Rama: Me Serbinë na bashkon
BE e ekonomia, na ndan Kosova

Rama: Me Serbinë na bashkon<br />BE e ekonomia, na ndan Kosova
Kryeministri Rama i ka kushtuar video-mesazhin në komunikimin javor në faqen e tij në Facebook vizitës dy ditore që zhvilloi në Serbi.
 
Kreu i qeverisë deklaron se me Serbinë na ndan çështja e Kosovës, por na bashkon integrimi në Bashkimin Europian dhe fuqizimi ekonomik, prandaj e shkuara nuk duhet të jetë hije e së ardhmes.
 
Rama ka folur për një politikë të re ndaj Serbisë, ndërsa sipas tij shqiptarët dhe serbët përballen me vështirësi të mëdha të trashëguara në cilësinë e institucioneve, administratën dhe investimet e huaja, të cilat duhet t'i zgjidhin përmes bashkëpunimit.
 
Përsa i përket kritikave për politikën e re ndaj Serbisë, Rama thotë se iu rrezikon punën dhe karrierën atyre që patriotizmin e kanë profesion dhe mënyrë jetese.
 
Në fund kryeministri e mbyll mesazhin e tij duke thënë se shqiptarët dhe serbët nuk duhet t'i kthejnë krahët njëri tjetrit, por të bashkëpunojnë, pasi nuk mund të sillemi si të vegjël duke harruar detyrimet karshi botës dhe fëmijëve.

Kryeministri Rama zhvilloi një vizitë dy ditore në Serbi ku diskutoi për bashkëpunimin mes dy vendeve, rritjen e bashkëpunimit, ndërsa u krijua edhe Dhomën e përbashkët të Tregtisë. 

Fjala e plotë e Edi Ramës
"Vizitova Beogradin për të çuar përpara një marrëdhënie strategjike në kuadër të procesit të Berlinit.
 
Edhe pse na ndanë qëndrimi për Kosovën, na bashkon rruga e integrimit në BE dhe fuqizimi i ekonomisë.
 
Politikë të re ndaj Serbisë, politikë dialogu. Qëndrime të kundërta për Kosovën me Serbinë.
 
Sa më shumë Shqipëria i flet Serbisë për Kosovën, aq më shumë mitet dhe ideologjitë bien në vështirësi për t'i ushqyer qytetarët atij vendi me armiqësi ndaj vendit.
 
Shqiptarët dhe serbët përballen me vështirësi të mëdha të trashëguara në cilësinë e institucioneve, administratën dhe investimet e huaja.
 
Tregjet e rajonit janë të vogla dhe zgjidhja është ose të rrimë të ndarë me serbët, ose të kthehemi me fytyrë nga njëri tjetri duke u nisur nga interesi për të fuqizuar ekonominë dhe t'i përballim vështirësi së bashku.
 
Rruga e re iu rrezikon punën dhe karrierën atyre që patriotizmin e kanë profesion dhe mënyrë jetese, por është e vetmja rrugë që siguron paqen dhe integrimin.
 
Ne e kemi fituar luftën me Serbinë, dhe sillemi sikur lufta të mos kishte nisur ende.
 
Kemi ndër ne sot, që nuk e kuptojnë që dialogu me Serbinë është e vetmja rrugë për të mbrojtur interesa ekonomike.
 
Zhvillimi ekonomik nuk mund të sakrifikohen në një luftë imagjinare ballkanike, brenda mureve të shtëpisë dhe përdoret si armë kundër njëri tjetrit.
 
Kemi humbur aq shumë shekuj duke luajtur luftash. Nuk mund të sillemi si të vegjël duke harruar detyrimet karshi botës dhe fëmijëve.
 
Ne kemi dy shtete shqiptare, por një popull të vetëm që kërkon të ardhmen dhe plagët e së shkuarës dhe nuk e ndërtojmë dot të ardhmen pa kapërcyer kufijtë me serbët.
 
E ardhmja është në duart tona, mos ia lidhim vetes këmbët me litarët e së shkuarës
".

 
 
dy.b/shqiptarja.com


 

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Morali fake i gazetarëve inkuizitorë që janë opozitarë në Tiranë dhe qeveritarë në Prishtinë

Morali fake i gazetarëve inkuizitorë që janë opozitarë në Tiranë dhe qeveritarë në Prishtinë