozicioni ynë 8 vjet më parë. Ja rritja e pagave në rajon përgjatë kësaj periudhe. Të tjerët thonë se ne i kemi braktis njerëzit në nevoje duke filluar nga pensionistet e kemi rritur energjinë elektrike nga vendet në Evropë. Ja çmimi i energjisë për konsumatorin. Çmimi ynë i energjisë nuk është çmimi real i energjisë që blemë, por i kontrolluar nga shteti për mbrojtjen konsumatorit. Qeveria ka vendosur një mburojë për mbrojtjen e shtresave në nevojë. Me reformën tonë u ul çmimi për të gjithë familjarët në 9.5 lekë, që në vitin 2015 dhe nuk është prekur më që atëherë.  Në vitin 2015 krijuam një mburojë për familjet në nevojë dhe prej atij viti ne financojmë diferencën mes 7.7 dhe 9.5, ata e marrin këtë shumë në fondin e pensionit ose ndihmës ekonomike. Në mburojën sociale, kemi shtuar edhe një shumë tjetër që iu bashkohet pensionistëve mbi fondin e pensionit të tyre", tha Rama.  

Rama ka dhe një përgjigje për ata që ankohen se çmimi i naftës është rritur përtej çdo imagjinate.

“E meqë ra fjala, dieseli dhe benzina po, janë më shtrenjtë këtu se në rajon, sepse sa herë duhet ta përsërisim akoma, në çmimin e naftës që ju bleni në benzinatë, është brenda edhe taksa e qarkullimit, të cilën në rajon e paguajnë veçmas, siç është brenda edhe një taksë karboni, sepse po, mjedisin nuk e ndotin as pensionistët, as invalidët, as ata me ndihmë ekonomike e as fëmijët, po automjetet dhe për t’u kthyer tek mbështetja për ta, si dreqin mund t’i mbështesë qeveria ata nga arka e shtetit, nëse kush ka më shumë nuk paguan më shumë, kush ndot më shumë nuk paguan më shumë, kush do edhe më shumë nga kjo shtëpi e përbashkët, pretendon të japë më pak për buxhetin e saj(!). Megjithatë, sot që flasim, meqë shumëkush ankohet se çmimi i naftës është rritur përtej çdo imagjinate, le të kthehemi përsëri tek faktet. Është sot më e shtrenjtë apo sidoqoftë më e lirë se ç’ishte deri në vitin 2013 dieseli e benzina? Kjo tabelë nuk tregon se qeveria dje ishte e keqe dhe kjo sot është e mirë, se kjo të them të drejtën dihet, po në këtë rast kjo tregon se tregu është treg, çmimet në treg janë çmime në treg, e kush ankohet është në të drejtën e vet, por nëse nuk harron faktet e djeshme, nuk ka se si i gjykon drejt faktet e sotme, tha Rama.

 

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gege Kosova: 10/10/2021 08:18

    Kryeministri me Qeverine aktuale,meriton vemendje te vecante per menagjimin e fatekeqesise natyrore Termetit, nga Qeveria ia doli si asnjehere, e si askush tjeter me mire e me shpejt.Poashtu menagjoi edhe Pandemin Virusit Korona COVID 19,dhe tash me rastin e paraljmerimit te mungses energjetike qe paralajmeroi Planin me TRI Pika.vertet deshmoi se, zgjedhja e besimi nga sovrani,qe ky subjekt t'i sherbeje edhe keto 4 vite te ardhshme,nuk eshte i paqelluar.Kur dihet e njihet se, sovrani nuk mashtrohet dhe se, ai eshte mesuesi yne me i madh dhe me i sakte.

    Përgjigju
  • Iris: 09/10/2021 23:34

    Familjet duhet t'i diferencosh.Nuk mund t'i behet ulje dikujt qe shkon per pushime ne Dubai,ose jeton ne luks,njelloj si nje familjeje qe s'ka buke,ose i merr ushqimet me liste.

    Përgjigju
  • por: 09/10/2021 16:12

    ca te rrisesh me ti, i rrite te gjitha ushqimet duke filluar nga buka, se aq te varfer jemi sa akoma hajme nga 3 buke ne dite

    Përgjigju
  • Trnakop Kacija: 09/10/2021 14:41

    Hahaha Identike masat me ato te Alessandro Vucicit ne Serbi hahahaha. Ja pafshit hajrin ju qe e Votoni kete Hut - tash bleni Laksativa e futuni ne Qenef ku e keni vendin edhe rrini rrini rrini gjate gjate se aty e keni vendin ne Qenef / Hale.) Tash ju mbetet ti ktheheni puneve qe i dini me se miri - Shitjes se Femrave Shqiptare, te motrave e grave tuaja zakonisht, kultivim-prod him-trafikim Drogerash, trafikim armeve etj etj. Hyxhym Vellazen Perpara.

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 09/10/2021 11:30

    Emergjenca energjitike u parapri nga emergjenca korruptive dhe kriminale e KLANSEKTIT PS,PD,LSI

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë